Fatos Nano mesazh për largimin e Bashkim Finos: Bashkëpunëtori më i mirë që kam patur në PS, rrinte në të majtën time sepse lidhjen e kishim me zemër

29 Mars 2021, 13:23Politika TEMA

Ish-kryeministri Fatos Nano shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mikut të tij, politikanit Bashkim Fino.

Në një prononcim Nano shprehet se mungesën e Finos nuk do të mund t’ia kompensojë askush.

“Do të mbetet bashkëpunëtori më i mirë që kam patur në PS dhe në politikë”, thotë Nano, “si një shok i rrallë dhe si njeri i pazëvendësueshëm”.

“Bashkim Fino do të mbetet gjithnjë në “botën” time si bashkëpunetori më i mirë që kam patur në PS dhe në politikë, si një shok i rrallë dhe si njeri i pazevendësueshëm. Rrinte gjithnjë në të majtën time, sepse lidhjen e kishim me zemër. Askush nuk mund të ma kompensojë mungesën e tij. Shpresoj ta takoj sërish në qiell!”, shprehet ish-kryeministri Nano.

Bashkim Fino u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare pas një beteje rreth një muaj me Covid-19. Qeveria ka vendosur ditën e sotme ta shpallë ditë zie, ndërsa partitë politike të majta e të djathta kanë anuluar takimet e sotshme elektorale.(newsbomb)

1 komente në “Fatos Nano mesazh për largimin e Bashkim Finos: Bashkëpunëtori më i mirë që kam patur në PS, rrinte në të majtën time sepse lidhjen e kishim me zemër”

  1. Qamili says:

    Gjepura , dhe biseda qe thuhen vetem kur dikush iken , jane formalitete , nga nje here per hir te njeriut qe iken nga kjo Bote , thuhen fjale dhe slogane te medha , ata ama ne te shumten e rasteve nuk jane te verteta ….. psh ne rastin e ketij pisanjozit dembel dhe batakci , nuk qendrojne fjalet e tij …. miku me i mire i Tosit eshte Sali Betisha , askush nuk e haron se si ky lamash nderoi pushtetin me Saliun ne 2005-en , ky e degradoi PS-ne ne ate grade qe u deshen plot 8 vjet dhe shume mund te zbriste Saliu nga kali …… dhe tani del e na tregon historira , ti qelbash nuk i deshe bashkepunetoret e tu , ata qe punuan per ty , ata qe u robetuan per ty , nuk i llogarite , dhe solle Saliun ne fuqi , dhe i bere shqiptareve dhe Shqiperise dem kolosal ……keto paguajm tani , qelbesirlleqet e tua ……ptuuuuu plere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje