Tirana, si kryedueli i zgjedhjeve: Përballja e votës që nga 2009. Pse PD i fshihet sfidës me Veliajn?

24 Mars 2021, 12:45Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Qarku i Tiranës në çdo zgjedhje është krye sfida politike kombëtare. Në çdo ballafaqim elektoral që kur ka hyrë sistemi elektoral aktual, pra ai proporcional rajonal, rezultati i Tiranës ka qenë përgjithësisht pasqyra e shifrave në nivel kombëtar.

Tirana është realisht Republika në miniaturë në nivelin zgjedhor, si nga numri i banorëve por edhe shtresat e shumta që përfaqëson nga i gjithë vendi. Pra është një kampion real për të parë sjelljen e votuesve në rang vendi.

Ndaj një kalim i rezultateve nga 2009, krijon një panoramë mbi një parashikim të mundshëm të 25 prillit, ku natyrisht përfshihen në analizë edhe sondazhet e zhvilluara deri tani.

Në vitin 2009, ku PD garonte për mandatin e dytë qeverisës, e humbi duelin me PS-në në Tiranë, edhe pse mori një mandate më shumë, si pasojë e aleatëve, që vinin si pjesë e koalicionit “tren”.

Në ato zgjedhje, Partia Socialiste mori 162,757 vota dhe Partia Demokratike mori 161,332 vota në nivel qarku. Në kryeqytet, fitorja e PS-së ishte më e thellë, por PD rikuperoi në Kamëz, Paskuqan, Kavajë, apo komunat e tjera që ekzistonin më ndarjen e vjetër administrative.

Në vitin 2013, PS mori 198 mijë vota në rang qarku, kurse PD mori 151 mijë vota, pra 47 mijë më pak. LSI e Ilir Metës mori 35 mijë vota në Tiranë.

Në zgjedhjet e vitit 2017, PS rriti më shumë kuotat e mori 200 mijë të tilla në qarkun Tiranë, kurse PD mori 128 mijë vota, pra 72 mijë më pak. LSI mori në 2017-n 55 mijë vota, kur ende ishte në pushtet.

Për të ndihmuar panoramën e analizës krahasuese, natyrisht që shifrat e dy zgjedhjeve lokale të zhvilluara së fundmi e ndihmojnë këtë shikim.

Në vitin 2015, Erion Veliaj mori 160 mijë vota në bashkinë Tiranë, pak më tepër se 50 mijë vota më shumë se kandidati i PD-së, Halim Kosova. Këtë rezultat Veliaj thuajse e konfirmoi në 2019-n, edhe pse nuk pati garë, pasi ishin zgjedhje të pazakonta nga bojkoti i PD-së e LSI-së, ku atmosfera e frikës për trazira përshkoi procesin elektoral. Erion Veliaj mori në vitin 2019, 152 mijë vota që mund të quhen “më besnikët” ndaj tij.

Në këto zgjedhje, qarku Tiranë ka 36 mandate, pra 2 më shumë se më parë, ndaj edhe fuqia potenciale e votës së Tiranës rritet edhe më shumë.

Në këtë panoramë që kemi elektoralisht ndër vite, ku Tirana është një bastion i padiskutueshëm politik i Partisë Socialiste, nga kampi tjetër, pra PD-ja, pritej një përplasje dhe një sfidë e ashpër; emrash, konceptesh, propozimesh dhe një betejë frontale me njeriun që e drejton realisht PS-në e Tiranës që është kryebashkiaku Erion Veliaj.

Edhe pse në qarkun Tiranë PD-ja ka kandiduar dy peshat e rënda të saj: Lulzim Bashën e Sali Berishën, sfida politike e saj përballë kundërshtarëve ishte bishtnimi i saj.

PD-ja, e cila bashkinë e fituar nga Basha vetëm me makinacion, apo manipulim në 2011-n, e humbi pastër në 2015-n, nuk ka tentuar kurrë të sfidojë Erion Veliajn si kryebashkiak, apo drejtues politik të Tiranës.

Oponencën apo kundërshtimin ndaj bashkisë së Tiranës, PD e bën me trolle, qarqe tretësore nëpër rrjetet sociale, duke shmangur vazhdimisht përballjen mbi punën, arritjet, rekordet e kryebashkiakut Veliaj.

Përplasjet që PD nxiti të Unazës së Re dhe Teatrit, nuk i doli asnjëherë në ballë, ndërkaq që politikisht nuk ka listuar apo ushqyer një sfidë politike ndaj trashëgimisë që ka krijuar kryebashkiaku i Tiranës.

Këtë fushë, PD-ja ua ka lënë panelistëve dhe blogerëve që i ka pro saj. Keni parë një përfaqësues të lartë të PD-së që të debatojë për qytetin publikisht, përveç zëdhënëseve që dalin në podiumin e selisë blu pa pyetje? Asnjëherë!

Ndërkaq në këto zgjedhje, Lista e Tiranës është padyshim një sfidë politike e asaj që palët e kanë konceptuar propozimin karshi qytetarëve.

PS-ja ka paraqitur një listë të rinovuar në krye të saj, ku ka vendosur dy personalitete jo politike por shoqërore në krye siç janë Luljeta Bozdo dhe Najada Çomo. Sado që mund të sulmohen, kjo përbën një risi e fuqishme politike. Në radhë janë vendosur një listë e përfaqësuesve politikë të qeverisë dhe të Parlamentit, e në vijën e “zjarrit” ka vendosur “senatorët” si “Pandeli Majko, Mimi Kodheli e Fatmir Xhafaj për të shtyrë betejën. PS ka vendosur edhe një objektiv; minimalin të qëndrojë në kuotat e 2017-s që me mandatet e sotme është numri 19, e maksimali është kalimi i kufirit i 20 mandateve.

Ndërsa PD-ja, në këtë sfidë për Tiranën nuk ka asnjë promovim që ta shikojë nesër si një emër të saj për bashkinë, si një investim politik për qarkun. Në listë është më shumë një parakalim emrash që kryetari i konsideron të duhur për deputetë, ku mbizotërojnë Vangjel Dule, Shpëtim Idrizi, Mesila Doda e Shpëtim Idrizi në vendet fituese, e ku i vetmi përfaqësues nga komuniteti, kapiteni i Tiranës është i 28-I e kordinatori ekonomik i programit të PD-së Dorian Teliti i 23-ti.

PD ka vendosur në numrin 14 Flamur Nokën, i cili është zhvendosur nga Kukësi në Kamëz e Paskuqan, për të tërhequr vota në kufirin ku PD e shikon realisht veten në këto zgjedhje. Ka thënë Jorida Tabaku që do të marrin 20 mandate në Tiranë? Do të jetë interesant që numri 11 e 12 i listës së PD-së ta shpjegojnë këtë gjatë një fushate në tregun çam, pra Vangjel Dule e Mesila Doda…

15 komente në “Tirana, si kryedueli i zgjedhjeve: Përballja e votës që nga 2009. Pse PD i fshihet sfidës me Veliajn?”

  1. Amarda says:

    Mos u shqeteso z. PATA.
    thjeshtë prit daten 25 prill dhe do marresh pergjigjen qe do te ti davarise te gjitha hamendesimet e tua.

    1. Tony uk says:

      Amarda ti besoj je nga ata te punesuarit ke Shqupi per propagande.

  2. Shoku Sal says:

    Luljeta Bozo, Bozo. Jo Bozdo.
    Jane Myzeqare, nga fshati Kolonje, Lushnje.
    Pyete Petrin, djalin e saj.
    Mos beni si ata komentatoret e futbollit qe i thoshin Odise Roshit, Vlonjati nga Fieri.

  3. Dy peshat e rrenda te PD se , qe peshojne shume here me pak se dr Kosova, ne elektorat,

  4. Adi says:

    Veliaj i mban ne maje te karit keta PeDet

  5. Dajaku says:

    Janë mbledh gjith vemjet ke furriku bythecit të Dibrës.

