Nje muaj para zgjedhjeve, nesër më 25 mars nis zyrtarisht fushata zgjedhore. Kryeministri Edi Rama do çelë fushatën duke organizuar një takim në sheshin “Skëndërbej”, në orën 18.00 me masa anti-COVID.
Edhe PD do qëndrojë në Tiranë në çeljen e fushatës që do të nisë nga sheshi “Nënë Tereza” në orën 17:30, pra vetëm me 30 minuta diferencë.
Në ndryshim nga zgjedhjet e kaluara, kjo fushatë nuk do të ketë grumbullim të simpatizantëve të asnjë prej forcave politike, për shkak të pandemisë që ka “pushtuar” vendin prej më se 1 viti.
Por ne ndryshim dhe nga heret e kaluara, tashme PS dhe PD kane nderruar vendet, demokratet zhvendosen tek “Nene Tereza” ku qe nga 2005-sa mbyllnin fushaten socialistet, ndersa PS tek sheshi “Skenderbej”: te cilin nga viti 1992 e kushte “privatizuar” Berisha!
Ndërkohë KQZ u bën apel partive për vetëpëmbajtje dhe të mos përdorin burimet publike.