Rama vizitë në shtëpinë e Klodian Rashës

24 Mars 2021, 12:38Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka shkuar për një vizitë sot në familjen e të ndjerit Klodian Rasha i cili u vra nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj më 8 dhjetor.

Kjo është e disata herë që shefi i qeveris viziton familjen e të ndjerit ku është zgjedhur të mos bëhet e ditur për media. 

Kujtojmë se vrasja e Rashës, 25-vjeç, tronditi mbarë opinionin publik, ndërsa protesta pothuajse në të gjithë vendin u bënë në emër të tij në logon “Drejtësi për Klodianin”.

Ish efektivi Hajdaraj ka përfunduar nën akuzë për vrasje me dashje dhe pritet që në gjykatë të hidhet shorti për të caktuar trupën gjyqësore.

2 komente në “Rama vizitë në shtëpinë e Klodian Rashës”

  1. sionisti says:

    Ndjese per familjaret, por pse duhet ti japi Kryeministri kaq vemendje e perparesi vrasjes se nje qytetari qe kishte shkelur ligjin -thyen oren policore e nuk i bindet thirrjeve te policise, kur edhe polici eshte para organeve te drejtesise si pergjegjes individual per tejkalim e shkelje te atributeve qe i jep ligji.
    Perse duhet te keqperdor fondet publike duke akorduar pension special sikur te ishte ne krye te detyres. Pse nuk u akordove pension special atyre elektricisteve te shkrete qe humben jeten ne detyre.
    Edhe njehere ndjese per familjaret, por nuk eshte shembull per tu ndjekur asti ne fjale.

  2. Analfabeti says:

    sepse per vota hane m.. te gjithe edhe kryeministri. Nje polic djal i ri eshte ne gjyq por gjyqin ja bene qe diten e pare. Nuk ka vende ne bote, eshte rast unikal nuk besoj se as para 90 behej kshu ku nje polic quhet vrases pa i bere gjyqi dhe viktimen e bejne hero, i japin nje rruge emrin e tij dhe kryeministri i shkon tek shtepia. Prandaj nuk jemi ende shtet or mik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje