Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot fondin paraprak për partitë politike në Shqipëri sa i takon fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit.
Partia Socialiste merr rreth 55.8 mln lekë, ndërsa Partia Demokratike merr rreth 33.3 mln lekë.
Ndërkaq kanë përfituar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, për të cilën akordohen 18.9 milionë lekë, ndërsa PDIU do të marrë 5.55 lekë.
PR merr rreth 3.9 mln lekë dhe LZHK 1.4 mln lekë. Bindja Demokratike merr rreth 1.4 mln lekë, PSD merr rreth 1.6 mln dhe FRD merr rreth 2.1 mln lekë