Kandidati për deputet i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Arben Pëllumbi, i ftuar në studion e emisionit “FrontLine”, foli mbi kandidimin e tij, por edhe për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme të ish-kryeministrit Bashkim Fino.
Pëllumbi tha së bashku me një grup deputetësh kanë menduar që shkolla që po rindërtohet në Qytetin Studenti, të marrë emrin e Bashkim Finos, e kjo ide sipas tij, është mbështetur edhe nga Bashkia e Tiranës.
Po ashtu ai foli për kandidimin e tij si deputet, ku foli për investimet që janë bërë në zonën që ai ka në varësi, njësinë numër dy në kryeqytet, por edhe investimet që duhen bërë.
Gjithashtu, Pëllumbi rrëfeu se babai i tij, Servet Pëllumbi është këshilltari më i mirë politik, për vetë faktin se edhe ai në të kaluarën ka qenë një politikan mjaft i njohur.
Sot me gjasa ju i jeni rikthyer fushatës, pas humbjes së Finos?
Arben Pëllumbi: Dje ishte një ditë e trishtë, për ne të partisë Socialiste, që ndamë me të një filozofi dhe sot kemi rifilluar fushatën, kam kënaqësi të them që shkolla e re që po rindërtohet tek qyteti studenti do të mbajë emrin e Bashkim Fino. Sot kemi diskutuar me kryetarin e bashkisë dhe ata e gjejnë me shumë vend, sigurisht që është një sifinikacion i bukur për shkollat, sepse bashkëjetesa në shkollë është shumë e rëndësishme.
Si i keni pasur marrëdhëniet me Finon?
Arben Pëllumbi: Unë e njoh herët, por ajo që është më e rëndësishme, janë dy vite kur kam qenë pjesë e komisionit të ligjeve dhe me Bashkimin kemi ndarë shumë mendime dhe pjesa tejtër, që unë e zëvendësova në PS atë dhe ka qenë shumë e nevojshme konsultimi me të. Përveçse një prind i mirë, unë kam humbur edhe atë që konsultohesha për organizimin e strukturave.
Si është një ditë e juaja zoti Pëllumbi?
Dita ime fillon me një kafe mëngjesi, në përgjithësi me ata që zgjohen herët, kështu që fillimi i ditës është shumë i rëndësishëm për mua. Njësia dy, sikurse e thatë është njësia më e madhe në Tiranë dhe njësia e dytë për numër popullsia, e brenda njësisë dy gjen problematika të ndryshme, por njësia dy ka brenda investime të rëndësishme që kanë transformuar qytetin. Kemi gjithashtu shkolla dhe kopshte të reja, ku në mënyrë të veçantë është shkolla Kosova, në përgjithësi njësia gëlon nga investimet.
Ju përmendët një sërë institucionesh dhe që janë bërë, por çfarë kanë mbetur pa bërë?
Arben Pëllumbi: Në fakt, njësia dy ka nevojë për ndërhyrje në infrastrukturë, është një njësi që shkon deri tek depoja e ujit, për të përfunduar procesin e legalizimeve, para disa ditësh kemi shkuar në 210 mijë legalizime, ajo është një zonë që ka përfituar mjaft nga angazhimi ynë. Njësia ka pasur investime në qendrat shëndetësore, kur kam qenë dhe sot për vizitë. Njësia dy është transformuar i gjitha, në këtë qendër prej disa ditësh ka nisur vaksinimi i qytetarëve, unë kam qenë aty për ditën ndërkombëtare të mjekut. Në total janë vaksinuar 247 persona në qendrat tona ku ka nisur procesi i vaksinimit. Jam mbushur me shpresë, kur shikoja në sytë e nënave tona një entuziazëm që po shohim një dritë në fund të tunelit
Ju do e bëni vaksinën?
Arben Pëllumbi: Patjetër, vaksinat janë të kontrolluara, është e rëndësishme të ecim, të bëjmë atë që kemi thënë, t’i rikthehemi gradualisht jetës normale. Pranverën e ardhshme synohet të mos ketë asnjë të pa vaksinuar në Shqipëri.
Ju keni dhe një këshilltar të veçantë, babanë tuaj, zotin Servet, si ju këshillon ai?
Arben Pëllumbi: Sigurisht për mua jo vetëm që është babai im, është një politikan me eksperiencë të madhe mbi supe dhe konsultimi me të sigurisht që është një avantazh që kam personalisht, por se lënë pa bërë edhe miq e shokë.
Bashke me emrin e Finos vendosni edhe nje bust te Mirit te Xhikes shokut te ngushte te Bashkimit. E di mire une qe kane qene shoke, ma ka thene Fatos Nano. Fatosi me tha edhe qe Fino ka nderhyre tek prorokurori per te liruar kriminelin Arben Grori. Kjo ka vlera te medha per edukimin e nxenesve ne shkolla
Po tallni karin ju shkerdhata? Une socialist jam, po clidhje ka Fino???!!!
Megjithese i ndjeri i meriton vleresimet dhe keto jo vetem nga te vetet si politikan, por edhe nga pala tjeter. Ai eshte vleresuar dhe pranuar si nje politikan i moderuar, por mua me duket se “moda” e vendosjes se emra politikanesh, ne institucione publike i perket nje sistemi te ezauruar, sot kjo praktike duket paksa “delikate” Per analogji, neser ne pushtet vjen PD, nese do te ndiqet kjo praktike, dikujt do ti shkrepej dhe do te thoshte! Sheshit Skenderbej t’ja heqim emrin dhe t’ja veme Sali Berisha, cfare do te ndodhte? A do ta pranonte gjysma tjeter nje praktike te tille? Keto lloj praktikash mua me duket se jane te denja vetem per “Administratore” rurale, te tille si Xhelal Mezati.
Aty do instruktohen hajdute te rendomte si bashkim fino