Dash Shehi: Shqiptarët t’i bëjnë vaksinat kineze e ruse! Rama vetëm t'i sigurojë, por të mos flasë fare

28 Mars 2021, 22:09Politika TEMA

Vaksinat kineze e ruse  edhe pse nuk janë cilësore dhe nuk janë çertifikar nga organizmat evropianë, shqiptarët t’i bëjnë, se kemi nevojë, por kjo qeveri të mos bëjë pazare me vaksinën dhe shëndetin tonë.

Kështu pohoi, Dashamir Shehi, kreu i LZHK, kandidat i opozitës bashkuar në listat e Tiranës gjatë komunikimit në rrjetet sociale.

Shehi  deklaroi se e sheh si pazar të turpshëm lëvizjen e qeverisë Rama për të marrë vaksinat ruse nga Arabia dhe ato turke nga Kina, pasi kërkon të justifikojë marrëveshjet e dyshimta me këto vende në kurriz të interesave të Shqipërisë.

“Unë dal kundër kolegëve të mi, shqiptarët ta bëjnë vaksinën, unë them duhet bërë edhe pse janë kineze ose ruse, do më kishin pëlqyer të ishin perëndimore, do më kishin pëlqyer të kishin ardhur me kohë, vetëm 2% janë vaksinuar  në Shqipëri të tjerat janë propagandë.

Vaksinat mirë se erdhen kineze o ruse, e di se janë më pak eficente, se s’janë certifikuar. Pse po përdoren politikisht. Për të marrë vaksinë kineze kalohet nga turqia, për të marrë ruse, kalohet nga Arabia, përse bëhet kjo, pse duhet përdorur politikisht. E di pse merren nga këto vende, për të krijuar idenë e horlliqeve të kësaj qeverie  se gjasme po na ndihmojnë dhe duan shpërblim ato vende.

Nuk bëhët pazar me shëndetin e shqiptarëve me vënde të dyshimta. Kina dhe Rusia janë më serioze se nga Arabia dhe Turqia. Turp si për vendin tonë dhe për vendet që po përdorin hallin tonë të bërë pazare. Ftoj shqiptarët t’i bëjnë se kemi nevojë, por të mos përdoret propaganda  me vaksinën nga kjo qeveri.”

Duke u ndalur tek Spitali turk në Fier, dhuratë e qeverisë turke, Shehi pohoi se duhet parë a është kalë I falur, pastaj ta shikojmë nga dhëmbët. Ndërkohë evidentoi se PPP rrënuan shëndetësinë.

“Kalit falur si shihen dhëmbët , por të shohim a është kalë njëherë se mos është gjë tjetër, të shohim a është I falur njëherë. Po të mos kishim bërë PPP do kishim ndërtuar 7 spitale me 40 mln euro, e keqja e shëndetësisë ka ardhur nga këto PPP.  BE dha edhe para dhe vaksina për Shqipërinë, një pjesë e shqiptarëve, mund të vaksinohet para verës, nëse shteti jonë është serioz”

Dashamir Shehi u shpreh se Shqipëria nuk investon sa duhet në shëndetësi, teksa argumentoi se të pasurit dhe ish ministrat e shëndetësisë as nuk kurohen në sistemin tonë shëndetësor, ashtu si dhe kleri, ku solli shembullin e drejtuesve fetarë që u kuruan jashtë vendit kur u prekën nga Covid-19.

 

 

7 komente në “Dash Shehi: Shqiptarët t’i bëjnë vaksinat kineze e ruse! Rama vetëm t’i sigurojë, por të mos flasë fare”

  1. Scutari says:

    Bravo Dashoooo!! Banakier edhe nje dopjo!! Mbushe mire ama!

    1. vang says:

      Mire e ke ti z. Shehi qe i thua Rames siguro vaksinat ku te mundesh dhe mos fol fare.Edhe une jam dakort qe te mos flasi fare po ku rrine qent e portaleve te opozites qe kerkojne me cdo kusht te dine origjinen e vaksinave etj etj.Dje psh kur po vaksinoheshin mosha e trete gazetaret pyesnin cdo njerin prej tyre qe intervistonin se cfare vaksine beri dhe shume prej te moshuarve nuk mund tu thoshte as emrin.Ne jemi dhe dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete.Edhe ne Greqi Astra zenika po behet per moshat 60 deri 75. Po ndiqja intervisten e nje kirurgu te shquar i cili po drejtonte kritika rreth masave ne pergjithsi dhe deklaroi se ai do bente vetem vaksinen ruse ose kineze sepse ato kishin kaluar te 3 fazat e stazhenimit. Hajde merre vesh cfare thote njeri e tjetri.

  2. miri says:

    Dash.
    Desha me votu per ty vec per gallat po me kto qi po thu e ke dhi muhabetin fare

  3. drini says:

    Hej qenka Kina me serioze nga Turqia nga e nxorre kete apo mos ke qene i pire.Kina genjeu gjithe boten per koronavirusin ti thua Kina eshte serioze.

  4. pap says:

    Po pse KM i nje vendi nuk u dashka t’ju flase qytetareve te vendit te tij per vaksinen, per te cilen nuk ka lene gur pa levizur e rast pa “lypur”, ndersa zotrote, bashke me “mosketieret” e tjere, qe nuk keni bere asgje per vendin dhe shqiptaret, po kur them asgje, asgje fare, pervec llapaqenosjes mejhane me mejhane dhe 1001 zullumeve te tjera, te cilat shqiptaret i dine shume mire, na u dashka te te shohim dhe degjojme tre here ne dite, si hoxha ne minare, me gjithe respektin per kete te fundit, se ai ben te pakten nje pune te mire dhe nuk ju bie me qafe shqiptareve!!! Apo, pse nuk te pelqejne tumanet e KM?I Po kujt i plasi, ti po deshe vish prap pelicen qe mbaje ne Vaun e Dejes, o trangull!!! Cmira, kur t’i err syte, te merr me qafe, o ish KM, pu, pu, puuu, imagjinojeni cfare zvKM ka pasur vendi?! S do te ecte Shqiperia perpara me keta lloj speciesh!?

  5. Jurgeni says:

    O ti Scutari pse ca po thote ndonje gje ke keqe Dashi. Te verteten po thote , bejini vaksinat por ai qe duket ne pamje sikur po i sjell e ka pee detyre kete gje ta beje

  6. Tirona says:

    PSE MORE KRITIK I MADH NUK U BE 7 SPITALE NGA PD, TE PAKTEN 7 BATANIJE , TE ISHIN BERE, POR SHKONIN PACIENTET ME BATANIJE ME VETE.. SPITALE ISHIN NJE TMERR I VERTETE.
    RAMA KA VENE DORE KUDO. ESHTE I VETMI QE PO NDERTON SHQIPERINE,
    VOTA ESHTE E SIGURTE PER PS NR 12
    ?????????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje