Kandidatja e PD-së për deputete, Grida Duma, ka paditur sot për shpifje kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Në një deklaratë jashtë Gjykatës Penale, Duma tha se e ka paditur Veliajn për shpifje dhe se dëmi i parashikuar do të shkojë deri në 3 milionë lekë të reja.
“I jemi drejtuar sot Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, Dhomës Penale, sepse qëndron në detyrimin e shtetasit Erion Luan Veliaj, të vërtetojë saktësinë e shpifjeve të tij.
E parashikon ligji që është në detyrën e deklaruesit të vërtetojë vërtetësinë e deklarimeve, deklaratave apo shpifjeve që ai vetë bën.
Dispozita ligjore që parashikohet në Kodin Penal është dëmi i parashikuar do të shkojë në 3 milionë lekë të reja.
Në varësi të asaj që gjykata do të vendosë në formë të prerë, unë deklaroj që ky dëm do t’i shkojë shtetit shqiptar dhe askujt tjetër.
Por ajo që duhet të përmendim qartë dhe pastër, është se drejtësia nuk është vetëm një gjykim, është besim. Vlera e fjalës nuk është një Kështjellë rëre dhe është më e rëndësishmja sot për të rindërtuar Shqipërinë dhe për të rindërtuar besimin në institucione.”- tha Duma.
Këtë padi ndaj Veliajt, Duma e ka ngritur pasi ai disa herë e ka quajtur atë “trafikante apartamentesh”.
“Shtetasi Erion Veliaj ka ngritur një sërë akuzash të drejtpërdrejta, duke e akuzuar znj. Duma si trafikante apartamentesh. Deklarata të tilla përveçse janë trillime shpifëse, bëhen duke përdorur një terminologji kriminale pikërisht për t’i bërë më të rënda për publikun.”.- thuhet në padinë e Dumës.
Edhe ky Lali Pjerdhi ia fut kot, po kot fare. Jo se me plasi per kete Dumen, po cfare dmth trafikante apartamentesh? Dmth i merr apartamentet ne Tirane dhe i trafikon ne Rome, apo ne Bruxel. Keshtu eshte mor lali Pjerdhi kur te flet suma para trunit.
Po e tille je o G. Suma. Te njejtin apartament e ke shitur me shum se njehere. Ti je per burg po ne shqiperi esht nocjon i huaj denimi i hajdutve politikan.
Hahahahaha e bukur dhe kjo , pikerisht kaq lek i duhen tani per tani Grida sumes , 30000 milion lek te vjetra……. e cdo na heqin trurin ne keta …..dhe kjo sharabajga si Xen buzpidhi ….edhe Xeni hodhi ne gjyq portalin amerikan se gjasme i kish njollosur figuren …….nuk thone ama se cndodh me vone , dhe se cili eshte perfundimi ……..gjykatat amerikane te Florides e peshtyn ne surat Xenin e babait …..kujtonte Xen hajduti se ish ne Albanistan , ku akoma komande ben kanceri digital , doktor varmihesi i rendomte …..keshtu dhe Grida ……hedh ne gjyq Erionin ……deri ketu shume bukur , por do te ishte akoma me bukur kur te dilte vendimi i gjykates ….dhe jo te mbeten vetem te hedhja e fishekziareve : ja e hodha ne gjyq …..por te botoje dhe vendimin e gjykates , te tregoje dhe gelbazat qe i peshtyn gjykata ne surat , po kane cipe ……
Thua se Erjoni eshte idjot , thua se nuk ka perpara fakte dhe te dhena ….ajo esh e verteta …..Grida kish formuar jo kompani ndertimi , por bande ndrtimi ……nuk eshte njesoj banda me kompanine ……nejse presim vec se eshte me see sigurt qe do humbasin …..nese nuk uben pershtypje ama demshperblimi i gjykates , sepse kane vjadhur kaq shume sa qe nuk duan tja dine , si Sali plera , a e dini sa denime dhedemshperblime ka dhene gjykata kunder llafazanit digital ????? Thjesht pisit nuk i ben pershtypje , dhe nuk i ben se nuk zbatohet me rigorozitet ligji anti shpifje ……mere rase brenda qofte dhe dy tre muaj Saliun dhe do shikojme , do llapi me ?????? ……….Tung