Nga një takim me koordinatorët e Njësisë nr 9 në Tiranë, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka akuzuar Qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se sipas tij “në çdo moment mendon si të vjedhë votën tuaj”.
Ndërsa ka komentuar deklaratat e shefit të Qeverisë për kandidatët e opozitës për deputetë, Mediu tha se Rama “sulmet i bën karshi koalicionit”.
Sipas Mediut, koalicioni opozitar “merr vlerë në qoftë se nga një bashkim politik, të kthehet në një bashkim i të gjithë shqiptarëve në të gjithë territorin e Shqipërisë”.
“Ne jemi në momentin më të vështirë të historisë sonë kombëtare dhe kemi një kundërshtar, i cili ka organizuar regjimin më të korruptuar dhe më të inkriminuar në historinë e pluralizmit politik, i cili cdo moment mendon si do të vjedhë jetën tuaj, votën tuaj, si do shkatërrojë familjet tuaja, Shqipërinë dhe interesin kombëtar, vetëm për interesat dhe qëllimet e tij të pushtetit dhe klanit korruptiv që është rreth e rrotull tij.
Në anën tjetër kemi një bashkim, koalicion të partive politike, pra kemi një bashkim të partive politike dhe të shqiptarëve dhe Rama është në vetminë e tij, dhe po ta shikoni sulmet që ai bën, i bën karshi koalicionit, por duhet të kuptojmë që ky koalicion merr vlerë në qoftë se nga një bashkim politik, të kthehet në një bashkim i të gjithë shqiptarëve në të gjithë territorin e Shqipërisë, me një program dhe ide të qartë për secilin nga ne, të kuptueshëm, të lexueshëm nga cdo qytetarë i thjeshtë, intelektual, njerëz të cilët duan të bashkohen në rrugëtimin për të ndryshuar Shqipërinë”.
Shikoni kë kemi kryeministër, një njeri që nuk ka asnjë lloj limiti njerëzor, një njeri që vetëm shan, fyen, përbuz cdo ditë. E vetmja mënyrë për t`a ndryshuar këtë situatë është që fyerjes dhe përbuzjes së tij, sharjes, ne t`i kthehemi me mirëkuptimin me njëri-tjetrin, dashurinë për njëri-tjetrin dhe respektin për familjen dhe vendin tonë.
Por duhet organizuar opozita në cdo qendër votimi, cdo republikan, cdo demokrat”, tha Mediu.
Na vjen per te vjelle kur lexojme keto “perla” te politikes,
ky eshte niveli poliktik qe perfaqesohemi ne si popull,!?
me keto ligjerata te peshtira, bajate te dala boje,
duan ti mbushin mendjen per ndryshim ketij populli.
Mediu mendon si do hap nonje Gerdec prap
ME RRUAC O MEDI TI MEJTON PER NE TI NA MBRON NA SHUMONE (“SI NE GERDEC)”.
Kur do te mbulosh lugaterine tende, ben tjetrin lugat
Me keto fjale binden vetem BUDALLENJTE.
Kurse ju mendoni si te na hidhni ne ere, ne çdo moment!
Gerdeci dhe viktimat qe u more jeten jane te tuat mor pleh drogaxhi.
Jemi te bindur qe Kryeministri Z.EDI RAMA, eshte i biri i nje burri te mencur, dhe ai punon per te miren e ketij vendi e perseri i duhet ketij vendi. Edi Rames ja bejme hallall voten, por jo ju monstrave e njerez pa shpirt, qe e vrate kete popull pa faj. Keni guxim te tepruar,