Evis Kushi: Elbasanin nuk mund ta njollosë askush, sepse është djep i arsimit, dijes, kulturës, mikpritjes e qytetarisë

23 Mars 2021, 12:24Politika TEMA

E ftuar në një emision televiziv, Znj. Evis Kushi ka theksuar se Elbasani nuk mund të identifikohet si vend i krimit apo i bandave.

“Ngjarje të veçuara që mund të ndodhin në çdo qytet tjetër, nuk mund të përdoren për ta identifikuar Elbasanin si një qytet të krimit apo drogës”- shprehet Znj. Kushi. Ky qytet, ka shtuar znj. Kushi, është i paqtë dhe i qetë, që ka një popull arsimdashës dhe me tradita.

“Për të gjithë ata që kërkojnë të dëmtojnë imazhin e Elbasanit, duke e quajtur pa të drejtë si ‘epiqendër e krimit të organizuar’, u them se qyteti ynë është gjithmonë Elbasani i arsimit, kulturës, dijes, mikpritjes dhe qytetarisë. Askush nuk mund ta njollosë këtë qytet të lashtë dhe këtë popull me traditat më të mira njerëzore dhe intelektuale” – nënvizon znj. Kushi në statusin e saj shoqërues në Facebook.

Ajo shtoi se të jesh në krye të listës është një nder dhe privilegj, por kjo e rrit më shumë përgjegjësinë për të punuar fort, së bashku me të gjithë kandidatët e tjerë për deputet, të cilët i cilëson si një skuadër që krijon shumë energji.

2 komente në “Evis Kushi: Elbasanin nuk mund ta njollosë askush, sepse është djep i arsimit, dijes, kulturës, mikpritjes e qytetarisë”

  1. +++ says:

    E ka thene Ben Blushi: Baseni eshte nje qytet i merzitshem me femra jo te bukura dhe meshkuj te piste.

  2. vjeshta says:

    Pa ashtë El- basoni mi….????
    Po na pa jena? Ba me kenë El- basoni djep.
    Vetëm për nji gja ashtë djep ai edhe Ka-voja….e dijnë vetë të dy…. Hhaahha…. Djep hhahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje