Bashkim Fino na mundi të gjithë

29 Mars 2021, 14:00Politika TEMA

Nga Ben Blushi

Bashkim Fino ishte socialisti me i dashur qe mund te njohesh, Kryeministri me optimist qe mund te takosh dhe miku me i ndershem qe mund te kesh.

Bashkim Fino ishte politikani i vetem qe e dinte gjithnje vendin e vet,qe nuk kerkonte kurre vendin e dikujt dhe askush nuk merrte dot vendin e tij.

Me Bashkimin cdo fitore ishte e sigurt dhe cdo humbje ishte nje fitore, qofte ajo nje domino, nje ndeshje apo nje pale zgjedhje kombetare.

Aftesia me e rralle e Bashkimit ishte ekuilibri qe gjente mes gjerave, qe ne vendin tone quhen te medha, si politika, ligjevenia, influenca dhe shteti dhe gjerave qe bejne jeten e perditshme te njeriut dhe qe prandaj duken te vogla, si nderet ndaj miqve, nje telefon, nje ngushellim, nje gol, nje kollaro apo nje puro.

Bashkim Fino i kushtohej me te njejtin pasion dhe frymezim si rishikimit te nje ligji ashtu edhe nje kampionati futbolli si nje fjalimi ne parlament ashtu edhe lidhjes se nje kollareje, si ndryshimit te nje qeverie edhe ndryshimit te nje rregulloreje futbolli.

Nese ka fjale qe e sintetizon Bashkim Finon eshte perpikmeria.

Bashkimi ishte njeriu me i perpikte qe kam njohur.

Ishte i perpikte si mik, si shok, si burre, si femije, si politikan, si tifoz, si kundershtar, si duhanxhi, si tekanjoz, si kokeforte, si mbeshtetes, si kandidat, si pacient dhe jam i bindur si baba dhe si bashkeshort.

Perpikmeria e tij ishte ngjitese, dominuese dhe e pakonkurrueshme.

Bashkim Fino na mundi te gjithe si nje mik i perpikte dhe prandaj iku si fitimtar.

Duke nxituar per te qene i perpikte si cdo here, dje u nis me heret dhe arriti me shpejt se ç’duhej.

Arriti gjithe hir sapo u thirr si bir!

13 komente në “Bashkim Fino na mundi të gjithë”

  1. Redi says:

    Nuk ka lavdi ne vdekje o Bllush. Vdekja eshte deshtim pervecse kur vdes si Arjan Sala. Fino vdiq ngaqe nuk ndalte dot abuzimin me trupin e vet. Cfare fitorje eshte kjo?

    1. qytetar says:

      Levdata pas vdekjes.
      Normale.

      1. Who says:

        Po ky qe shkruan kush eshte? Dr i azilit? Shkruaka bukur qeratai si per dr azili.

  2. Monika says:

    Ben,
    Bashkimi e meronte nje elegji te tille nga pena jote…! Ishte nje Vlere e shtuar per shoqerine Shqiptare.
    Te lumte !. .
    RIP
    Saravangllavinglla

  3. Taulant says:

    Ju lutem mos krahasoni Arjan Salen me politikanet super te korruptuar te Shqiperise.

  4. Ngadale se me shume revan e ke marre says:

    U kepute ne bythe ti.

  5. Ideali says:

    Beni qe ecen vetduhet te na shpjegoje perse ish kryetari i bashkise se Gjirokastres 1992-1996 nuk kandidoi kurre ne qytetin e tij?… Po vetem ne Kucove, Korce, Fier…? Pas pergjigjes edhe ne do te na zere gjumi rehat.

    1. spaku pordhacaku says:

      Se ne Gjirokaster e njihnin mire, dhe s’kishte shance te fitonte……….

  6. Fati says:

    Bashkim fino dhe i ndershem s mund te rrine ne te njejten fjali

  7. 007 says:

    o keta i kane ngjt te pasmet mbase karrikes e pushteti ; keta bane ligje te mira;si me u pasuru shpejt e me vjedh; e me kene te paprekshem nga drejtesija ; qe ekane nen kontroll

  8. Covidiani says:

    O Ben Qeni: Vetem Cigarja Kubane i kushton $20 o kurve. Gjynah si njeri , por bashke me Gjirokastritet e tjere Genc Ruli edhe Arben Ahmetaj,
    Fatos Nanon ishte/jane simbol i korrupsionit. Ishalla terheq kemben zvarre edhe per te tjere.

  9. Bakiu says:

    Te lumte goja, ashtu qofte

  10. rexha 10 says:

    HIPOKRITET NUKE KANE VLERE.KJO VLENE ME SHUME PER TU PERDORUR NGA NJERZIT QE IKEN NGA KJO BOTE .EDHE SIKUR TE KETE BERE GJYNAHE ,QE ,NUKE E MENDOJE ,PRAPE SE PRAPE I FALEN.PRANDAJE NJERIU DUHET TE SHOHE DHE TE MESOJE NGA KJO BOTE .TE GJITHE E DIME SE KUSHE KA ARDHUR NE KETE BOTE ESHTE KALIMTHI.PRANDAJE NUKE JA VLENE QE TE SHIKOSHE VETEM PORTEN E SHTEPISE TENDE KU HYNE E DELE.TE PAKTEN I NDJERI E GEZOI JETEN E TIJE ,PORE NUKE U SHQETESUA ,SE TE TJERET CIRRESHIN ,APO ULERISNIN PER NDONJE KOCKE.
    NGUSHELLIME FAMILJES , MESA SHOHE KY BENI BENE ME TE RENDESISHEM NJERIUN , SE SA NUMRAT E JETEVE QE IKIN C’DO DITE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje