Edi Reja vazhdon të mos ketë një formacion të qëndrueshëm për kombëtaren shqiptare dhe në ndeshjen e sotme kundër Anglisë, ka bërë përsëri ndryshime në rreshtimin e kuqezinjve. Trajneri ka vendosur të hedhë në fushë 5 emra të rinj në krahasim me sfidën ndaj Andorrës, duke prekur praktikisht çdo repart.
Kështu në mbrojtje është Veseli që rreshtohet në qendër, në vend të Kumbullës së dëmtuar, por edhe Memolla në krah në vend të Lenjanit i cili ishte autori i golit ndaj Andorrës.
Në mesfushë, Memushaj e Gjasula ulen në stol, për t’i bërë vend Laçit, teksa shtohet një forcë në sulm, pasi rreshtimi është kthyer në 5-2-3. Kështu, përkrah Çikalleshit e nisin ndeshjen nga fillimi Uzuni dhe Broja, në një repart që pritet t’i krijojë vështiresi prapavijës së anglezëve.
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Veseli, Ismajli, Memolla, Bare, Laçi, Uzuni, Broja, Çikalleshi
Trajner: E. Reja
Anglia: Poup, Uoker, Stouns, Meguajër, Shou, Foden, Rajs, Filips, Sterling, Maunt, Kejn.
Trajner: G. Sauthgejt
Me 5-3-1-1 do ishte shum mire, thyrja duhet te behet qe ne mesin e fushes, ozuni perpara, cikalleshi me mbrapa, ai nuk shenon por lufton der ne fund
Shume mire po ben Reja! Ai eshte duke pare aftësitë e skuadrës ne teresi. Gjithashtu, te gjithe lojtaret duan te kene shansin e tyre per te luajtur. Lojtaret duhet te kuptoje se jane pjese e skuadrës dhe jo skuadra shërbyesi i tyre. Edhe Messi me Ronaldo qendrojne ne stol ashtu sic e llogarit trajneri i tyre.