Koronavirusi në Shqipëri, ulen ndjeshëm rastet e reja në 24 orët e fundit

29 Mars 2021, 18:47Sociale TEMA

Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit 6 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë ulur ndjeshëm rastet e reja, megjithëse duhet theksuar se janë kryer më pak testime se në ditët e shkuara. Nga 1893 testime kanë rezultuar pozitivë 285 qytetarë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 311 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje