Këshilli i Ministrave merr vendimin për krijimin e doganës në aeroportin e Kukësit, me 18 prill nis fluturimi i parë

26 Mars 2021, 17:46Politika TEMA

Këshilli i Ministrave ka vendosur krijimin e zonës doganore për aeroportin e Kukësit, i cili do të nisë fluturimin e parë më datë 18 Prill.

Në vendim thuhet se shtrirja e zonës doganore është një sipërfaqe prej 781 682 m2 sipas planit të vendosjes. Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

“Këshilli i Ministrave vendosi:

Krijimin e zonës doganore të përhershme, Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit, në brendësi të territorit doganor të Republikës së Shqipërisë.

Shtrirja e zonës doganore është në një sipërfaqe prej 781 682 m2, sipas planvendosjes, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendim.

3 komente në “Këshilli i Ministrave merr vendimin për krijimin e doganës në aeroportin e Kukësit, me 18 prill nis fluturimi i parë”

  1. Sunitet nuk bejne shtet, lloji i kafshes..... says:

    Hajde aerodhromio nderkombetar hajde……!
    Si e ka emrin ki mo!?

  2. USA says:

    PD bashke me ata çapaçulët e opzites do fillojne do vjellin tani.

  3. USA says:

    kur behet per vote nuk ta jap voten
    vota per bashen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje