Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, ambasada e SHBA: Do të kujtohet për udhëheqjen dhe kontributin e tij në proceset ligjbërëse

29 Mars 2021, 12:40Politika TEMA

Ambasada amerikane ne Tirana ka reaguar për ndarje nga jeta të ish-kryeministrit Bashkim Fino.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dëshiron t’i përçojë ngushëllimet e sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të z.Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta sot në mënyrë të parakohshme.

Z.Fino do të kujtohet për udhëheqjen, në moshë fare të re, të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar përgjatë vitit të vështirë 1997 e gjithashtu për kontributin e tij në proceset ligjbërëse gjatë karrierës së tij të larmishme politike. U prehtë në paqe.”– shkruhet në faqen e ambasadës amerikane. (TemA)

2 komente në “Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, ambasada e SHBA: Do të kujtohet për udhëheqjen dhe kontributin e tij në proceset ligjbërëse”

  1. REALE says:

    Do isha kurjoz se si do shprehet ambasada per Sali Berishen, kur ti vije vakti.

    1. Jorgo says:

      do te thuash kur te bjere rrufeja ne hale?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje