Dënohet me burgim të përjetshëm i riu shqiptar që vrau prindërit: Donte që t’u merrte pasurinë

24 Mars 2021, 09:23Rajoni TEMA

Gjykata e Stockholmit në Suedi ka dënuar me burgim të përjetshëm Adriatik Hadrin, që vrau prindërit në Ortakoll të Prizrenit në janarin e 2020-ës.

Duket se i dënuari, vrasjen e prindërve me plumba në kokë, e kishte planifikuar që herët, sepse mendonte se pas kësaj do të bëhej pronar i pasurisë së familjes, njofton Klan Kosova.

37-vjeçarit, planin për këtë vrasje të dyfishtë, hetuesit suedezë, ia gjetën në pajisjet e tij teknologjike.

I dënuari me burgim të përjetshëm, sipas vendimit të gjykatës, gjithashtu duhet të paguajë dëmshpërblime për vëllain dhe motrën e tij, të cilët i la pa prindër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje