Bindja Demokratike shpalos programin e zgjedhjeve

23 Mars 2021, 17:09Politika TEMA

Bindja Demokratike ka shpalosur programin me të cilin do të të dalë përballë qytetarëve më 25 prill.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i kësaj force politike Astrit Patozi e konsideron këtë program si një zgjedhje për problemet e mëdha.

“Qëllimet politike të Bindjes Demokratike shkojnë në dobi të interesit publik, sepse ato u japin zgjidhje problemeve më të mëdha, që ka shkaktuar përqendrimi i pushtetit në një dorë të vetme.

Ato do të përcaktojnë, jo vetëm kontratën tonë me zgjedhësit për këto zgjedhje, por edhe çdo mundësi bashkëpunimi me forca të tjera politike pas shpalljes së rezultatit të 25 prillit, në përputhje me peshën tonë specifike.

https://bd.al/programi-zgjedhor/”, nënvizon Patozi. (TemA)

PROGRAMI 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje