FRD dhe Ilir Meta humbasin betejën ligjore, gjykata pushon çështjen

23 Mars 2021, 11:53Politika TEMA

Gjykata Administrative e Tiranës ka pushuar çështjen e ngritur nga Fryma e Re Demokratike, që kundërshton lirimin e ambienteve në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

FRD ka kërkuar nëpërmjet deklaratave publike dhe komunikimit shkresor që Bashkia Tiranë të mos ndërmarrë asnjë veprim për lirimin e ambienteve në pronësi të saj, deri në shqyrtimin e kërkesës për marrjen e masës së sigurimit nga gjykata administrative e shkallës së parë, Tiranë.

Në seancën e sotme, FRD ndonëse kishte kërkuar me ngul që të pezullonte vendimin e Bashkisë së Tiranës për lirimin e hapësirave, para gjykatës, pa asnjë argument ligjor, ka kërkuar shtyrjen e seancës.

Pas tërheqjes së gjykatës për marrjen e një vendimi, Gjykata Administrative nuk e pranoi kërkesën e FRD, pasi mungonte baza ligjore për një kërkesë të tillë.

Kryetari i Frymës së Re Demokratike dhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e kanë humbur betejën ligjore me Bashkinë e Tiranës.

Në përfundim, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi pushimin e gjykimit të çështjes.

Siç duket, presidenti i Republikës është i përgatitur për beteja dhe konfrontime fizike, por kurrsesi për beteja ligjore në respektim të shtetit të së drejtës.

Pak ditë më përpara, Bashkia e Tiranë kërkoi nga FRD lirimin e ambienteve në pronësi të saj, pas përfundimit të kontratës dhe qenien në kushtet ligjore për të mos përfituar ligjërisht të drejtën për mbajtjen e këtyre zyrave.

3 komente në “FRD dhe Ilir Meta humbasin betejën ligjore, gjykata pushon çështjen”

  1. likefloriri says:

    Jepi like denoje gjykaten, priti doren gjyqtarit qe merr kete vendim, he pra, idiot.

  2. Tomori USA. says:

    Dote vi dita qe edhe drejtesia shqiptare te veproi si ajo francezja qe edhe mbas 6 vitesh e denoi ish presidentin e Frances Nikolla Sarkozi, sepse kish ndihmuar me fonde partin e tij, kur ishte president
    Ndersa Ilir Meta esht kethyer ne kryetar partie, duke bere ber propagand politike edhe pswe esht ne detyren e presidentit.
    Drejtesis shqiptare akoma si ka dale frika nga Berisha dhe Meta qe e kan perdorur si u ka dashur interesi i tyre.
    Sa me pare te veprojne .jasht dikimit te politikes, aq me shpejt dhe me mire dotu behet shqiptareve dhe SHqiperis.
    SHembulli i drejtesis Franceze duhet te zbatohet edhe ne vendin tone, ku politikanet kryesor Berisha, Meta, .Nanua e kan perdorur keq drejtesine, per interesat e tyre familjare ne interes te vehtes e familjareve te tyre. Mjafton te shohesh vetem pasurin maramendese qe kan vjedhur e ven ne keto 30 vjet bindesh se, ci kane -punuar ekonomis shqiptaredhe drejtesia e re akoma ka frike dhe spo hap dosjet e ketyre matrapazeve.

    9

  3. Resmiu says:

    Presim gjyqin e Ilir Metes, pasi kh ka zaptuar presidencen ku e ka kthyer me seksere pasaportash dhe dokoratash. Per keto pasaporta qe ndan meta , zyrat dhe ambientet jane ke rruga e kavajes, keshtu qe duhet ta dorzoje zyren tek presidenca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje