Ironia e Ramës me kandidatët e opozitës, Mesila Doda: Zoti i ruajt mendt e kokës! Vota s’do preket, harrojeni

29 Mars 2021, 16:12Politika TEMA

“Tenton që me anë të këtij anetemimi të figurave të opozitë të mund të konsolidojë edhe njëherë kampin e tij”.

Kështu ka deklaruar kandidatja për deputete në listat e opozitës së bashkuar, Mesila Doda teksa ka komentuar sjelljen e kryeministrit Edi Rama me personazhet e opozitës, në fjalimet e tij elektorale.

E ftuar në studion e ABC, me Juli Xhokaxhi, Doda tha se Rama nuk ka një bilanc të tij pas tetë vitesh, por ka zgjedhur këtë mënyrë për të afruar të zhgënjyerit e tij në PS.

“Në kampin e  opozitës nuk ishte menduar se do të kishte aq shumë njerëz. Ishte menduar se do të qëndronin në makina dhe në fund u pa se kjo u shndërrua në një festë të madhe.

Është një histori që do të sjellë zhvillime pozitive dhe rezultati do të jetë më i thellë seç e presim. Opozita nuk ka shtruar premtime elektorale, por ka një plan konkret.

Një kryeministër që pas tetë vitesh nuk vjen me një bilanc personal, por duke atakuar opozitën që të mbajë të mbërthyer njerëzit e PS që sot janë më të zhgënjyer se kurrë.

Tenton që me anë të këtij anetemimi të figurave të opozitë të mund të konsolidojë edhe njëherë kampin e tij.

Çmenduritë që lëshon nga goja nuk i shkojnë një kryeministri. Gjëja e vetme që dua të them është zoti i ruajt mend e kokës se për kryeministër nuk ka as shëndet mendor dhe paraqitje normale për të ruajtur dinjitetin,” tha ajo.

Doda ka paralajmëruar se opozita nuk do të lejojë prekjen e votës. Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që të shprehin vullnetin e lirë te kutia e votimit.

“Opozita ka në dorë që të tregohet e vendosur, por të harrojë njeri që ne do të lejojmë që të preket vota. Ta mendojnë mirë që nga krimineli imë i rëndomtë deri te oligarku që duhet të qëndrojnë larg këtij procesi. Vota nuk do të preket. Është një situatë që ta harrojë i madh dhe i vogël.

Historitë që u ofrojnë 50 euro është barcaleta më e shëmtuar. Mos kujtoni se po u japin para thjesht po u japin këstin e  parë të parave që u kanë vjedhur. Pas këtyre muajve do të jeni akoma më të varfër seç ishit më parë. njeriu ka dinjitet. Te kutia e votimit je i lirë, do të respektosh vetëm vullnetin tënd.

Unë kam nxjerrë edhe me foto persona që punojnë në sistemin shëndetësor dhe shpërndajnë ndihma në zonën e Ogerta Manastirliut. Krimi elektoral hetohet nga SPAK,”, tha ajo.

 

6 komente në “Ironia e Ramës me kandidatët e opozitës, Mesila Doda: Zoti i ruajt mendt e kokës! Vota s’do preket, harrojeni”

  1. PEPJA says:

    MOS U MBURR MOS U LEVDO ME 26 PRILL DO TE SHOH.

  2. fati says:

    Kujdes marsida se ju e keni pak si ves punen e votave, por kujdes se likja ju pret doren po preket votat.

  3. Sara says:

    Sa te ka hy Palma mesi?

  4. Eleni Dushi says:

    Po ik moj palaco femer mos i zgurdullo syte si e cmendur.
    Vesin tuaj te vjedhjes, nuk ua ngjitni dot te tjereve, moj e mbaruar prandaj thuaj vehtes dhe te tuve t’u ruaje zoti mendt e kokes.

  5. Gribda says:

    Me opozite si keto,qe ju prezantoni,dhe me opozitare si ju, qe bridhni hu me hu,ku nga me te dallumet je dhe ti,rreziku per ju eshte i madh,se juve jo qe nuk ju kane hy hyj vazhdimisht,po kesaj rradhe hunin e keni te madh shume dhe ky hu do ju nxjerre plotesisht jashte loje,nje pjese te mire tuajen dhe me ata qe do mbeten,ky i gjati,si gjithmone ,do tall ate te gjatin

  6. Vranakonti says:

    Moj Doda fyçka,Rama nuk ka nevoje te blej vota se ja jep populli vete.Ju do derdheni dollarin lume dhe do bleni vota se ndryshe nuk fitoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje