Basha mashtroi dhe e keqpërdori! Rama e akuzoi se ndërhyri në fushatë, zëdhënësja e komisioneres Gabriel: Eventi u organizua nga Universiteti, pjesëmarrja e kufizuar

24 Mars 2021, 09:19Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në rrjetet sociale pas videokonferencave të realizuara ditët e fundit nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me komisionerët e BE-së, Johannes Hahn dhe Mariya Gabriel.

Sipas kreut të qeverisë, kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi dhe kërkoi një reagim zyrtar nga Brukseli.

Zëdhënësja e komisioneres Mariya Gabriel, Sonya Gospodinova, duke iu përgjigjur interesimit të A2, sqaroi se në 18 mars komisionerja mori pjesë në Tryezën e Rrumbullakët të Arsimit, me ftesë të Universitetit të Vjenës, që kishte organizuar eventin.

“Pjesëmarrja ime ishte e kufizuar në mbajtjen e një fjalimi. Fjalimi përqendrohej në iniciativat e reja dhe iniciativat e ardhshme evropiane në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor, që janë të rëndësishme edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë”, shprehet zëdhënësja.

Nderkohe qe dhe ne takimin online qe u prezantua diten e djeshme nga ana e Bashes dhe e stafit te tij, qe u “shit” si i organizuar nga PD dhe u keqperdor komisionerja Gabriel, te gjithe pjesemarresit pershendesnin ne fillim te fjales: Mirembrema!

Pavaresisht se ishte afer mesdites se djeshme! Duke treguar qarte se dhe prezantimi Live ishte i stisur dhe nje mashtrim!

1 komente në “Basha mashtroi dhe e keqpërdori! Rama e akuzoi se ndërhyri në fushatë, zëdhënësja e komisioneres Gabriel: Eventi u organizua nga Universiteti, pjesëmarrja e kufizuar”

  1. Berti says:

    Megjithate ajo qe ben per te qeshur eshte reagimi i Rames???! Pse u acarua aq shume valle??!
    Apo ju dhimbs sovraniteti i vendit?! Deri para 4 vjetesh thoshte “une firmos cdo gje qe me jep amb amerikane” sot cuditerisht ja qe ambasada amerikane dhe be s qenkan partnere kaq te mire.
    Pse valle:-)))!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje