VIDEO/ Rama prezanton kandidatët për Tiranën: Në vrapim drejt 25 prillit për 20 deputetë

23 Mars 2021, 16:20Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës.

“Besoj që ne kemi vënë përpara zgjedhësve të qarkut Tiranë një skuadër e cila është në lartësinë e pritshmërisë së publikut. Të të gjitha moshave të të gjitha kategorive për të pasur një zgjedhje e cila në bazë të sistemit të ri zgjedhor është një zgjedhje për partinë por edhe zgjedhje preferenciale për një kandidat apo një tjetër.

Shpreh mirënjohje për 2 zonjat e nderuara që janë në dy krahët e mi që u bënë pjesë e kësaj skuadre si një detyroim qytetar dhe si një angazhim qytetar dhe si një akt i cili flet shumë për faktin se sa më shumë partitë të kenë ambicie dhe vullnet për tu bërë pasqyra aq më shumë janë mundësitë që kjo të ndodhë.

Zgjedhja e luljetës dhe najadës nuk janë zgjedhje të rastësishme në një kohë kur jemi dtyrua të përballemi me 2 sfida të jashtëzakonshme që e kanë thyer në mes mandatin tonë”, tha Rama.

2 komente në “VIDEO/ Rama prezanton kandidatët për Tiranën: Në vrapim drejt 25 prillit për 20 deputetë”

  1. Bla bla bla says:

    Ju po e masakroni vendin duke vjedhur pronat e qytetareve, del ai Lame ben si e mire, nuk e dini qytetare cpo behet ne hipoteke apo Ashk ne Shqiperi qe I drejton ky gjeologu (bashkoi institucionet te vidhnin) qe ben si arkitekt apo inxhinier ndertimi, qe sa ka filluar pandemia, po bejne kaos po zhdukin letrat e qytetareve, duke bere pallate me parate qe po pastrojne hajdutet ( Spak apo Byro flen gjume, reforme drejtesi per keto kandidate aty) Ju jeni njesoj si ato te PD, LSI erdhet varfanjak jeni bere miliardera ne kurriz te votes se popullit, vec ajo pedagoga Luljeta asaj e meriton, po e ajo po plaket. Asgje sdo bej, leva e Rames te duket per show ne mediat e huaja, stergjyshe ne politike. Ka bere sa per sy e faqe, dy here timonin e ke masakruar vendin ne mjerim, qytetet e medha jane si indi pallate pa system, vec kap cfare te kapesh, nuk zoterojne dot prone, nuk ka ekonomi, vec taksa taksa, arsim 0, kultura 0, institucionet e kane superkorrupsionin me rrenje me militant pa profession e duhur, pra jeni kandidate me vite experience pune drejtoni inst. te rendesishme, por dukeni e flisni si studenta pa eksperience apo si dhelpra lajkatare sa te genjej popullin ne muaj fushate. Jeni fallso ku te flasin te rinjt, flet kandidatja sikur erdhi nga udhetimi plazhit, ku te luftojne, enden te zyrat I sorollatni, pra ku e sheh kafene (Lali eribme tuta ka hap lokale pa fund, vec te marri taksen e bashkise, ne trotuar tavolina e kafe), Shqiperia Vendi I pare me kafene pa fund.

    A e shihni stadium leshi, ndertojne pa cilesi, prit per disa vite kur te prishet si ai bari del lluci te porta, vec fasade eshte I mire Rama. Kur beni dhe mirembani sic duhet, ke drejtu bashkine TR, po shihe si jane kullat, lemeri, ju qe thoni sa te jem une sdo ndertohet. Votoni askend mos te jepni vote, per gjithe ju aty por edhe partite e tjera, aty i kishe pse nuk I fute ne burg ato PD,PS,LSI etj. Po ju mbuloni pislliqet e njeri tjetrit, kush skuader flisni, jeni aktor portokallie te gjithe ju pseudopolitikane ne 30 vite. Uroj populli tju lej pa mandate, te mos formoni parlament asnjera parti. Shihni KATASTROFEN Ramen

  2. Dorian says:

    Fakti qe behet fjale per 20 deputete dhe jo per 36 kandidate qe ka Tirana,
    tregon se Edi Rama po u ufron kundershtarve 16 vende ne Kuvendin e Shqiperise,
    nder te cilet shquhet Perbindeshi i Vicidolit dhe i gjihte Shqiperise- Sali Berisha;
    ne nje kohe kur Saliu e do Edin te varur ne shtyllat e Surrelit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje