Stërvitja e NATO-s nën komandën e SHBA në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Nuk është thjeshtë një stërvitje

24 Mars 2021, 15:08Politika TEMA

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, foli mbi stërvitjen e NATO-s në Shqipëri, e titulluar “Defender Europe 2021”.

Kjo për Peleshin nuk është thjesht një stërvitje, por edhe një tregues i qartë i marrëdhënieve të mira që ka Shqipëria dhe SHBA, si një nga aleatët kryesorë të saj, por do të thotë shumë dhe në aspektin financiar, pasi do të rriten të ardhurat në strukturat ushtarake.

Gjithashtu ai komentoi dhe donacionin e SHBA për Shqipërinë, e cila sot i dhuroi vendit 29 automobila të blinduara ushtarake, që do të përdoren në këtë stërvitje galoponte.

“Një ditë pas zgjedhjeve zhvillon stërvitja “Defender Europe 2021”. Do të kemi një fluks të madh ushtarakësh të marrë nga shumë vende, ndaj kërkon shumë angazhim.

Kemi një partner që siç e dini është serioz, si SHBA. Janë marrë të gjitha masat që ky event të japë mesazhe pozitive. Kjo ka dhe lidhje me të ardhmen tonë.

Tregon se kush është aleati që Shqipëria do të mbështetet sot dhe përgjithmonë. Stërvitja do të nisë në mes të majit deri në mesin e muajit qershor, në disa lokacione.

Nga Shqipëria do të marrin pjesë 900 forca ushtarake. Ashtu sikundër edhe një infrastrukturë e jashtëzakonshme do të vijë nga jashtë.

Do të jetë një mundësi e artë për të testuar kapacitetet tona ushtarake, ashtu siç e përmenda që janë duke u pasuruar me kontribute në NATO, por edhe nga buxheti në rritje i shtetit, se si vend anëtarë të NATO-s do të rriten investimet në fushën e mbrojtjes.

Donacioni i SHBA, 29 automobilat e blinduara, janë fjala e fundit për teknologjinë. Ato do të përdoren gjatë stërvitjes. Donacionet e SHBA kanë një domethënie pozitive.

Janë paketë e plotë, nuk janë vetëm ata që shohim dhe preken, por edhe trajnimi dhe kujdesi i personelit për t’u kujdesur për to. Në të kaluarën kemi bërë gabime, kur kemi bërë një investim më të lirë, por na ka kushtuar më shtrenjtë”, tha Peleshi.

3 komente në “Stërvitja e NATO-s nën komandën e SHBA në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Nuk është thjeshtë një stërvitje”

  1. Un s’i besoj me ktyre ,kur shof se cpo bejne Ambasadoret Amertikane
    ne kto 30-vjete ne Shqiperi qe kultivojne Bandat e Krimineleve duke sabotuar Shtetin Ligjore
    dhe Demokracine ne Shqiperi lo.
    Un kam frike se kta po na hane ne bese dhe do jene nji Bombe Atomike brenda Shqiperise ,
    kte ide me krijoi gjithe Veprimtaria Poshteruese ndaj vendit tim e gjithe Ambasadoreve Amerikane ktu.
    Mjerishte ne kemi nji shtet fragil ,e Pushtetare qe nuk kan inteligjencen e kerkuar dhe
    kuptojne cfar po ndodh ne kte Bote sot e cfar do vij mbas Pandemise ,
    ku e si rrotullohet Bota sot dhe kjo me ben dyshues e pesimiste per kte prezence Ushtarake Amerikane ,
    kam nji parandjenje te keqe ,se do na presin ne Bese edhe pse Amerika eshte nji nder vendet qe ne si shqiptare
    e duam dhe rrepsketojme aq shume .
    Mjerishte Djalli i ka ndryshuar gjerat dhe ekujlibrat e ksaj Bote dhe mundet te presesh gjithcka nga kta .
    Zoti qofte me Shqiperine .

  2. Mrika says:

    Fjala e fundit e teknologjise thote qoftja. Shba po i heq nga perdorimi se i kane mbi 30 vjete ne perdorim. Sidoqofte qylin e do edhe mbreti

  3. 007 says:

    nuk ashte thjesh nje stervitje thot Peleshi ! po ça ashte nje pushtim ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje