Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka reaguar lidhur me disa mesazhe publike që janë bërë kundër vaksinimit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ndër të tjera ai shkruan:
“Ata që ju thonë të mos vaksinoheni, se kjo përbën rrezik për jetën tuaj, në fakt ju konsiderojnë thjesht si vota.
Edhe të tjerët, që ju thonë se po të mos ishin ata, ju nuk do të vaksinoheshit kurrë, nuk ju duan si njerëz, por vetëm si votues më 25 prill.
Kurse ne ju kërkojmë të vaksinoheni, duke injoruar të parët dhe pa ua ditur për borxh të dytëve. Ndihmoni në fillim shëndetin dhe pastaj votoni për bindjen tuaj!”, nënvizon Patozi. (TemA)
Sikur tere votuesit e djathte te votojne Partine e Patozit dhe Rudina Hajdarin, Shqiperia do jete vend me i mire.
Bravo, te vetmen gje qe hajrit qe ke thene qysh kur ke hyre ne politike. Po kjo nuk mjafton, pa hedhur ne koshin e historise ATË largaoftin, nuk do arrini te merrni vota si parti. Edin e lufton se e di qe ste gjen gje, po nga AI a ha, sta mban, se e peson.
kjo eshte pune e psikoloigjise per te pare kush ka empati dhe kush jo
nuk ka lidhje partia ketu!
duhet veting psikologjik per politikanet !
por shumica nuk e kalojne ate !
edhe mero nuk hyn tek njerezit e shendetshem