Najada Çomo: Politika është mision, do të vazhdoj punën në spital

23 Mars 2021, 22:14Politika TEMA

Pak ditë pasi pranoi ftesën e Kryeministrit Rama për të qënë kandidate e PS në zgjedhjet e 25 prillit Najada Çomo, shefe e Shërbimit Infektiv në QSUT, thotë se politika për të është mision ndaj nuk do të largohet nga profesioni i saj i vërtetë mjekësia.

E ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Çomo tha:

“Spitali është shtëpia ime reale prej tre dekadash dhe as nuk bëhët fjalë që unë të largohem më nga spitali. Kontributi im maksimal është pikërisht në vendin e punës, pra në profesionin tim. Unë nuk do ta braktis shtëpinë do ta këm atë shtëli dhe mendova të jap kontributin tim në pjesën e politikës.” – tha Çomo.

Çomo shtoi se ftesa ishte e papritur për të.

“Natyrisht ishte nje ftesë e papritur e vlerësuar dhe gjykova të isha pjesë e politikës pa u shkëputur nga vendi i punës dhe me kalimin e ditëve të politikës gjykoj që nuk kam gabuar në vendimin që kam marrë.” – theksoi Çomo në “Përballë”.

1 komente në “Najada Çomo: Politika është mision, do të vazhdoj punën në spital”

  1. Papi says:

    Cfar egoizmi…
    Ne jemi ne lufte dhe ju jeni nje nga gjeneralet e ushtrise…. por ti braktis betejen per politiken dhe tani po kerkon vota ne kurriz te asaj beteje qe le ne mes
    Zonje e nderuar nuk shkojne bashke keta te dyja jo sot jo ne kete katrahure qe ka kapur boten
    Sherbimi yt me i dritur per popullin duhej te ishte atje ju aty ku don me shku
    Eshte e kote te na shetesh idene se une nuk largohem nga spitali, ti je larguar qe kur pranove kandidaturen ti pranove te behesh vegel ne sherbim te politikes kur dihet qe morali te don atje ku ishe
    Nejse suksese… por nuk te takon me ty te flasesh ne emer te atyre qe jan akoma ne llogore sepse ti e le pushken atje ne llogore dhe me kete gjest nuk shoh asnje merite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje