Aktori i famshëm Leonardo Di Caprio, vazhdon të lobojë fuqishëm për mbrojtjen e lumit Vjosë.
Sot ai ka shpërndarë një tjetër video, ndërsa kërkon që të njëjtën gjë të bëjnë edhe kryministri Rama, presidenti Meta dhe krerët e opozitës, Basha e Kryemadhi.
Javën e kaluar, aktivistët në të gjithë Evropën i kërkuan Qeverisë shqiptare dhe Komisionit të Bashkimit Evropian të mbështesin Vjosën si Park Kombëtar.
Lumi Vjosa është lumi më i madh i egër në Evropë. Janë 300 kilometra që rrjedhin pandërprerë nga burimi i saj në malet në Greqi në detin Adriatik.
Lumi është jetësor i rëndësishëm për më shumë se 1,100 lloje të peshqve të ujërave të ëmbla dhe është i rëndësishëm për njerëzit në Shqipëri.
Dje, Parlamenti Evropian nxiti autoritetet shqiptare “të krijojnë sa më shpejt të jetë e mundur Parkun Kombëtar Vjosa.”
Shpërndajeni këtë video dhe kërkoni @ediramaal @lulzimbasha @ monika.kryemadhi @ ilirmeta.faqjazyrtare të bëjë të njëjtën gjë”, shkruan Di Caprio.
Nuk po kuptohet fare politika Shqipetare e te gjith krave se cfar do behet per vjosen nderkohe qe shum figura boterore po flasin….
O mjere djali kjo eshte vetem zhurme e greqise qe ti po i ben megafon se vetem ajo sheh me zili ate projekt
Po ajo eshte bllokuesja e portit te vlores per te mos rrezikuar portin e salanikut dhe pireut
Ajo eshte bllokuesja e koridorit 8 sepse demtohet koridori 10 selanik-beograd-budapest
Pra pse nuk thua si bllokohen keta projekte
Nuk don shume mend qe bllokohen duke blere pushtat tane se pushtetare nuk mund te jene