  6. Luani says:

    Z a Znj Amarda, nuk merret vesh qarte se ca prefiksi duhet! ?
    Nje fitore e pd ne shqiperi do ishte si nje covid20!!!
    Dhe nese do qellonte keshtu, i shkreti popull shqiptar.
    Dhe ne rast se do binte covid20 ne shqiperi, te pakten do marrim vesh si ne, po edhe bota, qarte, se shqiptari ngelet pop v….
    Rama ngelet ai qe eshte….pa diskutim…..po ama me fat shqiperia qe ne kete periudhe pandemie qelloi me ps ne krye.
    Imagjinoni pak sikur te ishte pd ne krye……do i kish len spitalet si ne 97.
    Z Znj Amarda, ti duhesh te shqetesohesh!! dhe jo per fituesin

  7. Amarda says:

    E dashur luaneshë se nuk dukesh si luan?!
    Nuk ka më sens te trembet populli me fantazmen e Saliut vetem e vetem qe PS te marri dhe nje mandat.
    Eshte ne te miren e Ps, demokracise dhe shqiperise qe Rama te ndalet sepse cdo dite qe kalon po shfaq tipare autokratike diktatoriale!
    Madje vete Ps sot nuk reflekton asnje vlere nga vetja e saj, por ka marre formen e shefit te vet. Kaotike, e cmendur, hajdute dhe qe nuk i jep me llogari askujt!
    Demokracia ka difektet e saj por rrotacioni eshte gjeja me e mire e demokracise.
    Rama jot, e dashur luaneshe pati 4 vjet timonin bashke me LSi dhe 4 te tjera e mbajti vetem, e per cfare? Thjeshte qe mos ndante me hajdutet e LSI PLACKEN (BUXHETIN E SHTETIT)!
    Pasi u provua 8 vjet ne dy menyra te ndryshme, perse duhet te provohet perseri?
    Gjithsesi, luaneshe/apo ndoshta dhe mace se luani ne familjen e maces hyn, fitorja e te djathtes (e cila dhe ajo pati 8 vjet kohe te mesoje nga gabimet e saj) do te jete dicka e mire per vendin dhe ty si personazh. Shqiperia do jete nje vend me i mire dhe Ps nje parti me e forte pas ikjes se Rames i cili duhet pranuar ishte aksident ne politike i shfaqur per faj te paaftesise se Sali Berishes.

    1. Per Amarden says:

      Thjesht sepse ne 8 vjet beri shume here me shume nga c’ka bere PD-ja duke futur edhe periudhen e Tosit bashke. Duke u perballur sukseshem me nje termet dhe nje pandemi. Nese punon mire c’rendesi ka sa mandate eshte?! Apo per te bere shokun gjumash KM?! Edhe per mua ardhja e Lylit dhe e Mones eshte drame per vendin

      1. Amarda says:

        Jam dakord
        Klasa politike ne shqiperi eshte drame

  8. Shqiperia e bukur says:

    Ja ke fut kot o Pate….nje pyetje kam pse Veliaj I fshihet debatit e nuk del kurre me gazetare perballe e me panel…nga se ka frike…..

  9. Leart says:

    Ne fakt kjo eshte fushata e pare kur ministrat e qeverise, dhe kryebashkiaket plus kandidatet per deputete te qeverise nuk pranojne dhe nuk dalin ne debate televizive!!
    I bukur shembull !!!
    Po normal se me cilat arritje te 8 viteve te dalin?
    Turp

  10. Realpolitika says:

    NE TIRANE 20 MANDATE PS.
    GJITHSEJ 77 MANDATE PS.
    PD TE RIFORMATOHET .
    TE MESOJ TI SHERBEJ DEMOKRACISE NE OPOZITE KONSTRUKTIVE.

  11. Joel says:

    @ real Politika- jo 77. 97 do marri Ps po kur te shkosh te votosh ti dy here

  12. Alby says:

    Shpresoj që Amarda të mos jetë nga Tirona se ndryshe ka kujtesë të shkurtër. Sa herë që kryetari i bashkisë ka qenë i PS dhe në qeveri ka qenë PD, e dimë mirë se çfarë ka ndodhur (njëri ndërto dhe tjetri prish). Një herë që e mori PD. Ndodhi e njëjta gjë. Luli prishi atë që la Rama. Kush voton në Tiron, këto gjëra nuk duhet ti harrojë. Nqs duan të shkatërrojnë qytetin, të bëjnë rotacion siç thotë Amanda.
    Idea e rotacionit për ndryshim me duket gjëja ma pa vlerë që kam dëgjuar. Kështu edhe një gamor bohet kryetar I PD ose PS. Është e sigurt që mbas 8 vitesh fiton zgjedhjet.. ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje