Kryesuesja e listës së PS në Tiranë Luljeta Bozo, i ka përcjellë disa mesazhe opozitës, ku thotë se problemet nuk zgjidhen me konfrontime dhe boks, referuar ngjarjeve të Elbasanit.
Gjatë prezantimit që Edi Rama i bëri sot, Bozo tha se qytetarët nuk duhet të harrojnë procesin transformues qysh prej vitit 2013.
“Shkurt fare, për dy arsye, e para filloi që të fryjë një cik dhe e dyta ne inxhinierët i kemi një cik të shkurtra fjalët. Të hyja në politikë nuk më ishte shkuar më mendjen. Kur erdhi ftesa me shumë dashamirësi dhe shumë respekt dhe pasi më hoqi disa pasiguri Lali Eri, dhe duke pasur në konsideratë mendimin e të gjithë e atyre njerëzve, pas tërmetit u bëra e njohur.
Donin të kishin njerëz të tillë për të përfaqësuar në Kuvend apo vende të tjera. E pranova ftesën duke qenë e bindur për dy gjëra, e para sepse PS është shumë progresiste, ato që merr përsipër i bën, nuk bën vaki të ketë dhënë ndonjë premtim dhe të mos e ketë mbajtur plotësisht.
Në këtë periudhë pati dy ngjarje shumë të vështira tërmeti dhe pandemia, që i ndërprenë punën për të arritur të gjitha objektivat. Njerëzit nuk duhet të harrojnë kur e mori PS në 2013 cfarë reformash bëri, që nuk janë bërë asnjëherë dhe pse duhet ta votojnë për mandatin e tretë që punën e nisur ta çojnë përpara, që rinia të mos largohet. Jam besimplotë që me mënyrën, qeveria e tregoi veten me menaxhimin e kësaj situate.
Kërkojmë të kemi shtëpinë brenda 24 orëve, por kemi Italinë që akoma nuk po i strehon njerëzit pas tërmetit, apo vende që tejkaluan kapacitetet e spitaleve dhe kërkuan ndihmë. Ne do të bëjmë të pamundurën, që PS të fitojë edhe ketë mandat të tretë që është në të mirën e të gjithëve. Nuk ka nevojë të bëjmë mitingje, njerëzit të kuptojnë në cdo bisedë që bën me të. Populli nuk bën më numra si ato që bërtasin nga mëngjesi në darkë dhe kërkojnë konfrontime. Nuk zgjidhen problemet as me konfrontime, as me boks as me mundje, por me argumente” tha ajo.
Sa pamje te bukur ka ne kete foto zonja shume e nderuar Bozo, ngjan me Mona Lisa-n e Da Vincit. Risite qe do sjelle kjo zonje ne parlamentin e ri, kane per tu studiur per vite dhe vite me radhe nga hartuesit tane ligjor, ato kane per te qendruar si nje gure i rende ne altarin e muzeut parlamentar te ketij vendi. Ajo qe pritet te ndodh per merite te kesaj zonje ne parlamentin e ri, eshte kalimi i ligjshmerise nga duart e Udheheqesit dhe Partise, ne duart e popullit te thjeshte. Lufta qe pritet te beje kjo zonje per te drejten ligjore ne kete vend, e ka burimin nga mesimet e ndritura te shokut Enver, i cili thoshte se ligj per ne jane mesimet e urta dhe largpamese te Partise. Shoku Edi e solli ne parlament kete zonje te larte vetem dhe vetem per te treguar se tashme ligji ka per te qene nje dhurate qe Partia Socialiste do te beje per njerzit e thjeshte sa here qe ajo do ta konsideroje te leverdiseshme per te dhe interesin e pushtetit te saj.
Bre loni pe katundi, po tutkun mbete gjithe jeten ???
Luljeta Bozo? Me pelqente shume si Presidente e Shqiperise… nje itelektuale e radhe me pak fjale dhe shume pune… Filosofia e kesaj nene eshte qe punen ia kushton te tjereve…. e falenderoje me gjithe shpirte qe si s’dorzohet punes dhe jeten ia kushton popullit… dhe eshte betuar qe s’do marre nje dite pencioni por vetem pune… Respekte zonje e madhe.
Respekt per njerezit e dijes dhe puntoret e mendjes ne realizimin e halleve te njerzeve. Turpi dhe rrufeja mbi ata qe s’i duan te miren ketij vendi!
Dikur kjo zonje quhesh Mari Kyri e Shqiperise!
I ngjarje ne Ronnie saj tmerresisht Maries shkencare te Frances.