Presideti i Partizanit dhe një nga miqtë më të ngushtë të Bashkim Finos, Gaz Demi ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Finos.
I prekur nga kjo humbje, Gaz Demi shprehet se ikja e Bashkim Finos i ka lënë një boshllëk të madh, me të cilin kalonte pjesën më të madhe kohës.
“Sot humba Vllain, mikun tim të çmuar në jetën time! Ikja jote më ka lënë një boshllëk të madh në zemrën time.
U largua njeriu me të cilin kaloja pjesën më të madhe të ditës bashkë. Do më mungosh pafund.
U prehsh në paqe Vllai im Bashkim Fino”, shkruan në mesazhin e tij ngushëlluesh Gaz Demi. (TemA)
U prehsh ne paqe Bashkim Fino,, ngushellime miqve te tij