"Lufta" me Covid, Macron kërkon mobilizimin e studentëve dhe mjekëve në pension për vaksinimin

24 Mars 2021, 11:04Bota TEMA

Presidenti francez Emmanuel Macron dëshiron të shpejtojë përpjekjet e vaksinimit të vendit duke mobilizuar studentë dhe personel mjekësor në pension për të ndihmuar në procesin e vaksinimit.

”Pas marrjes së autorizimit të duhur, ata duhet të jenë në gjendje të mobilizohen, njësoj si zjarrfikësit”, tha Macron të martën gjatë një vizite në një farmaci në Francën Veri-lindore.

”Vaksinimi është një përparësi kombëtare”, tha ai.

Gati 6,4 milionë persona kanë marrë vaksinën e koronavirusit në Francë që nga e hëna në mbrëmje.

Në vendin me gati 67 milionë banorë, rreth 4,3 milionë raste koronavirus janë konfirmuar si edhe 92 000 vdekje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje