Rusia me sytë nga zgjedhjet e 25 prillit në Tiranë: Shpresojmë që me Qeverinë e re, të kemi tjetër marrëdhënie

26 Mars 2021, 20:02Politika TEMA

Zgjedhjet e 25 prillit shihen si një dritare e re edhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rusisë. Për ambasadorin rus në Tiranë Mihail Afanasiev, pika e parë do të ishte rifillimi i punës së Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri për Tregtinë, Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tekniko-Shkencor, siç u dakordësua në vizitën e fundit që kryeministri Rama zhvilloi në Moskë.

Afanasiev tha për emisionin EuropeIN se ky komision deri në vitin 2009 ka funksionuar në mënyrë shumë efektive dhe aktive.

“Shpresojmë që pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të datës 25 prill dhe formimit të qeverisë së re të Shqipërisë, autoritetet e vendit do të kenë mundësinë të trajtojnë temën e komisionit ndërqeveritar, dhe më pas të mund të kthehemi së bashku në tryezën e bisedimeve dhe të diskutojmë të gjitha çështjet e ngutshme të bashkëpunimit tonë.

Ne nuk i diktojmë askujt si të jetojë dhe nuk japim këshilla, nëse nuk na kërkohet”, tha ai.

Duke thënë se parimi kryesor i politikës së jashtme ruse  mbetet mosndërhyrja në punët e brendshme të shteteve të tjera, Afanasiev thotë se janë faktorë të jashtëm që kanë ndikuar në prishjen e marrëdhënieve të Shqipërisë dhe Rusisë:

“Arsyet e rënies së nivelit të marrëdhënieve tona më duken disi artificiale. Me sa duket, ky është një nga elementët e luftës politike që po zhvillohet jo vetëm midis forcave politike në vetë Shqipëri, por edhe në rajon në tërësi, në të cilin lojtarë të ndryshëm të jashtëm garojnë për të ushtruar ndikim.

Shembuj të gjallë, përfshirë ato të vendeve fqinje, tregojnë se kjo gjendje e bashkëpunimit tonë dypalësh nuk është normale”.

Teksa pranon se ekziston gjithashtu një grup vendesh dhe entitetesh, me të cilat Rusia ka marrëdhënie të privilegjuara, ku përfshihet Serbia, Republika Serbe e Bosnjes, ambasadori rus në Tiranë nuk përjashton nohjen e pavarësisë së Kosovës:

“Rusia pranon çdo zgjidhje që do të arrihet nga palët. Nëse zgjidhja do të thotë pavarësi, atëherë Rusia do të njohë pavarësinë e Kosovës.

Ne gjithashtu besojmë se vendimi që do të merret si rezultat i dialogut, do të duhet të miratohet nga një rezolutë e re e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në mënyrë që ajo të marrë një legjitimitet global dhe çështja e Kosovës të hiqet përgjithmonë nga axhenda ndërkombëtare”.

Sipas ambasadorit pozitiv është fakti që edhe Shqipëria pranoi marrjen e vaksinës ruse Sputnik pas refuzimit fillestar nga kryeministri Rama:

“Zhvillimi i ngjarjeve ka treguar se politika e egoizmit kombëtar, e cila është shfaqur në disa vende të caktuara në botë, po na çon në një rrugë pa krye.

Gjëja e parë që vlen të ketë vëmendjen tonë është efikasiteti i saj i lartë i provuar (mbi 91%), numri minimal i efekteve anësore të identifikuara, kushtet e thjeshta të ruajtjes (në një temperaturë prej + 2 gradë deri në +8 gradë) dhe avantazhi i rëndësishëm i tregut –vaksina ka një çmim të ulët, krahasuar me analogët e tjerë”.

Në Intervistën për EuropeIN ambasadori rus foli edhe për nevojën e bashkëpunimit mes vendeve, në mënyrë që të plotësojnë nevojat e popujve të tyre për vaksina.

30 komente në “Rusia me sytë nga zgjedhjet e 25 prillit në Tiranë: Shpresojmë që me Qeverinë e re, të kemi tjetër marrëdhënie”

  1. Shqiptari says:

    O sasha nuk nderrohet qeveria jo kjo qe esht do jet prap , keni 70 vjet qe prisni ti bien koqet dashit , nuk bien asnjeher sasha mos shif endrra ne diell , Rrasia vaj via ke shpia .

    1. Saliq Metiq Bashiq KOKMADHIQI says:

      Pazhalluista i dasfidanjia gaspadin Afanasijev.
      Zamallçi sabaka provokator, davaj, davaj tvoi dom rasija.

      1. ILYRIA dhe SHQIPETARET►vetem me Mend ne Koke►Rruge tjeter nuk duhet te kete. says:

        Ashtu de………te heshti Qeni Rus……..Shtepine e kane ne NOVO-SIBIRSK………Po ate pune kane dhe per ate Pune paguhen Ambasadoret…….►kane investuar jo pak tek PD, qe ne fillimet e krijimit e saj dhe jo pa Rezultate……►arriten nepermjet Sal Ram Berishes Suksesin me te madh te tyre ne Shqiperi…..►►Analfabetizimin e Popullit Shqipetar◄◄…..Sot qe flasim, me teper se gjysma e Popullsise nuk u eshte mesuar te shkruajne e artikulojne ne Gjuhen Amtare ………..te tjerat per mua jane te rendesise se dores se dyte …..►Faktet e aferta te lidhjes se tyre me Sal Ram Berishen…….Rreth 400 “Qytetare” Ruse ishin per “Pushime” gjate Periudhes se Cadres ne Tirane……..Lyli eshte shpetuar nga ata qe gjithmone kane qene Syri dhe Veshi ndihme per Shqipetaret…….Plani ishte eleminimi fizik…..Arsyet i kupton c`do Njeri……Skena do ishte Pike per Pike perseritja e Historise se Azem Hajdarit……….Sido qe te jete, per mendimin tim, edhe nga ky kendveshtrim teper Serioz per Shqiperine, ►duhet te ELEMINOHET PERFUNDIMISHT POLITIKISHT kete 25 Prill◄, Sal Ram Berisha/ Ilir Meta/ dhe pasardhesi , me lidhje Direkte tek FSB (KGB e shkuar) Ruse, Lulzim Basha….atehere do shkeputeshim te pakten per nje 10-vjecar nga nderhyrja direkte dhe e padukshme e Ruseve ne Shtetin Shqipetar……kjo eshte shume pak, por teper e sigurt………….

    2. Grek Magjupi Racist says:

      Te shpresoime te fitoi Sali Serbi, Lul bashoviqi, Janulloviqi, Metiq, Moniq, Flamuriqi etj me ne kryeparlamentar Turkofagosin.

      1. koqe zi says:

        A e harruat kur rusia ua mbushi barkun me buke gjysherve edhe baballareve tuaj o shqiptrare?
        I beri me farbrika unviersitete kinostudio e ushtri,
        edhe ceshte me e rendesishmja i mbrojti kur amerika me angline e bishtat e tyre ne evrope benin llogari ti ndanin midis greqise edhe jugosllavise gjate edhe pas L2B.
        Po si popull mosmirenjohes a kemi ndonje rruge stalin apo edhe mao per ndihmen qe na dhane kinezet? Jo por kemi rruge me emrat e gjithe zagareve qe ka sjelle rruga keto 30 vjet ketej nga ne.
        Megjithate lavjeresi i historise po kthehet ne te kundert. Se historia nuk eshte qere lopesh me rrote sic themi ne por ore zviceriane. Prandaj behuni gati te lepini ato qe peshtyte keto 30 vjet.

  2. Leonardi , Ingolstadt Bayern, Deutschland says:

    O te shkretet bijte e Carit , ngordhen duke pritur tu” hapin “deren ….kane vite qe rine ne pritje , kane shpenzuar shume ….bejne ceshte e mundur te destabilizojne Shqiperine , levizin guret e shahut andej e kendej dhe su del llogaria ……edhe nje i pamende i kupton qe keta ngatrestaret e Europes fshihen pas opozites shqiptare ….gjene me te mire beri dhe ben Kryeministri Rama qe imban ne distance arinjte siberiane , keta kish ne mendje profeti kur nxori thenien qe : u jep doren dhe te rembejne krahun ……

  3. Floriri says:

    Normale qe shpresoni tek qeveria që do vije se janë pro Serb si Sala dhe Lul bytha. Po a do vine dot….. Mos shpresoni si Dhelpra tek bolet e dashit, se me këto tru qe kane as në 2050 skane për të ardhur në pushtet.

  4. Shqipe-Free says:

    Rusia ka syte nga Klyshet e UDB.se:Berisha-Meta-Basha…lol

  5. Putona Mona says:

    Kurvat Putiniane ne ambasaden Ruse mezi presin qe kurvat Putiniane te PD-LSI te vijne ne pushtet.

  6. Kol says:

    Harroje se do jete e njenjta qe ashte

  7. Milan says:

    Qeveria e re eshte Edi Rama dhe maredhenit do te jene po ato qe jane o Muzhik

  8. Tz says:

    A e shikoni o njerez se kujt I sherbejne plehrat e PD,e thote Vete ambasadori i RUSISE

  9. Viola says:

    Ruset nuk nderhykan ne punet e brendeshme te shteteve.Nuk i paskeni njohur shqiptaret. Ne na pelqen kur gjerat thuhen hapur qofshin edhe gabim ndonjehere keshtu lihet vend edhe per diskutim kurse ju jeni si ajo mola qe nuk e shikon po ajo nderkohe ti ka gryer traret e shtepise dhe e kupton kur te bie catia ne koke.Nga cila qeveri e re prisni ju te ndryshojne mardheniet.Ju nuk nderhykeni po nderkohe beni diversion. Tamam stil sllav.Pastaj me sa di Rama erdhi ne Rusi si kryetar i OSBE dhe jo si kryeminister i Shqiperise prandaj nuk ka si te beje marveshje per marredhenie ekonomike apo shkencore a ku di cfare tjeter.

  10. Tavarish Mihail , sikur te theshe drejt se ke qeveri do deshironit , se faktikisht Shqiperis e ka qeverine dhe ju mund te kishit biseduar dhe te bisedonit , po ashtu dhe njohjen e Kosoves mund t’a kishit bere po ashtu dhe mund t’a beni dhe me kete qeveti qe eshte !

  11. taras bulba says:

    E keqja me keta eshte se keta nuk ka qene , nuk jane dhe nuk do jene dhe ne te ardhmen sado e larget te jete te sinqerte me Kombin Shqiptar …..intervista e ambasadorit rus ka gjera interesante , ka te verteta , per sa i perket vaksines , ka nje te drejte , nuk e di nese ishin te sinqerte me propozimin megjithate e thane fjalen e mire ……por ka dhe ipokrizi , ka mungesa te shumta te sinqeritetit , po ndaloj vetem tek njofja e Kosoves …….nuk eshte ashtu sic e pershkruan …..del para Shtetit Shqiptar ambasadori me lule perpara ne duar por me doren tjeter mban thiken ……figure e njohr e nje njeriu me dy fytyra , nuk mund te thuash qe nese bien dakort dy palet , ne jemi gati ta njohim Kosoven , kur dihet qe njeres pale” serbise ” i ben presion dhe i jep mesimi dhe mbeshtetje qe te mos njohi Kosoven …..per serbet e kam fjalen , dhe se ne Kombet e Bashkuara jane te vetmit qe kundershtojne , dhe se atje , nuk thone qe : po rana dakort 2 palet , ne si fuqia e madhe dhe nje anetare e perhershme e Organizates do ta njofim Kosoven , por ruset ngulin kembe se Kosova nuk do te njifet kurre nga ata si shtet sovran dhe i pavarur , duke u dhene mesime dhe duke u treguar rrugen e qarte qe duhet te ndjekin serbet ….ketu ambasadori na e prish pak qefin dhe nuk tregohet i vertete…..edhe ne jeten politike shqiptare ka fakte dhe te dhena qe ruset kane futur hundet thelle , ata jane mbas opozites se rrugeve , ata i financojne , ato tani nuk jane te fshehta , dihen nga te gjithe , opozita e sotme , serbet dhe ruset , jane si procesi i fucive qe lidhen me tub ne fund me njera tjetren , komunikojne me njera tjetren ……..keta, ” ruset “sa me larg ti mbash , aq me mire eshte … , si kemi patur kurre ne shekuj miq, kurre nuk na kene ndihmuar , dhe si rjedhoje nuk do na mungojne …….sa me larg , aq me mire …..

  12. Roberto says:

    Mund ta kete fjalen per qeverine e re Rama me qe pranoi vaksinat Ruse. Mire e ka,kur te zgjidhet qeveria e re Rama??se s’ka tjeter kush ta beje Shqiperine.??????????

  13. . says:

    perse kjo deklarat pak dit para zgjedhjeve.kjo eshte nderhyrje ne punet embrendeshme te nje shteti tjeter.Bashen Berishen dhe Meten i ke perseri ne opozit,bashk me ta edhe ti rrushko.te fala ucicit.

  14. ttt says:

    LAVDI VEPRES SE LENINIT TE MADH
    POSHTE IMPERIALIZMI RUSOMADH…….

  15. Olimpia says:

    Rusia perhere ka ndjekur politike pansllave dhe ne linjen e kishes ortodokse.Edhe pas Luftes se dyte boterore ishin lideret filosllave prane Stalinit qe e lane Shqiperine nen orbiten jugosllave.Mbas 48 s per hir te se vertetes Stalini qe ishte gjeorgjian ,e kuptoi kete loje dhe e shkeputi Enver Hoxhen dhe Shqiperine nga ndikimi Jugosllavise,natyrisht edhe per interesat e tij.M e vdekjen e Stalinit sllavet qe moren pushtetin ne Moske eleminuan Berien jo sllav dhe u afruan serisht me Jugosllavine.Enver Hoxha beri levizje te zgjuar qe u shkeput nga ish Blloku lindor kryesisht sllav ,por gaboi qe izoloi vendin nga Perendimi…Ne se do te luante midis Kines dhe Perendimit avantazhet do te ishin te jashtzakoneshme.
    Aktualisht Rusia perpiqen te ringrihet.Nje nga ceshtjet me te rendesishme per te eshte legalizimi nderkombetar i rimarrjen se Krimese.Prandaj realisht ,nga pikpamja e njashmerive ,Rusia ka interesa qe Kosova te njihet Nderkohe kerkon te njejtin gje edhe per Krimene.Natyrisht politika shqiptare,duke ruajtur gjithmone partneritetin strategjik me BE dhe NATO n duhet te kujdeset ne mos acarimin e marrdhenieve me Rusine ,por edhe me Knen.Kjo percaktohet nga interesat themelore kombetare,njohja e Kosoves nga OKB dhe kapercimi i vetos ruse dhe kineze ne KS te OKB s.N e politiken e jashteme kerkohet zgjuarsi….jo cdo inteteres i partnereve perendimore perputhet me interesat tona.P populli yne ka nje fjale te urte …shtate hile dhe nje trimeri…

  16. Outspoken says:

    E provuam Rusine per 45 vjet edhe vetem vuajtje dhe mizerje na dhane nga Ruset !

    1. Moisi Golemi says:

      Trap!! Rusinë e ke provuar vetëm 12 vjet, nga 1948-1960. Por edhe në atë periudhë, 6 vitet e para ishte ndihmë gjigande dhe e pakushtëzuar, ndërsa 6 vitet e dyta ishte me thikë pas shpine.

  17. Edi NYC/USA says:

    Rusia përpiqet gjithmonë për të keqen e Shqipërisë, prandaj kurrë nuk do ti fitoje zemrat dhe mendjen e Kombit Shqiptar!…

  18. Buda says:

    NJIHNI PAVARESINE E kOSOVES DHE MARREDHENIET TONA DO TE KTHEHEN NE NORMALITET.

  19. tropoja says:

    Shume i mderuar dhe i rrespektuar zoti ambasador ne radhe te pare ju kerkoj ndjese si qytetar i ketij vendi ku kryeplaku yne edvin mafia reagoi ne nje menyre rrugaçerore egoiste kur ju i ofruat vaksinen ruse shqiptareve te varfer te rraskapitur te lodhur nga skamja dhe korrupsioni i nje bande qeveritare pra ju falenderojm shume dhe ja ku erdhi dita e rames i rane pendet doli lakuriq e pranoj shpetimin vaksinen ruse por keshtu eshte ky kaoadaia yne ne kete katundin tone dhi e zgjebosur bishin perpjete,gjithashtu shume i nderuar zoti ambasador ju thoni qe me qeverine e re prisni mardhenie me te mira dhe keni te drejte sepse te gjithe ne shqiptaret jo vetem ju te huajt presim mardhenie me te mira me qeverine e re ku qeveria tu siguroje qytetareve te vet kushtet minimale per jetese siguri drejtesi prandaj zoti ambasadar ju falenderojme nga zemra dhe ju lutem na ndihmoni sepse populli nuk ua harron kurre qeverite diktatoriale vijne e ikin por populli do jete ketu gjithmone dhe suksese ne punen tuaj shume i nderuar dhe i rresoektuar Zoti ambasador

  20. Trocki says:

    Mos valle po investon Rusia , si ne SH.B.A. , Per ndryshimin e rezultatit te zgjedhjeve ? Shqiptare , vendosni per fatin e femijeve , e mos u genjeni me nje thes miell, para , apo celular. Shtepine tone ta rregullojme vete.

  21. Or komentues mos e ngaterronı rusıne me kohen e Hrushovıt Ne mardhenıet me Rusıne kapatur te mıra ka paturneglızhıme dhe tekeqıa Por te mos harrojme 3 me te mırat qe kemı patur nga Rusıa E para,Ishte Rusıa dhe Lenını qe denoncuan Traktatın famekeq te Berlınıt qe bente fjale mbı coptımın e shqıperıse,Ku edhe sot dısa troje shqıptare ndodhen jashte kufırıt, E dyta ıshte Rusıa qe mbajtı peshen me te madhe te luftes se dyte borte
    rore qe ushtrıa Nac,Clırımtare clıroj shqıperıne dhe ne na rreshtojme fıtımtaret, E treta Ishte Rusıa qe me veton e saj me 1948 ne konferencen e paqes ne Parıs na futı OKB Ku shtete qe sot edhe ato ı kemı mıq nuk ıshın dakort qe shqıperıa te ıshte anetare e OKB,
    Mbas vdekjes s e Stalınıt edhe per Rusıne fılloj nje jete tjeter,Ne drejtımın e qeverıse se Rusıse erdhı Hrushovı se sı erdhı lexonı lıbrın e Enver Hoxhes mbı Hrushovın,Per kete po ı bıe shkurt donte ta kethente vendın tone jo vetem republıke te 7 te Jugosllavıse por ta shnderronte edhe per baze te saj ushtarake,Mbas Hrushovıt polıtıkat e Rusıse ndaj nesh kane qene tekunderta,
    Por edhe ftesa e Ambasadorıt ndoshta ka te beje edhe me ndryshımte kursıt te Rusıse ndaj nesh,Cdo gje duke u referuar 5 pıkave te bashkekzıstences Paqesore Keto jane ne mardhenıet ndershteterotete te gjıtha sheteve ,

  22. Elton says:

    Ju jeni ftohur ne bythe .Ju ruajt shumen Rusise
    per ta rregulluar me Shqiperine.Se jemi vend me peshe ne bote ne .

  23. spata says:

    Nes kerkoni ndryshimte mardhenjeve meshqiptaret jo me qeverit ,tregojeni me vepra . Mbylljani gojen serbit dhe njihni Kosoven .Vetem keshtu shqiptaret do te kujtojne popullin rus per bujarine tij.

  24. Koti says:

    Ne jemi popull me kujtesë të dobët, por edhe mosmirënjohës. Harruat juve që deri në vitet ’60 që nga buka veshjet e çdo gjë jetike e kishim nga Rusia. Harruat juve që inxhinierët, artistët, ushtarakët dhe gjithë kuadrot e para, pas çlirimit të vendit u përgatitën në Rusi. Harruat ju që gjithë transformimin fillestar të vendit, shkollat, institutet, universiteti i parë Shqiptar, kinostudioja, hekurudha e parë, e shumë të tjera u hapën me ndihmën e Rusisë. Pse duhet ti mohojmë këto dhe të ndjekiim një politikë vetëm bardh e zi. Plotësisht dakord që synimi i ynë të jet Europa dhe partneri strategjik Amerika, por ç’të keqe ka të kemi marrëdhënie të mira dhe paqësore edhe me Rusët, e me këdo në botë, që nuk është agresiv kundër interesave tona. Për t’ u rënë në sy perëndimorëve ne ngacmohemi vet me lindorët, me të cilët jemi komshinj. Gjithmonë kështu kemi bërë ne, i ngjitemi pas këpucës një të madhi dhe shajmë tjetrin. Duam të bëhemi faktor, kur në fakt jemi një pikë uji në oqean.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje