Lulzim Basha: Do iu mësoj shqiptarëve 5 gjuhë të huaja, kur të bëhem kryeministër (matematikën ta mësojnë vetë)

23 Mars 2021, 11:26Politika TEMA

Lulzim Basha ka premtuar këtë të martë, se shqiptarët do të mësojnë 5 gjuhë të huaja kur ai të vijë në pushtet.

“Ne e dimë se ku qëndrojnë problemet në vendin tonë. Të rinjtë po largohen nga Shqipëria me një ritëm të paparë për 30 vitet e fundit, madje me një ritëm më të shpejtë krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit.

Po t’i krahasojmë, për çdo të ri serb që po largohet nga Serbia, 12 është numri i të rinjve shqiptarë që largohen nga Shqipëria. Shumica e tyre po largohen drejt Bashkimit Evropian”, tha Basha.

“Ne po humbasim me një ritëm shumë të shpejtë njerëzit që na duhen më shumë, në mënyrë që të ndërtojmë ekonominë tonë, në mënyrë që të ecim përpara, në mënyrë që të bëjmë të mundur që Shqipëria të përqafojë mundësitë dhe standardet e Bashkimit Evropian.

Si ta zgjidhim këtë problem? Sigurisht që ne jemi dhe kemi qenë ato të cilët kemi mundësuar lëvizjen e lirë.

Partia Demokratike ishte në qeverisje dhe unë isha ministri i brendshëm kur arritëm të fitojmë liberalizimin e vizave që bëri të mundur që të rinjtë të lëviznin lirshëm.

Unë vetë jam produkt i lirisë për të shkuar në Evropën Perëndimore dhe për të marrë një arsimim atje. Pra, kjo nuk është diçka që duam ta përdorim si dekurajim.

Përkundrazi, kjo është diçka që ne duam të inkurajojmë dhe unë jam i lumtur sot kur dëgjoj se për herë të parë në histori, falë komisioneres Gabriel dhe Komisionerit Evropian, ne kemi një rekord historik në një buxhet prej 26 miliardë euro.

Komisionere, unë mendoj që ju thatë se kjo do t’i kushtohet kësaj axhende dixhitalizimi vetëm për sa i përket Ballkanit Perëndimor dhe gati 100 miliardë euro për Bashkimin Evropian në tërësi”, vijoi kreu i PD.

Premtimi i Bashës  u bë në një takim online me pjesëmarrjen e komisioneres së BE-së për Inovacionin, Arsimin dhe Rininë, Mariya Gabriela.

Ndërkohë, ndërsa ka premtuar kurse falas për të mësuar 5 gjuhë të huaja, Lulzim Basha ka injoruar matematikën, duke mos premtuar ndonjë kurs falas, edhe pse është shfaqur shpesh si një person i apasionuar pas aritmetikës.

7 komente në “Lulzim Basha: Do iu mësoj shqiptarëve 5 gjuhë të huaja, kur të bëhem kryeministër (matematikën ta mësojnë vetë)”

  1. Ama ky esht programi i tij ekonomik lepitopi dhe gjuhet e huja. Te tjerave do tu beje topin dhe malum says:

    Cfare esht ky idiot mo?

  2. Graziano Matei says:

    Ky ben mire te mos flasi fare, sa here flet aq xhevahire nxjer nga goja.
    Kurse falas per te mesuar gjuhe te huaja….??!!
    Mesuesit i ka PD e Lulit falas me bordero nga taksa paguesit dhe perfundimi dihet,
    premtime, mashtrime, programe patriotike,,,,,!!!???
    vetem e vetem se Luli vdes per tu bere pak fare kryeminister.

  3. klemi says:

    Jo more bashe jo, te rinjte shqiptare emigrojne ne vendet e evropes dhe kthehen sa here te duan dhe kur te duan, ashtu si ti zotrote me tet shoqe dhe femijet e tu e te likes. Ku e sheh te keqen ketu ore basha. Te ishte veprim i keq nuk do te shkoje e te jetoje ne hollande familiarisht. Te jetosh ne hollande me parate tona te vjedhura brutalisht. Jo basha e like jo.

  4. Lefteri says:

    E keni keqkuptue keq deklaraten dhe premtimin e tij per 5 gjuhe te huaja!Ai ka dashtun me than qi do tu mesoj shqipetareve:1.Gjuhen e urretjes,2-gjuhen e hajnise;3- gjuhen e PD,4-gjuhen e rruges,5-gjuhen e mashtrimit!Pra ai ka dashtun me than qe te gjithe te rrinjt te aderojne pran kesaj partie e do e ndjejne vetin te zot te vedit!Ndaj besojeni deri ne 25 Prill,ndryshe te gjith te bashkuem per ti ba nderimin e fundit ketij analfabeti qi don me drejtue Shqypnin !

  5. Durrsaku says:

    E dime te gjithe qe ky eshte trap dhe ipa pjekur.Ne nga Durresi ithemi qe eshte akoma cun mami.Por ata qe e rrethojne ose jane si ky (qe eshte e pamundur) ose e lejne qe te si kulluf para popullit.Nuk arrijj te kuptoj qe ka akoma njerez qe arrin ti mashtroj .

  6. qytetar says:

    …edhe krahasimin me serbet e ban !!!!!!!!!!!!!!

  7. Tepelensi says:

    Ndryshe mendon dhe ndryshe flet
    Klloune qe argeton tere kete milet
    Per cdo dite pa na u gdhire mire
    Na dhuron falas me donje xhevair
    *
    Eshte i madh dhe ka shume vizion
    Gjuhen shqipe tani po e meson
    Eshte pak dobet vetem ne histori
    Jane te ngatruara datat ne shqiperi

    *
    Nuk po flasim fare per matematik
    Eshte i sakte por jo shume strikte
    Per berje veprimi ka dhe ruge tjeter
    Sa ka ikur tani ajo koha e vjeter
    *
    I guximshem dhe po mundohet
    Qe cdo gje ne arsim te regullohet
    Ai do mesoje dhe shume te tjere
    Dy her dy kater nuk bejne perhere
    *
    Te rinjve gjuhe te huaja tju mesoje
    Qe jashte vendit na i largoje
    Kur te jene gati ata per te ikur
    Te na jene shume te pregatitur
    *
    Te lehta dhe zduan shume pune
    Vetem te mare pushtetin une
    Ka nje probleme spo i vjene fati
    Spo i hape rugen ai i G J A T I

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje