Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, Basha: Zë i rëndësishëm për stabilitetin politik dhe shoqëror të vendit

29 Mars 2021, 10:42Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-kryeministrit, Bashkim Fino.

Në një mesazh në “Twitter” Basha shprehet i bindur se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm për stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit.

“Me trishtim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit, ish-ministrit dhe ish-deputetit Bashkim Fino.

Jam i bindur se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm për stabilitetit politik & shoqëror të vendit.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Fino dhe të gjithë të dashurve të tij. U prehtë në paqe!”- shkruan Basha. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje