Monika kryemadhi i është përgjigjur pyetjes nëse ka ndonjë mundësi bashkëpunimi me Partinë Socialiste dhe kryetarin e saj Edi Rama.
Kryemadhi ka hedhur poshtë çdo mundësi bashkëpunimi me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste pas zgjedhjeve të 25 prillit
Ajo ka theksuar se të bashkëpunosh me një njeri si Rama, është tradhti kombëtare.
Ndër të tjera ajo ka theksuar se beteja e 25 prillit është një betejë për qytetarët dhe nuk duhet të fokusohet tek imazhi i lidërve të partive, por tek zgjidhja e problemeve.
“Bashkëpunimi i LSI me Edi Ramën është tradhti kombëtare. Të bashkëpunosh me një njeri, i cili ndien neveri për vendin e tij, për një njeri që ndien urrejtje për popullin e tij, për një njeri i cili i ngre zgupthi qytetarët e vet për t’i larguar nga Shqipëria, normal që çdo bashkëpunim me Edi Ramën do të ishte tradhti kombëtare. Përsa i përket angazhimit dhe takimeve tona, duhet të kemi një gjë parasysh që qoftë PD, qoftë LSI janë dy grupime të ndryshme, pavarësisht se për herë të parë në historinë e tranzicionit të 30 viteve, ne kemi një koalicion parazgjedhor midis Partisë Demokratike dhe një partie të majtë, që është LSI, e cila nuk është më thjesht një strukturë me katër deputetë, por është një strukturë e cila është realitet politik dhe mund t’ju them që është edhe shumë më shumë se një forcë politike. Është një energji e pashtershme të rinjsh dhe të rejash, të cilët janë e ardhmja e këtij vendi, të cilët kanë dëshirën, ëndrrën dhe shpresën për ta ndërtuar këtë vend. Beteja e 25 prillit nuk është betejë figurash. Nuk është beteja ku njerëzit kanë nevojë të shikojnë Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin në televizor.
Beteja e 25 prillit është një betejë për qytetarët. Nëse ne do të fokusohemi tek imazhi personal i dy liderëve të dy partive kryesore opozitare, do të ishte gabimi ynë më i madh dhe fatal. Nëse ne nuk fokusohemi tek zgjidhja e problemeve, nëse ne nuk fokusohemi tek angazhimi ynë i drejtpërdrejtë me qytetarët për të mbajtur fjalën dhe për t’u kthyer atyre shpresën dhe besimin, atëherë kjo është një betejë e humbur e jona. Por, nuk ka rrugë tjetër. Duam apo nuk duam ne, qytetarët do të votojnë ndryshimin. Çdo lider politik duhet të bëhet njësh me qytetarët, duhet të marrë përgjegjësitë e tij përpara tyre për të mbajtur fjalën dhe për të treguar se në Shqipëri vërtet ka ardhur një mentalitet i ri, në Shqipëri do të vijë një strukturë tërësisht e re dhe një klasë e re politike, që do të sjellë mendim dhe mentalitet të ri.
Ne dje ishim në Shkodër dhe në Malësi të Madhe, për hir të së vërtetës një pritje fantastike, duke pasur parasysh se çfarë përfaqësojnë këto dy zona dhe kandidate e jona është një vajzë, e cila studion në Londër për Menaxhim dhe Ekonomi, Melisa, dhe e thashë se fjalori im ndihet mjaft i varfër në krahasim me atë se çfarë ajo artikuloi atje, sepse dëshira, angazhimi dhe pasioni që ajo kishte për vendin e saj ishte me të vërtetë shumë shpresëdhënës. Këto njerëz që sot janë jashtë, studiojnë jashtë, apo kanë mbaruar studimet e tyre jashtë vendit dhe nuk duan të kthehem më këtu, ne duhet ti kthejmë. Ashtu siç kemi Saimir Kumrinë këtu në Gramsh, i cili ka mbaruar studimet jashtë shtetit, në Itali, për Shkenca Juridike dhe është kthyer. Ashtu siç kemi Avokat Dylber Dervishin në Belsh, ku e shikoje Belshin nga ana natyrore, ishte si një parajsë dhe ndërkohë që ata njerëz që jetonin atje ishin dhe janë njerëzit më të varfër në Shqipëri. Pra, ka gjëra kaq të bukura që mund t’ua ofrojmë jo vetëm shqiptarëve, por edhe turistëve të huaj. Nuk mund tu ofrojmë vetëm varfëri , por mund tu ofrojmë një mrekulli, mund tu ofrojmë një mikpritje për turizmin, agropërpunimin, agroturizmin, prodhimet bio, pra gjëra të mrekullueshme që janë prezente, por që ne nuk i kemi shfrytëzuar kurrë”, është shprehur Kryemadhi.(abc)
Mos ja vini re… E ka fjalen per bashkpunimin pasi LSI mori Moniken ne krye. Qe do te thote se kur kishin Meten ne krye, burrecin me te cilin kjo fle cdo nate, dhe bashkepunuan me PS, ne fakt ishin duke bere tradheti kombetare… Si ka mundesi qe ka njerez qe mund te votojne keto plera!!!
njëra nga të dyja duhet të jetë tradhëti kombëtare,bashkpunim me berishën,dhe më pas me ramën,apo janë të dyja??
ju deri më sot jeni personifikimi i tradhëtisë kombëtare
E dime qe nuk shquhesh per ato ti dhe likja shqueni vetëm për të vjedh
Qe tradhetıne e ke ne gjake as nuk dıskutohet Tı tradheton Ilırınlema tetjeret,Porsı dhelpra dhe rrusht,Me qe Rama nuk ta pjerdhe fare po fare moj bagjeshhe Del e na recıton pjesen tjeter te fabules,nuke mberrıj dot,Ku ne fakte sı je e lene ne mes te rruges,Rama nuk ta veve as ne pulle
Nafije dybeku jo me Edi Ramen po se po , por eshte gati te beje aleance dhe me Adolf Hitlerin, Junten ushtarake ne Mianmar, me Kin jong Un te korese, me Sadam Husein, me ISIS vetem te vije dhe nje here ne pushtet dhe te vjedhe me 2 duart cfare te mundet nga pasuria kombetare. Nafije dybeku eshte e uritur per pushtet qe me sa duket nuk do ta shijoje me kurre si ne kohen e 4 mandateve te arta te blera nga leshelija ne Fier me zarfa dhe lope kur gjunjezoi Berishen dhe i mori gjysmen e qeverise dhe i mbushi ministrite me hajdute militante me 8 vjecare dhe rrenoi buxhetin e shtetit gati ne falimentim me drejtoret dhe ministrat superhajdute te gjithe sot te pandehur. Ne cilin vend te planetit gruaja e presidentit zhgerryhet rrugeve te kryeqytetit per te mbrojtur kauzen e nje gerdalle bordello 87 vjecare vetem e vetem gjoja per te ardhur ne pushtet me nje kauze ordinere. Cfare pushteti tjeter do kjo grua me shume se te jete gruaja e presidentit. Prandaj nje monster te tille unike ne planet kaq e uritur per pushtet populli shqiptar e ka denuar perjetesisht ne opozite dhe me 25 prill do ti jape shqelmin perfundimtar duke e hedhur ne koshin e plehrave te historise duke e derguar lesheline per skrap ne furrnalten e metalurgjikut.
Kush janë këta gazetarë idiotë që bëjnë pyetje të tilla?! Pse duhet të bëjë LSI-ja koalicion me PS-në kur ajo është në koalicion me PD-në?!