Drejtori i zjarrfikëses: Trupi i Arjan Salës u gjet në mes të magazinës me fikëse në dorë, s’ka viktima të tjera

27 Mars 2021, 11:12Kronika TEMA

Drejtori i zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj në një lidhje telefonike, tha se trupi i të ndjerit Arjan Sala është gjetur pak pas menate.

Ndërhyrja e zjarrfikësve deklaroi ai nuk është ndalur asnjë moment, duke hedhur poshtë të gjitha kritikat se shërbimi i zjarrfikëses nuk ka pasur pajisjet e duhura.

Goxhaj gjithashtu theksoi se situata ka qenë e vështirë, ndërsa bëri me dije se trupi i 32-vjeçarit është gjetur në mesin e magazinës dhe se ndërhyrja e tij për të fikur zjarrin është bërë me fikëse dore.

Ai siguroi se në magazinë nuk ka viktima të tjera, ndërsa i bëri apel të gjithë qytetarëve se në rast se do të ndodhen në një situatë të tillë, duhet të sigurojnë perimetrin që të mos ketë njeri tjetër, të evakuohen menjëherë dhe të lajmërojnë zjarrfikëset.

“Situata ka qenë shumë e vështirë, por asnjë sekond nuk është ndalur lufta me zjarrin. Edhe qytetarët edhe vetë familjarët e kanë parë se si është bërë ndërhyrja. Disa media kanë thënë se shërbimi i zjarrfikëses nuk ka mjetet e duhura, por ju them se ndërhyrja për të fikur zjarrin nuk ka ndaluar asnjë moment. Ritheksoj se që në momentin e parë kur shërbimi është njoftuar janë ofruar pesë zjarrfikëse. Po ashtu edhe unë vetë që në kur jam ofruar për ndihmë nuk jam larguar në asnjë moment. Deri tani ka shumë pak pamje që janë shpërndarë nga lufta me zjarrin, por do të sjellim të tjera. Trupi i të ndjerit është gjetur pranë mesit të magazinës, ai ka qenë duke luftuar zjarrin me fikëse dorë”, tha Goxhaj.

Sa i përket shkakut të rënies së zjarrit bëri me dije se së shpejti pritet që të nxjerrin rezultatet përfundimtare.

“Sot do të nxjerrim konkluzionet dhe do të dalim në një përfundim se për çfarë arsye ka rënë zjarri në magazinën e qendrën e “Casa Italia”. Ne kemi kqyrur të gjithë pajisjet e inertet në magazinë dhe jam i sigurt që në objekt nuk ka trup tjetër. Theksoj për të gjithë dyshuesit, se stacioni i shërbimit të zjarrfikës së Bashkisë së Tiranës është në gjendje të përballojë çdo lloj fatkeqësie të rënies së zjarrit”, përfundoi ai.(abc)

3 komente në “Drejtori i zjarrfikëses: Trupi i Arjan Salës u gjet në mes të magazinës me fikëse në dorë, s’ka viktima të tjera”

  1. Aljen says:

    I nderuar Drejtor se pari dua te shpreh hidherim per humbjen e jetes se nje djali te ri dhe te mire. Se dyti ne Ameriken e veriut ku une jetoj neni numur nje i kodit te sigurise ne pune eshte “mos u bej hero”(Don’t be HERO). Me qe jam ne kete industri dhe i njoh mire prcedurat ju duhet te beni trajnime te detyruara per gjithe punonjesit e sigurise ne pune por edhe per gjithe punonjesit e tjere . Duhet te punoni qe te nderoni koncepted e sigurise ne pune. Keto jane humbje qe mund te parandalohen po te njihet Kodi i sigurise ne pune. Punoni me Kode moderne dhe ndaloni humje jete ….

  2. Zana says:

    Në Shqipëri ka funksionuar pranë repartit të zjarrfikësve një inspektoriat për parandalimin e zjarreve i quajtur MKZ. Ky organizëm nuk lejonte ambiente si reparte punë apo magazina pa kushte të plota të parandalimit të zjarreve.Me sa duket pronarët e kësaj magazine nuk i kanë patur parasysh këto masa se ndryshe nuk do duheshin 3 ditë për të shojtur zjarrin

  3. METI says:

    Saliu filloi prape me supermarketin “Vefa”!Por kesaj radhe jo me bombe por me bezine.Po heshti Rama ,tregon se punet i ka ne vije,po heshti Berisha dini se diçka do ndodhe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje