Në kërkim të spiunit

24 Mars 2021, 09:03Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Luftën fizike këta duan ta nisin që tani për 25 prill, por spiunazhin politik e kanë nisur prej kohësh; ose e kanë nisur në një kohë që nuk mbahet mend.

Spiunazhi nuk mbaron kurrë edhe sikur luftërat të mbarojnë. Për fund- prill, kur ka votime, këta së bashku kanë bërë gati armët dhe militarët; ndërsa spiunët i kanë ‘secili për vete’.

Presidenti i Republikës, Meta, që ka marrë përsipër rolin e Zhukovit në luftën mbi Stalingrad, po ndjek hap pas hapi Berishën, liderin e ushtrisë së PD, ose Stalinin e gjeneralit Zhukov. Edhe një foto ‘si i përhumbur’ e Berishës ku pret të kalojë rrugën për te vila në Lalës, tani po mburren njerëzit e Metës se e kanë nxjerrë ata. Në Lalëz nuk ka male, dhe, dronët janë të dukshëm, pa ndryshe do të ishin mbushur mediat me fotografi nga kuzhinat e vilave…

Por kjo është pika e fundit. Ilir Meta, president, ka kopjuar ekzaktësisht idenë e Berishës për ta lidhur Lalëzin me botën e informacionit sekret. Ndërsa qeveria e vitit 2007 nisi projektin për lidhjen kabllore të Lalëzit me Italinë, Meta ka punuar për të njëjtin projekt, por më minor: Ai e ka shpallur Lalëzin ‘kryeqytet të spiunazhit’ dhe e ka rrethuar me vrojtues.

A nuk e keni menduar, bie fjala, pse në Durrës dhe pikërisht në zonën e Ishëm- Shën Pjetër ka tërhequr shefin e spiunazhit të Republikës, Bahri Shaqiri? Bahriun e kishte marrë këshilltar në presidencë, por papritur e veshi me kostumin e kandidatit për deputet në Durrës, me qëllim që ta kishte aty rrotull.

Në shumë raste i është sulur CIA-s dhe amerikanëve se ‘do t’i kapë për veshësh’, edhe pse dyshon se në Lalëz ata përplasen me spiunët e Metës. Çfarë fshehin dhe çfarë zbulojnë krerët e shtetit me spiunët përkatës? Edhe këtu ka dy qasje mes dy liderëve të pasionuar pas spiunazhit:

Ndërsa zoti Berisha i tërhoqi pranë, i bëri deputetë e ministra spiunët e Sigurimit të Shtetit, Meta bëri si ‘vogëlush’, sikur nuk merrte vesh nga punët e Spiunazhit. Në njollosjen e kundërshtarit politik si ‘spiun’, ose ‘agjent’, Meta ka kopjuar shumë nga Berisha.

Po çfarë fshehin?

Berisha bëri- ç’bëri atëherë dhe dëshmitarët e pisllëkut të tij nuk jetojnë më, ndërsa Meta i mori në gji ‘dëshmitarët’. Këtu është ndryshimi dhe thelbi: Që në fillesa, Ilir Meta e ndjente se kishte shumë për të fshehur.

Atëherë, kë thërriti?

Shefat në krye të spiunazhit i bëri karroca për vete…

Bahri Shaqiri, ish kryetar i SHISH, emëruar në atë post me këmbënguljen e Metës, është sot njeriu që kontrollon por edhe kontrollohet nga Meta; sot është kandidat i tij për deputet. Janë ‘larë’ edhe letrat e tij si ‘trafikant njerëzish’ duke përdorur agjencinë e tij turistike për të cilën u fol shumë; është larë edhe pazotësia e tij për të marrë një diplomë në shkollë të mesme.

Por sot Meta e ka aty… Vishe Ajazi, i cili erdhi në post në kohën e Berishës, u vu menjëherë nën kontrollin e Metës: Sot e nesër në zyrat e Kuvendit! Derisa me këshillimin amerikan ai u transferua në Bruksel.

Ndoshta jo kot Meta kërcënon sot se ‘do të ngre më këmbë Brukselin’… Kujtim Hyseni jetoi shkurt në krye të SHISH, por si një diplomat ‘i lirë’ e thoshte shpesh hapur se Meta e kërkonte përditë ‘për kafe’në zyrë; edhe pse ishte njeriu i Berishës në qeverinë e Nanos….

Ndërsa ‘njeriu më i besuar’ i Metës u bë Fatos Klosi, kryetar i SHIK. Çfarë mund ta lidhte një shtangist me një profesor fizike!? Megjithatë Meta guxoi duke u shtirë si ‘trim mallakastriot’ dhe i dha Fatosit honorin e themeluesit dhe të anëtarit të Byrosë së LSI…

Prapë pyetja: Po çfarë duan këta burra shteti në kërkim të spiunit? Përgjigja është  e shkurtër: Kërkojnë dosjet e tyre! Nëse dosjet e tyre nuk mund të zhduken sot, atëherë këta kërkojnë një gjë më të thjeshtë: Të dinë çfarë kërkon CIA për ta!.

Këta pikërisht këtë duan të kontrollojnë:

“Ke takuar dikë nga Amerika?… Çfarë të kërkoi për mua? E ti çfarë i ke dhënë?”.

Mendojnë se mund të ndërtojnë kështjellën e mbrojtjes nën hijen spiunëve. Ose mendojnë se në luftën e 25 prillit do të shkojnë me armë që nuk ua njohin…”.  Ç’mizerabiltet në krye të shtetit!

15 komente në “Në kërkim të spiunit”

  1. T'oma says:

    Frrok!
    Ca thone kam fè ca thonë kam din;
    Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin”
    Do thonë: “Jam grek”, “shkje”-disa tjerë,
    Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë!
    Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
    Për me ju damun me ju vorfnue!
    ………………………………………………….
    E mos shikoni kisha e xhamia:
    Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
    Lexoje Pashkon cdohere para se te shkruash se je morr b… para tij. Nuk te ka kush faj qe e ke pi duhanin me Llulle.

  2. Musa Xh. babai i Mucit , qe spiunonte babane e Hajro Cinit says:

    Spiune dhe bashkepunetore ( sigurimit ) te te gjitha koheve bashkohuni !
    Meta beson se i ka peng politikanet e Shqiperise. Ai enderon te jete si Andreoti qe morri peng historine e pasluftes se dyte boterore. Deri ne nje fare mase ka te drejte sepse ai beson se goditja e Sajmir Tahirit eshte veper e duarve te tij. Mirepo “tutoret e tij” i moren “dhuratat” e tani nuk kane mundesi ta mbrojne ndaj fati i tij eshte i percaktuar. Burg per plehren , por jo vetem per ate.
    Uroj me gjithe shpirt qe te dale dikush nga prokuroret qe t’i ngreje akuze per vjedhje dhe plackitje te Shqiperise

  3. Bashkim says:

    KE HARRUAR QE EDHE KETE BENDON E KA NE XHEP SE È DEKRETOI VETEM KUR AI FIRMOSI BASHKEPUNIM ME PRESIDHJERIT.
    HARROVE QE MIN E JASHTEM E LA 3 VJET PA DEKRETUAR VETEM SE NUK FIRMOSTE CAKAJ.
    KESHTU KA BERE ME TE GJITHA PIKAT KU MUND TE MARRE INFORMACIONIN E NEVOJSJEM.
    NJERZIT ME TE DREJTE PYESIN SE SI U ZGJODH PRESIDENT,PSE SE HEQIN, JANE TE GJITHE NJESOJ ETJ ETJ. POR SESHTE E LEHTE TE HEQESH MAFIOZE TE TILLE SI ILIR METÀ SALEH BIRRISHA ETJ. JANE TEPER TE FUQISHEM sidomos kur thuajse mungon DREJTESIA per te mos thene qe punon per KETA vrases gjakftohte te lidhur me mijra fije me boten e nendheshme te krimit e korrupsionit.

  4. Bashkim says:

    KE HARRUAR QE EDHE KETE BENDON E KA NE XHEP SE È DEKRETOI VETEM KUR AI FIRMOSI BASHKEPUNIM ME PRESIDHJERIT.
    HARROVE QE MIN E JASHTEM E LA 3 VJET PA DEKRETUAR VETEM SE NUK FIRMOSTE CAKAJ.
    KESHTU KA BERE ME TE GJITHA PIKAT KU MUND TE MARRE INFORMACIONIN E NEVOJSJEM.
    NJERZIT ME TE DREJTE PYESIN SE SI U ZGJODH PRESIDENT,PSE SE HEQIN, JANE TE GJITHE NJESOJ ETJ ETJ. POR SESHTE E LEHTE TE HEQESH MAFIOZE TE TILLE SI ILIR METÀ SALEH BIRRISHA ETJ. JANE TEPER TE FUQISHEM sidomos kur thuajse mungon DREJTESIA per te mos thene qe punon per KETA vrases gjakftohte te lidhur me mijra fije me boten e nendheshme te krimit e korrupsionit.
    DHE ne fund I LUMTE jemi ne qe i votojme.

  5. Bashkim says:

    DHE JA DEL T OMMA QE E MBRON PRESIDHJERIN A THUA ESHTE VERTET KATOLIK /SIPAS PSEUDONIMIT/seshte fare Cudi.
    bravo Toma somes ke ngrene nga trasta e presidhjeri normal fare

  6. Bashkim says:

    Por smund ta ndryshosh or Toma e somes ai eshte vrases me shume se gjakftohte eshte gjarper me zile ti è SHUMTA JE NJE gjarper uji OSE nje bolle tip bole

    1. Ded Shpali says:

      Bashkim, nderro emrin. Beje Ndarsim. T’oma po thoteper te kunderten. Merri leje edhe sat eme. Po mesa kuptohet, do jesh i vdekur pa e marre vesh.

  7. F says:

    Sigurisht, se po te mos ishte ky rrjet spiunesh ende ne kembe, nuk do kishim kete pisllek ne krye te opozites. Mjere ata qe u behen sherbetore, siç jane ata qe pozojne neper pijetoret e m… presidentit

  8. lenci says:

    Ti, Frrok, ke qene fans i Berishes, por ai nuk te beri deputet, edhe pse ke qene bashkepuntor i Sigurimut te Shtetit.

  9. Likja says:

    Pse e terehqin kaq shume temat me spiune kete indivit?

  10. elb says:

    Hahaha Bari Shaqiri shef spiunazhi,nje ordiner qe sdi te lidhe breket e veta,qe u lepinte prapanicen Italjaneve per te marre ca para te qelbura medemek do kuronte rahmetlijen te shoqen ne Itali.Keta bythecer te tipit Bari shaqiri, Visho Ajazi i akuzuar ne shytpin shqiptar si spiun i Ruseve,apo ky karrocieri refugjat Bendo qe e katalputuan Greket ne krye te sherbimit jane turp e faqja e zeze per kete komb

  11. Shoku says:

    Frrok, keqardhje, per ate qe te ndjerin Kujtim Hysenaj e ve ne radhe me te tjeret. Ai ishte i zhveshur nga ligesite, sinonim i njeriut te mire. Kush e ka njohur nga afer, ia njohu dhe vlerat e tij si punetor, patriot e mbi te gjitha, njeri i mire. RIP.

  12. Realpolitika says:

    Bravo, FRROK.
    TE LUMTE PENA.
    ILIR META E SALI BERISHA DY ME MAFIOZET QE KANE SHKATERRUAR SHTETIN.
    TANI DUAN TE PENGOJNE REFORMEN NE DREJTESI.
    POPULLI TASHME E KA KUPTUAR,SHUMICA SIGURISHT, DHE ME 25 PRILL DO VOTOJ BINDSHEM PS DHE EDI RAMEN….
    DO TE SHPETOJ SHQIPERIA.

  13. XyZ says:

    Frroku sapo dekraroj tek TopTalk qe Doshi eshte kolona e reformes ne drejtesi. Pa te nuk ka reforme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje