Humbi jetën duke shpëtuar punonjësit e qendrës tregëtare, Arjan Sala shpallet "Dëshmor i Atdheut"

27 Mars 2021, 11:43Kronika TEMA

Shefi i sigurisë Arjan Sala që humbi jetën heroikisht duke shpëtuar punonjësit e një qendre tregëtare, pritet të shpallet “Dëshmori i Atdheut”.

Lajmin e ka bërë me dije zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan:

“Komisioni Qendror i Statusit “Deshmori i Atdheut” me porosi te Kryeministrit ne gatishmeri per ti dhene titullin “Deshmor i Atdheut” shtetasit heroik Arjan Sala.

Presim perfundimin e shpejte te ekspertizes ligjore dhe propozimin e Prefektit te Tiranes per te marre vendim te menjehershem.

Humbja e jetes se Arjan Sales, pervecse na shkakton dhimbje te papershkrueshme si per nje bir e vella, nga ana tjeter deshmon se Shqiperia qe ka djem heronj si Arjani qe sakrifikojne jeten e tyre per te mbrojtur jetet e te tjereve, do te behet!

Jane gjalle bilbilenjte!”, shkruan Koçi. (TemA)

5 komente në “Humbi jetën duke shpëtuar punonjësit e qendrës tregëtare, Arjan Sala shpallet “Dëshmor i Atdheut””

  1. K says:

    Ngushëllime familjes. Këta janë herojt që na mbushin me krenari, jo vrasesit dhe kontrabandierët.

  2. Bisi says:

    U prehte ne paqe.

    Krishti qofte me te.

    Qeveria ti japi pension te perjetshem familjes, gjeja me minimale.

  3. Predatori says:

    U prehsh në paqe. Gjest sublim ai që ke bërë. Jo shumë veta do ta bënin. Vendim më se i drejtë ai i qeverisë. Nderimet më thella dhe ngushëllime të sinqerta familjes.

  4. E verteta says:

    Keto jane njerezit e thjeshte!Thjeshtesia e tyre i jep madheshtine aktit heroik ku njeriu mendon per njeriun duke sakrifikuar veten e duke lene pas familjen e tij, e keto jane shume te rralle. Shpirti yt paste drite o Heroi yne!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje