“Javë e tmerrshme për Tiranën”! Ish ministrja e LSI: Na prishën Maternitetin ku kemi mijëra kujtime

25 Mars 2021, 09:22Politika TEMA
“Javë e tmerrshme për Tiranën”! Ish ministrja e LSI:

Ish ministjra e Integrimit, Klajda Gjosha thotë se kjo ka qenë një javë e tmerrshme për Tiranën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka bërë një përmbledhje të ngjarjeve në Tiranë duke filluar nga prishja e maternitetit Mbretëresha Geraldinë deri tek vendimi që Galeria Kombëtare e Arteve të ndjekë fatin e godinës së Maternitetit.

Ajo thekson se në fund të mandatit kjo qeveri po shkatërron e tjetërson çdo pasuri kulturore e publike.

“Javë e tmerrshme për Tiranën. Të shtunën në darkë u prish materniteti Mbretëresha Geraldinë, monument kulture e memorie historike për të gjithë qytetarët që lidhën me të me qindra mijëra kujtime!

Të hënën u prish Mozaiku i Tiranës. Gjurma më e vjetër historike e Kryeqytetiti nga periudha e Perandorisë Romake, asaj Bizantine dhe fillimet e Krishtërimit në Shqipëri.

Shkatërrohet në pak sekonda duke u mbuluar e gjitha në beton! Ndërkohë po këto ditë është marrë dhe vendimi në KKT që Galeria Kombëtare e Arteve të ndjekë fatin e godinës së Maternitetit.

Për fat të keq projekte të ngjashme janë parashikuar dhe për Muzeun Historik dhe Bibliotekën Kombëtare.

Në fund të mandatit kjo qeveri po shkatërron e tjetërson çdo pasuri kulturore e publike. Duket sikur zemërimi për humbjen e pushtetit po del duke shkatërruar cdo gjurmë historie dhe identiteti mbi kryeqitetin e Shqipërisë!

25 prilli nuk është vetëm rotacion politik por dhe mision kombëtar! Duhet t’ia ndalim dorën kësaj qeverisje, para se të na tjetërsojë dhe si qytetarë e si komb”, shkruan Gjosha.

3 komente në ““Javë e tmerrshme për Tiranën”! Ish ministrja e LSI: Na prishën Maternitetin ku kemi mijëra kujtime”

  1. Viola says:

    Ku kemi me mijra kujtime ? Sa here paske shkuar aty ? Apo e kishe fjalen edhe per kujtimet e te tjereve ?.

  2. KUR KLAJDA BEN SIKUR I DHIMBSET GJE says:

    HE PRA HE SI I BEHET SE KUR ISHIT JU NE PUSHTET IKU MUZEU I SHKENCAVE TE NATYRES EDHE U BE PALLAT
    APO SQUHET KJO KA KALUAR

  3. elb says:

    Ou ou,po sa here ke pjelle ti mi gru,apo ke hedh ndonje keshtu si pa dashje e pa leje.Le qe prape sbehen mijra ,nuk e besoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje