Gentian Beqiri (majtas) dhe babai i tij, Nezir Beqiri
Janë shoqëruar dhjetëra herë për krimin e dyfishtë në Elbasan, por përherë ia kanë dalë mbanë të shohin dritën e lirisë.
Por Policia e Elbasanit këmbëngul se tashmë Çapjat, kanë kundër një provë të pakundërshtueshme.
Bëhet me dije se autoritetet në qytetin e Elbasanit kanë kthyer në bashkëpunëtor drejtësie, Elvis Bardhin, i cili më në fund ka folur dhe ka drejtuar gishtin e akuzës drejt të dyshuarve kryesorë si porositësit.
Me statusin e dëshmitarit dhe të të penduarit, Bardhi, një ish-i dënuar nga Gjykata e Kavajës, ka pohuar pranë policisë dhe Prokurorisë së Elbasanit, se ishte shok i ngushtë dhe një ndër njerëzit e paktë të besuar të Gentian Beqirit dhe një ndër të paktit që hynte në shtëpinë e tij, teksa ai ishte nën arrest shtëpiak.
Siç kuptohet në këtë marrëdhënie të ngushtë besimi, Gentian Beqiri ia ka hapur derën mikut të tij dhe ditën kur ai shkoi për ta vrarë nën shoqërinë e Olsi Lekut, një tjetër i dyshuar i ndaluar jashtë vendit.
Burimet e besueshme të GazetaSi.al, tregojnë se si dëshmitari tregon, se gjatë përgatitjeve për ekzekutimin, Leku e tërhoqi në shoqëri Bardhin, derisa e bindi që të takohej me Çapjat.
Aty ata i premtuan shuma të konsiderueshme në rast se ai shkonte si përherë në banesën e Beqirit, nën arrest shtëpie, në shoqërinë e Bardhit për ta vrarë.
“Unë qëllova Gentianin, ndërsa Olsi të atin e Gentianit”, – ka rrëfyer dëshmitari i drejtësisë për krimin e dyfishtë, teksa Gentiani ndodhej nën arrest shtëpie dhe ruhej me policë, pasi dyshohej se kishte vrarë Sokol Çapjan në vitin 2005.
Për krimin e dyfishtë asokohe, ku u vra edhe babai i sëmurë i tij, Nezir Beqiri, u prangosën edhe efektivët e policisë që kishin për detyrë të ruanin Gentian Beqirin, i cili mbahej nën arrest shtëpie, por që u dyshua se kishin shpërdoruar detyrën, sa kohë nuk kishin qenë në detyrë, kur në banesën e viktimave hynë vrasësit e tyre.
Gati një vit më parë, policia arrestoi tre të rinj, me role të ndara për krimin e dyfishtë të ndodhur në Elbasan, ku njëri ndër ta ishte në rolin e vëzhguesit.
Por gjatë procedurave hetimore, secili prej tyre mohoi dhe kundërshtoi rezultatet, derisa njëri prej tyre u bind se duhej të fliste dhe të tregonte se krimi ishte porositur nga Çapjat dhe se ata e kishin takuar për duke i dhënë porosinë.
..kur kombtarja po knote hymnin kombtar dje kundra anglezve,atje ku vje fjala “tradhetor” ngrihet edhe toni n kup t stadjumit…
..ky tipi qeka i denj tamom per personazh hymni kombtar ,personazhi kryesor i hymnit shqiptar,,”tradhetori”,sepse atje vendoset theksi muzikor,dhe tekstor.
..dhe ky e merito dekoraten “tradhtar kombtar”.
Kur une degjoj fjalen tradhetar te himni me vjen te ndaloj muziken dhe te dale perjashta per nje shetitje. Jemi nje popull shume i vrazhde…
N amerik ky pallohet n karrig elektrike.
Une nuk njoh asnjerin nga “protagonistet” ….por nje gje eshte e sigurte qe ky zagari paska qene shok per koke (tjetri e linte te vinte ne shtepi kur donte) dhe per ca para jo thjeshte e ka tradhetuar (gjysma e se keqes) por e ka vrare me doren e vete !!!!!!! E po vazhdoni dhe thurini lavde “beses” shqiptare ,mor popull pa “din e pa iman” !!!! Tjetri e besonte si vellain e tij dhe ky vjen e e vret ate dhe babain …..tmerr …tmerr i pa besise ,i zagarllekut (per ca para) ,i maskarallikut. Mire e ka turkofagos ndonjehere ……… !!!!!!
Shqip themi “pa bese (dhe)e fe” dhe jo, besa ne kuptimin qe e kemi ne nuk eshte fjale serbe. Por per pjesen tjeter te komentit te mbeshtes plotesisht, jo thjesht tradhetar por kriminel i ndyre, zvarranik i pabese, njeri qe shitet per pak para, pa dinjitet dhe fatkeqesisht per ne si komb i vogel qe jemi nuk jane te pakte
Pse ju djek fjala tradhtar ju komentusve kur ju duket e peshtir ktheuni nga te paret tuaj qe kan tradhtuar dhe nuk paten turp dhe beshtyini ne fytyr per kte xhest te shemtuar ndaj kombit , mos i dilni ne kra duke shar heronjt e vertet dhe deshmoret e kti vendi , keni 30 vjet na çat trapin beni sikur jeni kunder komunizmit , ne fakt doni ti beni te ter njelloj , sido qe te ken qen komunistet ishin patriot ne rradh te par , se luftuan dhe u vran per vatanin , kurse tradhtaret qe gjoia sot shiten sikur luftuan per demokracin ne fakt i kthyen pushken vendit te tyre , punuan ne interes te te huajve ishin per pushtimin e kti vendi , ishin kunder vatanit , nuk mbulohet muti me shurr , duhet te kritikoni te paret tuaj qe ju lan me kte vul turpi , nuk kini pse lini hymnin pergjysem , nuk e heqim dot fjalen e madhe tradhti nga fjalori esht e vjeter sa vet njerzimi.
Ehhh mor tironco,ke shume te drejte,30 vjet demokraci popullin tone e shnderruan ne te pabes,imoral e hajdut..fale politikes demokratike!!!!Cfare pret nga ai qe vret shokun e ngusht per para e behet I penduar per drejtsin si kurv….!
FIKS SHOKU ,,,,,KETE PO MENDOJA DHE UNE
Kot nuk thonë nga miku ruaju, se armikun e njeh tashmë ?
Pabesia eshte shume e perhapur deri ne familje.
A thua keshtu kaq e perhapur ka qene edhe ne kohe te meparshme
Kalaja ROZAFES, hipokrizia, shfrytezimi i njerezve me te afert, tmerri qe po jetojme.
Besoj kjo eshte arsyeja pse shoqerite e zhvilluara jane te fohta, por prape si tek ne dhe sikur ne nuk shof kaq ekstreme. Mbase jam gabim.