10 projektligjet e Reformës në Drejtësi, Gjonaj: Synojnë rritjen e efektshmërisë

23 Mars 2021, 14:10Politika TEMA

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj nga foltorja e Kuvendit është shprehur se paketa me 10 projektligje të propozuara nga mazhoranca të cilat u futën sot në rendin e ditës do të rrisë efektshmëria e sistemit të ri të drejtësisë.

Gjonaj ka shtuar se me këto ndryshme bëhet e mundur që Gjykata e Lartë brenda disa vitesh t’i përfundojë 38 mijë çështje që ka në rend.

“Synojnë rritjen e efektshmërisë të sistemit të drejtësisë.

Këto 10 ligje janë rezultat i një pune gati 7 mujore. Sollën një adresim mjaft të mirë ndërmjet masave administrative.

Gjatë hartimit të paketës ligjore, kemi punuar bashkërisht me të gjitha institucionet e drejtësisë dhe dakordësuar me institucione ndërkombëtare.

Pavarësisht se janë 10 projektligje pjesë e kësaj pakete, kjo ka vetëm një qëllim rritjen e eficencës të sistemit të ri të drejtësisë.

Ne sigurojmë që efektet e sistemi e ri të drejtësisë, marrja e një zgjidhje sa më të shpejtë nga qytetarët. Kjo do të sjellë përshpejtimin e çështjeve në këto gjykata.

Do t’i japim SPAK çdo mjet për të luftuar korrupsionin. Gjykata e Lartë brenda disa vitesh do të mbyllë shqyrtimin e 38 mijë çështjeve”, tha Gjonaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje