“Në dasmë nuk shkohet me flamuj partie”! Balla flet për incidentin në Elbasan: Ishte moment i inskenuar nga PD!

29 Mars 2021, 09:01Politika TEMA

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur për incidentin në Elbasan, ku tha se ishte diçka e inskenuar nga Partia Demokratike.

I ftuar në emisionin “Koha për tu zgjuar” në News24, Balla tha se fushata do të jetë e qetë, ndërsa një apel kishte edhe për të gjitha partitë politike.

“Fushata është e qetë. Ajo që ndodhi në Elbasan nuk ka lidhje me fushatën. Jemi duke dalë para të ndershmëve, që është populli.

Ajo që ndodhi në Elbasan ishte një akt i shkaktuar nga PD, për të prishur festa. Në dasmë nuk shkohet ne flamuj partie.

Festa e Ditës së Verës është festë që shkohet për të respektuar këtë festë. Është moment i tejkaluar. Mendoj se do të jetë një fushatë e qetë.

Apeli im ndaj PD dhe partive të tjera është që të respektojmë vullnetin e shqiptarëve, të qytetarëve”, tha Balla.

Balla u shpreh se dënon incidentin në Elbasan dhe se situata të tilla i prishin imazhin qytetit.

“Patjetër, çdo akt i tillë duhet dënuar. Ishte moment i inskenuar, i rregulluar kokë e këmbë nga PD.

Në çdo moment krijon situata që si bën nder Elbasanit. Elbasani është qytet që bashkëjetesa dhe solidaritet është simbol. Sa herë del një demokrat thotë; ‘Elbasani është qyteti i krimit’.

Jo mor vëlla, Elbasani është qyteti i dijes. Furnizuese i dijes ka qenë Elbasani. Ju lutem shumë, kur të flitet për Elbasanin, të flasim për gjërat e mira të këtij qyteti.

Besoj se këto 4 javë të shkojnë normalisht. Njerëzit duhet të përcaktojnë se cilën parti do të votojnë”, tha Balla ndër të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje