FOTOT dhe mesazhi prekës i mikut të tij të ngushtë: Rruga me ty, ishte më e bukur Bashkim

29 Mars 2021, 10:10Politika TEMA
FOTOT dhe mesazhi prekës i mikut të tij të ngushtë: Rruga me

Nga Erjon Braçe

Shpirti yt ndrittë shumë lart!

Një Shqipëri e tërë të është mirënjohëse për shërbimin tënd në ditën më të zezë të saj!

Vllai im!

Ne te dy e nisem ketu, ne Gjirokastren tende, nje dite maji te vitit 1995;

Ti si kryetari me i mire i asaj bashkie ndonjehere dhe une si nje socialist i ri, ne takimin e socialisteve te rinj atje.

Prej asokohe nuk u ndame me;

Bashke u rritem, bashke jetuam, bashke luftuam cdo beteje, bashke fituam!

Ishe rreze drite ne erresiren e Marsit 1997, ishe shpresa e re ne vendin e mbaruar po ate Mars;

Ti u bere urtesuesi, pajtuesi i gjithkujt, pika themelore e ringritjes së këtij vendi.

E mbaj me vete optimizmin tend ate nate, fjalen tende te pare per mua e une per gazeten: Shpresë e re.

Ti ja dole! Vendi u ringrit edhe prej teje, fale teje, miresise, dashurise, optimizmit, pasionit, forces se zemrës tënde të madhe.

Te jam mirenjohes Bashkim, pa fund!

E mban mend qe ti me prezantove ne Poliçanin e zhuritur ne Qershorin e 1997?!

A e mban mend sa gezim solle me vete atje dhe gjithe rruges per atje ne nje stafete njerezore qe skish fund?!

A i mban mend brohoritjet e njerezve te zakonshem si ti?!

Aty u shenjua qe te vijonim bashke betejat;

Ti ne Kucove e une ne Berat.

Ti ne Lushnje e une ne Divjake.

Nuk e di, por fati e ka sjelle qe une te eci ne gjurmet e tua; ku ishe ti, punove ti, luftove ti, fitove ti, vijova une!

Eshte nje jete e tere keshtu, 24 vite!

Tani jam ne gjunje, me lotet qe mbysin fjalet; po do ringrihem edhe per ty!

Kemi beteje per te bere ende, ne Lushnje e Divjake;

Do cojme deri ne fund punet qe nise ti, do mbajme cdo premtim tendin per njerezit atje, tani edhe si amanetet e Bashkimit.

Aaaa po, do vijoj te luaj futboll Bashkim, edhe per ty!

Ne te dy as aty nuk u ndame, nje pasion i madh qe na beri bashke edhe si te kuq, ne fusha e tribuna;

Qemal Stafen kurre nuk e mbushi kaq asnje tjeter vec teje e Kombetares se Shqiperise!

Kryeministri qe zbriti ne fushe ne vitin e zi, dha gezim edhe nga nje fushe futbolli!

Te qofte i lehte dheu ne gjoks vellai im!

Rruga me ty ishte me e bukura rruge qe kam bere ndonjehere!

7 komente në “FOTOT dhe mesazhi prekës i mikut të tij të ngushtë: Rruga me ty, ishte më e bukur Bashkim”

  1. Tajari says:

    Z.Braçe,ngushellime per humbjen e shokut Tuaj,por pse nuk i kujton Badhkimit qe Ai ishte pjese e bisedimeve qe mbajten gjalle politikisht Berishen ne pranveren e 1997.Shihni se cfar Demi kolosal i keni bere Shqiperise….

  2. Qorri Zigur says:

    Ngushëllime familjes dhe miqëve në PS. Braçja nuk do ta lexojë komentin tim që ta di kush ishte Kryetari Bashkisë më i mirë. Po nëse Finua ishte Kryetari më i mirë i Bashkisë së Gjirokastrës këtë nuk mund ta thuash ti, po gjirokastritët. Gjirokastritët e dinë si i ndau 60 hyrjet e të pa strehëve ku 30 me pare tek ata që nuk e meritonin. Gjirokastritët e dinl si e bëri karburantin në hyrje të qytetit duke tjetërsuar pronat. Ka dhe shumë të tjera. Mirë është mos flisni për ato nuk i dini se irritoni njerzit.

  3. Vranakonti says:

    O Qorr! Je vertet qorr dhe pa tru.A mnd te flasesh keq ne kete dite morti more i paudhe. YYyyyy felliqesire.

  4. Qorri Zigur says:

    O Vrana…
    Ti dhe shumë si ti vërtetojnë atë shprehjen e popullit : VDIS PA TË TË DUA.
    Edhe këta që i bëjnë elozhe Finos ose janë si ai ose nuk e njohin. Edhe ti po ta kishe pësuar rëndë nga një person nuk do hidhëroheshe.
    Po të kishte bërë kaq të mira ssa thotë Braçja, vinte kandidonte në Gjirokastër. Po e dinte që nuk fitonte dhe nuk kandidonte.

  5. Baca-Bajram says:

    Finos i qoft i leht dheu dhe ngushllime familjarve te tij! Per Vranakontin, pse po hidhke vickla, ato qe thot Qorri jane te verteta dhe s’mund t’a mohosh qe vetem Gjirokastritet mund te thone se kush ishte apo eshte kryetari me i mire i Bashkise. Sic nuk mund te mohosh faktin se te gjithe jemi njerez dhe i kemi si te mirat dhe te keqiat apo te metat, kush me pak e kush me shume…

  6. Bledi says:

    Humbje e madhe per familjen shoket.
    Populli ?? ?
    Nuk ka humbje per Popullin ketu dhe sikur gjithe Deputetet te vdesin .
    1 shushunje me pak per Popullin .
    Ishalla merr te tjeret nga mbrapa se jane shume si kategori

  7. Nje hartim i Zv.KM. Nuk eshte per tu botuar ne gazete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje