Lulzim Basha e ka fiksuar dhe në librin e tij “Misioni im” se nuk do të vrasë “babain” e tij politik Sali Berisha, duke tentuar të fshihet pas idesë që babai respektohet për të mirat që ka bërë.
Megjithëse këtu bëhet fjalë për politikë dhe për lindjen e një lidershipi të ri pas përfundimit të ciklit të kryetarit historik të PD Sali Berisha, që duhej ta kishte mbyllur vetë këtë kapitull që më 2013 dhe jo të tërheqë zvarrë PD dhe sot e kësaj dite, këto përbetimet të Bashës fshehin arsye të tjera të mosveprimit.
Lulzim Basha dhe sot e kësaj dite ka frikë nga Sali Berisha dhe i trembet faktit se për një arsye apo tjetër i pozicionon kundër militantët e thekur dhe gardën e vjetër në PD.
Megjithëse qëndrimi nën hijen e Berishes i ka “kalitur” pavendosmërinë, ulur nuhatjen politike dhe për më tepër e ka bërë qesharak në sytë e demokratëve dhe shqiptarëve, sfida e fundit e Berishës se do të kandidojë kur dhe ku të dojë dhe do lajmërojë vetë kryetarin për këtë i vë kapak të gjithave, Basha vazhdon ta marrë me të mirë Berishën.
Ndoshta për momentin i nevojitet ky përbetim se nuk do vrasë “babain” për shkak dhe të “agresionit” të Ilir Metës për të marrë drejtimin e opozitës pas 25 prillit. Një veprim të tillë duhej ta kishte bërë dhe më parë. Kur kishte dhe mbështetjen e “senatorëve” të PD.
Një ndër ta ka qënë dhe ish themeluesi i PD, ish ministri i Jashtëm dhe ish ambasadori Besnik Mustafaj që ia kërkoi copë pesë vite më parë që ta largonte Berishën, të “vriste” babain politik dhe të fillonte të piqej si lider i PD.
“Unë besoj se ka qenë shumë e vështirë të drejtosh Partinë Demokratike në këtë periudhë. Ka qenë shumë e vështirë për arsye të ekzistencës së Sali Berishës. Unë menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2013, publikisht kam kërkuar që të zgjatet tranzicioni dhe të filloj një garë brenda Partisë Demokratike.
Të fillonte një garë e vërtetë, le të ishte 6 muaj, pasi PDja do të drejtohej nga një triumvirat i caktuar. Unë besoj që Basha do të fitonte, por gara do të ishte stërvitja e domosdoshme që ai ta merrte me një siguri më të lartë në vetvete drejtimin e Partisë Demokratike. Duke e marrë me një siguri më të madhe do të arrinte t’i tregonte kufirin Sali Berishës.
Në shkrimet e mia kam thënë se ajo që Basha duhet të bënte me Berishën, duhet të ishte ajo që bëri Merkel me Kohl. Merkel ishte një produkt shumë më laboratorik i Helmut Kohl, sesa Basha i Berishës, sepse Merkel, një femër nga Gjermania Lindore të merrte CDU-në, partinë konservatore më të madhe në Europë, mund të kalonte vetëm duke ia dhënë çelësat Helmut Kohl. Ai e bëri.
Në fund të fjalës së parë të saj, ajo i tha Kohlit: Nuk ke më punë në parti! Është e njëjtë me atë që thotë Frojdi “të vrasësh babain”. Basha duhet ta bënte këtë gjë. Basha për shumë arsye nuk e ka bërë publikisht këtë dhe e gjithë lufta që i bëhet nga kundërshtarët, i bëhet për këtë arsye.
E keni parë sa herë që flet Basha, Kryeministri thotë dua të flas me të vërtetin e PD-së, që i referohet Berishës. Është kjo një tentativë e Ramës për ta paraqitur Bashën si një lider fals, një lider rezevë dhe për t’ia zvogëluar autoritetin.
Kjo nuk i ka bërë mirë Partisë Demokratike, opozitës dhe sigurisht nuk i ka bërë mirë Lulzim Bashës, por unë besoj se Basha po piqet me një shpejtësi optimiste. Personalisht do të preferoja që Berisha të rrinte në qytetarin e tij dixhital shumë të dobishëm dhe ta linte që të piqej, ose të vihej realisht në provë Lulzim Basha. Largimin apo afrimin tim me PDnë, mua nuk ma përcaktojnë individët.
Unë nuk i përcaktoj ikjet dhe kthimet as nga Berisha dhe as nga Basha. Unë me Berishën nuk kam asnjë marrëdhënie armiqësore, kam marrëdhënie tërësisht korrekte. Thjesht, nuk jemi më miq në kontekstin e konfidencialitetit. Nuk e marrim njëritjetrin në telefon të këshillohemi, të pyesim, por pjesa tjetër nuk ka asnjë ndryshim”, deklaronte Mustafaj 5 vite më parë.
Tani jo vetëm që është vonë që ta bëjë, është mbi 8 vite në krye të PD dhe është zvarritur bashkë me hijen e Berishës, por as që duhet ta përmendë, pasi tregon pafuqi në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.(TemA)
O Zot i madh, krahasohet Merkel/Kohl me Basha/Berisha. So te krahasosh cokollaten me… ?
Mustafaj eshte komplet jashte realitetit. Partia Demokratike nuk eshte parti ku njerezit kontribojne dhe behen zgjedhje…. Ajo eshte organizata e partise se Berishes dhe si e tille ai e perdor thjesht per interesin e tij. C’hyn keto se a do piqet Basha? Basha eshte i pjekur per cfare ka qejf te beje. Ai ben cfare i thote Partia dhe Sale Enveri. Keshtu ka edhe ai interesin e tij per te qene ne krye te PDse qe ti garantoje Sales nje pleqeri te mbare.
ENDE LEHIN CAKEJT E PLAKUR TE TRAP..OJES
JANE BERE PER TU TALLUR BOTA KAR ADUZAT E PABESE QE ECIN NE GJURMET E BABALLAREVE QE VRANE BAJRAM CURRIN..
Edhe kungulli piqet,po perseri kungull ngelet, keshtu dhe ky kungulli I Saliut,Luli,kungull do ngelet.Luli me pare I ha mutin baba Saliut,se sa te bej atevrasjen.
keta me i shkul me buldazer; e me i çu mbrapa djellit ; shkerdhta.
Po ku ka bythe Lulja qe kundeshtoi Saliun bile jo vetem ky per te gjithe ata qe kane mbetur ne ate parti kur ju flet Saliu ju shpeton shurra….
Nuk ka byth,eshte I vrare qe para emerimit ,ne krye the PD-se.
Eshte I paafte,vazjdon te kopjoj rrugen e Berishes,megjithese ky ka deshtuar me politiken e tij.
Berisha dhe Luli jane bashkekriminele,bashkehajdute,bashkefamiljare(Argita me Lulin),..Si mund te kerkosh ndarjen e siamezeve…..Po iku njeri, iken edhe tjetri,automatikisht.PD nuk eshte parti por nje grupim tribalonazist nen komanden e hitlerucit Berisha.
Nuk kam pas ndonje simpati per ju.
Tani te them BRAVO.
Llogjike shume e shendosht.Ngrejte me pedistal intrigitetin tend se je intelektual I vertete dhe trim.
Sygjyrimet tueja per Bashen ne lidhje me Berishen qendrojn,pikrisht keto qendrime e kan dobsuar dhe I kan humbur vlerat PD-se.
Edhe nje here BRAVO BESNIK.
SINQERISHT, KETO JANE TE GJITHE IDIOTE. KY THOTE, ATE QE BERI MERKELI ME HELMUT KOHL. OOO ZOOT !!!! KY VENDOS SHENJE BARAZIMI, ME NJE POLITIKANE FAMOZE SI MERKEL DHE KOHL, ME BASHEN DHE BERISHEN. CFARE TI THUASH KETYRE , KY AKOMA NUK E KUPTON, QE BASHA NUK ESHTE POLITIKAN, POR NJE LAPANGJOZ , QE E KA PERDORUR BERISHA SI MASHEN E VET, PER QELLIMET E TIJ. GJITHASHTU DHE BERISHA NUK ESHTE NJE POLITIKAN, POR NJE MJEK, QE MORI PUSHTETIN NE DORE DHE DUKE PERFITUAR NGA INJORANCA E POPULLIT SHQIPETAR, BERI ATE QE E DIME TE GJITHE.
TANI KETO DY FIGURA, QE I KANE TE PERLYERA DUART E TYRE NE SHUME PISLLIQE, SI MUND TI KRAHASOSH ME PASTERTINE E POLITIKES GJERMANE, QE NUK VAZHDOJNE KARIER TE PERJETSHEM, POR KAPITULLON DHE PER GABIME FARE TE VOGLA.
?♀️?♀️?♀️?♀️?♀️?♀️?♀️?♀️?♀️?♀️?♀️?♀️?♀️?♀️?♀️?♀️?♀️
Epo kush jep keshilla!!!
O Besnik, o Fatosi i Enverit, na beje nje nder: Na u zhduk nga jeta jone, ti dhe gjithë malokët dhe shpellaret e tjere, qe e quajnë veten “politikberes”.
Mëshum se tëtjerët ti edi qe babai politik vritet,po Basha e ka Berishën baba shpirtëror dhe tutorin e tij.Si mund ta largoj kur gjith të mirat ja dhe Berisha dhe gjith bëmat në Kosov e shqipëri ikaber me urdhër të Berishës kjo nuk mund të ndodhë idashur Shkrimtar.
Dy gjera te sakta me duken ne pjesen tende o Besnik;Poezite e tua dhe kjo e fundit per Lulin.Ky pafillo kurre nuk mund te vij ne pushtet po nuk u nda nga ideologjia idiote e Saliut,nga bemat dhe gjemat e tij.Saliu eshte shembelltyra me e keqe qe nuk ka krahasim me askend per nga ligesit ndaj ketij vendi….
Nga kjo e kêrkesë e B.Mustafait e kuptova qartë:
Besniku, me të drejtë kërkonte ndryshime pozitive; bile në të ardhmen në PDSH dhe pastaj edhe nê Shqipëri.
E din Mustafai që, me Djallin Baba-Salushin,
këto nuk arrihen kurrê…!
Shiheni!…
Basha, nuk donë ndryshime POZITIVE:
Në PDSH, as nê Shqipëri.
Basha, ishte dhe êshtê:
një KOPJE TURPESH DHE KRIMESH,
Është dhe do të jetë, SOJZIU I VEPRAVE,
SALI ZIU…
TURP!
JA!
Për tê ruajtur pushtetin nuk e vrau “Babain” si Visar Imeri i cili ia harroi ndihmat, me nxitjen e qarqeve reaksionare brenda e jashtê atdheut; për t’u shpêtuar rreziqeve nga burgjet dhe për ardhur në pushtet, iku nga “babai” I vet politik, Albini.
Visari, iku nga Albini, por jo populli që e njohu dhe e njeh birin e tij atdhetar.
Ja, shiheni si përfundoi, “Visar Largpamësi”!
Njê palo analist nê TVD duke, duke i pleqêruar punët e liderucëve të partive të tjera; kur tashmë po dihet qê: në mini-partizën me 6-7 sejmenët e tij në PSD punêt i kanë llugê!…
Kjo ështê (me nder jush) dhjetokracia…!