Tom Doshi i përgjigjet SHBA-së: Jam njeriu kyç që reforma në drejtësi kaloi në Parlament

26 Mars 2021, 18:09Politika TEMA

Kreu i Partisë Socialdemokrate e Shqipërisë Tom Doshi i është përgjigjur ambasadores amerikane Yuri Kim në lidhje me deklaratat e saj kundër kandidimit të tij për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë hapjes së fushatës elektorale në kryeqytet, Doshi tha se është mbështetës i Amerikës dhe njeriu kyç që reforma në drejtësi kaloi në Parlament.

“Unë jam një mbështetës i Amerikës dhe punën më të madhe që kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shqiptarët është reforma në drejtësi.

Në këtë reformë, unë jam njeriu kyç, që kjo reformë kaloi në Parlament”, tha Doshi.

Ai shprehu bindjen se me kandidatët që përfaqëson, PSD do të jetë forcë e tretë politike në këto zgjedhje.

Gjatë fjalës së tij, Tom Doshi bëri të ditur sloganin e partisë: “Na jepni besimin, t’ju kthejmë shpresën”.

“PSD është krijuar në 1991, ne jemi parti e qendrës, përfaqësojmë të majtë, të djathtë, të persekutuar, të gjithë që janë bindjet e tyre.

Sloganin e kemi “Na jepni besimin t’ju kthejmë shpresën”. PSD-ja është e vetmja forcë që do t’ju kthejë këtë shpresë. Shqetësimi më i madh është korrupsioni.

Ju citoj thënie të Papës, “korrupsioni është si lebra, që sëmurë dhe vret shpresën”. Unë jam një mbështetës i Amerikës, ka qenë një shpresë për mua që në 1991 por punën më të madhe që ka bërë për shqiptarët Amerika është reforma në drejtësi.

Te kjo reformë unë jam njeriu kyç, që ajo reformë ka kaluar. Në këto zgjedhje në do të jemi forcë e tretë. Jemi të gjithë figura të pastra, që të mos u akuzojë kërkush për korrupsion” vijoi ai.

12 komente në “Tom Doshi i përgjigjet SHBA-së: Jam njeriu kyç që reforma në drejtësi kaloi në Parlament”

  1. Kopliku says:

    Une votoj Tomen..

  2. Arben says:

    Ska patur asgje ne dore Toma qe te pengoje reformen madhore ne drejtesi. Sa per votimin dihet se kush e zvarriste dhe e derguan deri ne oren 12 te nates pet miratim. Deri ne sekondat e fundit ato qe donin te vr.. Tomen nxirrnin lloj lloj arsyesh, permendin edhe znj.Topalli e cila donte te miratohej ky ligj por ne aparence bente ndonje korrigjim sa per sy e faqe por Berisha nuk ja fali dhe dihet se ku eshte, se nuk u perdor si kamikaze, e per kete bandat kane perdorur edhe fjale te tilla moldave, etj, duke perqesh ato vajza nenash qe tentonin te emigronin per nje jete me te mire, pakashum si 50% e shqiptareve ne vitet 90 e me pas eksodi dhe e per fatin e keq disa prej tyre perfundonin ne doren e bandave te tmerrshme te viteve 97 dhe 98 , nje pjese e te cileve jane vrare dhe nje pjese jane bere biznesmene. Ne doni paanesi beni nje ligj si vetingu e drejtesise dhe nxirrni ne persion hajdudet qe vazhdojne ta rrjepin kete popull. Me pas beni ligj ku te monitorohet e te jete transparent çdo ligj,vendim, tenderim,etj. Nuk luftohet korrupsioni duhe hequr Tomen , por duhet te fshihen me fshese te gjithe si puna e ketij. Ky (eshte me i pa rendesishmi) per fatet e popullit. Thjesht provincial…. Duhet te fshihen nga politika bajlozet.

  3. Nuk ndihmohet keshtu populli shqiptar says:

    Kjo Ambasadorja s’ka c’fare ti bej gomarit,i bie samarit.Nuk ka kurajo te shprehet,per ata qe Jane me te vertete krye te korruptuarit ne Shqiperi,ata qe po bejne c’eshte e mundur per te sabotuar Reformen ne Drejtesi,meret me Tomen,qe dhe ne se eshte i korruptuar(nuk eshte i vetem) nuk perben asnje rrezik per Shqiptaret.Thjesht godet nje hallke te dobet,per tu dhene krahe opozites,meqe nuk eshte aleat i tre.Nese ben nje nderhyrje selektive me mire te heshte,se nuk ndihmon keshtu popullin shqiptar.

  4. Realisti says:

    Toma lutet duke thene “me lini te gezoj paret qe kam te paligjshme pasi une Ameriken e dua”, dhe “do bej si te thoni ju”
    Amanet parate!

  5. Gjermani says:

    Ky rrote kari u debua nga Gjermania, nuk mund te shkele ne Amerike e Australi dhe behet milioner ne Shqiperi. Gjeni gabimin……

    1. art says:

      O koqe kandari, ky ka shtetesi australiane e ti thua nuk mund te shkele ne Australi

      1. Gjermani says:

        O koqe kandari, femijet e tij kane nenshtetesi austrialiane, se kane lindur atje. Toma ka vize te perhershme, qe ia ka hequr Ministria e brendshme austrialiane dhe eshte aktualisht ne gjyq me te. Lere se cfare genjen publikisht Tome mushku, sic e therrisnim ne kamp ne Gjermani.

  6. toni says:

    ja shi rept ameriks ????

  7. dashamires says:

    Tom malokhania, mos e fut koken si dhia te torba e Bariut, se si malok qe je duhet ta dijsh se c’i ben dhise pastaj ai Bariu…

  8. amerikanino says:

    Tomka brenda nates u gdhi…Kryetar i PSD ! Dhe…PSD e Tomkes (dhene me qira nga Gjinushka)…e para ne fleten e partive ne zgjedhje!
    Duket pra se me gamor se Tomka eshte Rama qe per hater te tij po kruan bythen me hislla. Dhe amerikanet nuk do ja pertojne.

  9. Pilo Lala says:

    Toma eshte i luftuar nga PD, ata e kane frike.
    Ambasadorja Amerikane flet ne pergjithesi, PD shtyn urat e zjarrit.

  10. Infermjer-Assistent says:

    o Toma Doshi:Personalisht nuk kame asgje me ju dhe nuk e di se pse “Amerikanet te kane shitur”??
    1-Je perpjekur te citosh Papen,por jo “Lebra”..por Lepra…..nje Semundje e Hershme ne Izraelin e sote…qe bente te mundur infektime dhe rrezimin e lekures nga Trupi..i NJeriut….
    2-Duket se ta ka Futur LIke Meta,dhe jo Rama,,…ky i fundit po perpiqet se si te te Shpetoj…lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje