Sulmi i PD-LSI ndaj Sinovac: Ja të dhënat e vaksinës kineze që e përdorin 2 miliardë njerëz në të gjithë botën

25 Mars 2021, 18:03Sociale TEMA

Nga Ylli Pata

Siç pritej, ka nisur një sulm politik për vaksinat e mbërritura sot në Shqipëri nga Turqia, si pjesë e një marrëveshje të qeverisë shqiptare me kompaninë turke që prodhon vaksinën anti-Covid Sinovac.

Pas një sulmi të medias pranë familjes Berisha, dy përfaqësues të lartë të opozitës me profesionë mjekë: Tritan Shehu dhe Petrit Vasili kanë lëshuar alarmin se shqiptarëve po u injektohet një vaksinë e pasigurtë dhe e rrezikshme.

Një tezë e thënë qesim, fiks si i famshmi alarm për orarin e rënies së tërmetit.

Ka një kaos total nga ana e politikës opozitare në lidhje me qasjen ndaj luftës kundër pandemisë së koronavirusit, e në veçanti ndaj vaksinave.

Ndërkohë që kanë qenë përfaqësues të opozitës, që disa herë kanë bërë thirrje pas mungesës së ardhjeve të vaksinave nga Pfizer, Moderna apo Astrazeneka, për të hapur rrezen e përdorimit të vaksinave të tjera.

Mesila Doda, kandidate e PD-së, ka qenë ndër të parat që bërë të ditur se nuk duhet të ketë paragjykim për të sjellë vaksinën Sputnik V në Shqipëri.

Po ashtu edhe Petrit Vargu, mjek pranë LSI-së ka deklaruar në emisionet televizive që duhet të hapet vendi ndaj vaksinave të tjera, si pasojë e pamundësisë nga kompanitë perëndimore për të furnizuar Shqipërinë.

EMA, që është Agjencia e Barnave të BE-së, ka certefikuar vaksinat që i përdor në territorin e saj, që janë Pfizer, Moderna, Astrazeneca, ndërkohë që ka nisur të ekzaminojë vaksinën Sputnik që nga fillimi i marsit.

Nënkryetari i LSI-së ka deklaruar sot se vaksina kineze ka një rezultat suksesi prej 50%, kundër mbi 90% të vaksinave perëndimore.

Siç bën të ditur BBC, në një artikull të saj, vaksina kineze e cila përdoret në një numër të madh vendesh, ka një vlerësim të ndryshëm, sipas testimit që është bërë në popullsi.

Kështu, konsorciumi kinez Sinofarm që prodhon vaksinat anti-covid, ka bërë të ditur se kjo vaksinë ka një rezultat prej 79% në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Ndërkaq, Turqia ka bërë të ditur se Sinovac që aplikohet në këtë vend, ka një saktësi prej 92%.

Emiratet e Bashkuara Arabe bëjnë të ditur se efektiviteti është 86%.

Ndërkaq, Indonezia, një vend shumë i madh që përdor vaksinën kineze, ka bërë të ditur se efektiviteti i saj në popullsi është 65%, po sipas BBC-së.

Shifra që përmend Vasili 50% është një qëndrim i kërkuesve të Brazilit, që përdor Sinovac masivisht nw dhjetorin e shkuar, por ndërkohë që po studiuesit brazilianë kanë dhënë shifrën e 78% si efektshmëri të kësaj vaksine.

Përveç Kinës, Sinovac në rajon po e përdor edhe Serbia, Mali i Zi, e Bosnja, ndërkohë që përdoret nga vende të mëdha si: Indonezia, Brazili, Bahrein, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Turqia etj.

Pra thjesht po të bëhet llogaritja me numrat e banorëve, shkon në 2 miliard banorë.

Vaksina kineze është një vaksinë klasike e krijuar nga një virus i dobësuar, ndërkohë që vaksinat perëndimore Moderna, Pfizer e Astrazeneca, janë të prodhuar nëpërmjet mRNA, siç quhet ndryshe shpërbërja gjenetike e virusit Covid 19, dhe injektimi i tij në trupin e pacientit.

Lufta politike ndaj vaksinën Sinovac nga ana e opozitës, thjesht do që ta polarizojë e politizojë një situatë jetike e dramatike për qytetarët, siç është rreziku për shëndetin e tyre.

Debati për efektivitetin apo edhe rrezikun e mundshëm të vaksinës kineze duhet bërë profesionalisht dhe me kujdes, duke përdorur argument shkencore e logjika të studiuara.

Vetë përdorimi i kësaj vaksine nga miliarda njerëz në botë, është një argument që askush nga këto vende nuk është aq i çmendur sa të rrezikojë jetën e qytetarëve të vet…

11 komente në “Sulmi i PD-LSI ndaj Sinovac: Ja të dhënat e vaksinës kineze që e përdorin 2 miliardë njerëz në të gjithë botën”

  1. Dorian says:

    Terbim, terbim i mjekeve sharaltane e shpirtzinj.
    Uroj qe Edi Rama t’ju sjelle edhe ketyre nje kontigjent vaksinash kunder terbimit!

    1. Asllani says:

      Mjaft u more me keta Antishqiptar
      VASILI dhe Berisha vetem LEHIN si QEN RUGESH
      Mos degjoni keto mostra
      RAMA PUNON Luli MONA Like Berisha flen
      RAMA FITONI se punon
      Keta vetem LEHIN si QEN RUGESH

  2. gjergji says:

    PD ka te drejte.Vaksinat kineze jane te pershtateshme per gjithe njerezit e botes perparimtare,me perjashtim te “shpellareve” shqiptar.

    1. Traktori me zinxhira says:

      Keta duhet ti marre prokuroria per perhapje paniku.

  3. BH says:

    O Zoti Pata,
    Dicka eshte e paqarte nga shkrimi juaj: A e kuptoni qe Sinovac dhe Sinopharm jane dy vaksina te ndryshme Kineze? Sinopharm ka nje vaksine me superiore dhe te pranuar ne disa vende serioze. Sinovac ka nje vaksine qe eshte pranuar nga Turqia por qe nuk ka rezultuar shume efektive. Ne Hong Kong(pjese e Kines tashme) e shohim po ashtu me skepticizem.
    Thjesht behen debate pa u wartesuar per cfare vaksinash behet fjale…

  4. Tit Vasili doktori i bythes , hajdut i mrekullushem says:

    Titi ska cipe , i ka plasur , ne vend te mbeshtese vaksinen qe po e kerojne me ngulm dhe gjermanet , ri e vjell vrer , kanceri digital po e ka bere rruge terorin dhe shpifjet , kurse per doktorin e palles , Tritan Shehun ka te drejte ta shaje , atij nuk i duhet vaksina , e ka bere vaksinen ne Lushnjs , prasin e Lushnjes ….. ajo vaksine e ka bere Tritanin trim me flete….

  5. argumenti says:

    2 miliarde jane kineze o rrace muti por ju jeni me haleatin strategjik pederast 300 milione

  6. Qerim Vidohova says:

    Ju te Temas gaboni rende me menyren si e trajtoni problemin.
    Se pari: ju jeni aq te njeanshem ne mbeshtetje te qeverise, sa cdo trajtim qe ju mund ti beni problemit, automatikisht do te paragjykohet nga njerzit.
    Se dyti: Ju jeni aq joprofesional kur flisni per ceshtjen, sa te lemerisni. Ju numroni gjithe ato vende ku ka filluar perdorimi i vaksines kineze dhe per cdo vend ju jepni nje efektshmeri. Pra, ne vend qe te bindni, ju corientoni njerzit duke dhene kaq shume shifra per te percaktuar efektshmerine.
    Se treti: Pata, i cili nuk duhet te kete me shume mend se nje pate, shkruan: ” Vete perdorimi i kesaj vaksine nga miliarda njerez ne bote, eshte nje argument qe askush nga keto vende nuk eshte aq i cmendur sa te rrezikoje jeten e qytetareve te vete”.
    Po mire more zoteri, si eshte e mundur te thuash nje genjeshter te kesaj shkalle, kur keto vende me popullsi te perbashket prej disa miliarda njerez, nuk kane vaksinuar akoma as 10 milione njerez te gjitha se bashku me kete lloj vaksine. Surrati jot i papergjegjshem e perdor popullsine e tyre gjigande, si numer te vaksinuarish me vaksinen kineze.
    Dhe e fundit, a nuk mund ti referohej Tema nje specialisti te mjeksise, por shkon dhe gjen nje pate a patok, thjesht nje gazetaruc sherbetor, per te folur rreth ketij problemi, qe popullit ti largohej skepticizmi nga vaaksinimi me kete lloj vaksine?

  7. Une e di says:

    Duket kush e do Shqiperine.
    RAMA eshte njeriu i vitit qe siguroj VAKSINEN. C’do fitore e PAPRITUR E RAMES e bene OPOZITEN me te pa kuptueshme dhe jo te dashur. Pyesni popullin a e do vaksinen?
    Rama je NJESH, Je ARTIST, je NJERIU I VITIT.

  8. fati says:

    O qero me i permbajtur, mos llap e fyej gazetarin e te gjithe te tjeret. Po si kujton zotrote se populli do te degjoje ty e ca mjeke mjerane prane partive politike (llogarit mjeket e kane vendin ne klinika e spitale e jo prane partive politike, se kur vjen puna per semundjet edhe sala me shoke ne spitale shkojne). Vaksinat jane ilace qe kurojne semundjet, njera me pak e tjetra me shume, po nuk jane asgje more qero. Nuk eshte se qeveria i u drejtua kines per vaksina, megjithse e gjithe bota po i drejtohet asaj, por nuk pati rruge tjeter, popullsia duhet vaksinuar. Po ti more debil perse nuk flisje keshtu ne kohen e xhaxhit, kur ne te gjitha ilacet i kishim kineze, e cfare te keqje pate nga kina e ilacet e saj.

    1. Qerim Vidohova says:

      Hajde llogjike hajde! Se ku e sheh ti qe une jam kunder vaksines kineze, kete hajde dhe gjeje, te kam rixha! Lexoje edhe nje here cfare shkruaj, pastaj fyej derisa te kesh qejf.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje