Brezi i tretë i Shkollës së Drejtorëve, Kushi: Programi, në rrugë të mbarë. Forcon kapacitetet menaxheriale të drejtuesve të shkollave tona

30 Mars 2021, 14:06Sociale TEMA

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi nëpërmjet një video-mesazhi ka shprehur vlerësimin e saj për nisjen e Brezit të 3-të të programit të trajnimit për drejtues të certifikuar të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar duke nënvizuar se tashmë ky program është në rrugë të mbarë për sa i përket projektit të Shkollës së Drejtorëve.

“Në vitin 2019 ky projekt nisi vetëm me 46 pjesëmarrës, duke u pasuar me katërfishimin e këtij numri gjatë vitit 2020. Dhe sot 210 mësues dhe drejtues do të fillojnë trajnimet dhe zhvillimin profesional për drejtues në shkolla”- thekson Ministrja Kushi në video-mesazh.

Ndërkohë, ajo shpreh mirënjohjen për Fondin Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim (AADF), i cili është partner në zbatimin e këtij projekti.

“Sot më shumë se kurrë, nisur edhe nga situata e pandemisë, kemi kuptuar akoma më mirë nevojën e rritjes menaxheriale të drejtuesve të shkollave tona, që do të arrihet përmes këtij programi” – nënvizon Ministrja Kushi duke shtuar se një drejtues i mirë e kthen kapacitetin në vision dhe krijon një klimë të përshtatshme për zhvillimin e lidershipit të ri.

Programi i trajnimit bazohet në një model të suksesshëm ndërkombëtar dhe është përshtatur në kontekstin shqiptar, me qëllim fuqizimin e rolit të drejtuesve të shkollave dhe për të mbështetur rritjen e cilësisë në arsimin parauniversitar. I ndërtuar mbi modelin e Institutit “Avney Rosha” në Izrael dhe bazuar në nevojat e kontekstit shqiptar, programi 9-mujor i trajnimit synon të zhvillojë kapacitetet drejtuese dhe menaxheriale të drejtorëve në detyrë dhe aspirantëve për tu bërë drejtues shkolle.

2 komente në “Brezi i tretë i Shkollës së Drejtorëve, Kushi: Programi, në rrugë të mbarë. Forcon kapacitetet menaxheriale të drejtuesve të shkollave tona”

  1. Iliria e bashkuar says:

    Hapni lenden e hartimit dhe menaxhimit qe nga klasa e 5-6 dhe vazhdoni te pakten deri ne bachelor te pershtatur per te gjitha deget. E folura, e shkruara, menaxhimi, vetedija, vetkôtrolli… jane baze e jetes.

  2. Ministre artificiale says:

    Arsim ne Shqiperi eshte duke u perkeqesuar, fillon me tekstshkrimet qe shkruajne per vitet e demokracise, pas vitit 1990, ne programe mesimore jane teper te dobeta, (edhe me avancime pra materiale ne internet, dikur gjendej vec ne bibloteke rusisht, latinisht e shqip), ambiente sportive mungojne ose te prishura, mesues vec te bejne kurse private (ne cdo kategori)po pse?? Se ta shpjegon me mire ne privat se te marri euro. Sistemi arsimor po vete mesuesit e shkaterrojne ne bashkepunim me keto qe qeverisin. Asnje minister se ka ngritur nivelin arsimor me te gjithe kushtet e sotme moderne e kjo ministre kukull eshte me keq, se kjo ska arrit si deputete te arrisi dicka, jo me arsim e ne kohe. Po rinia e Shqiperise do te zhvillohen mire si te jesh organizator e sherbetor I mire partie, si te korruptosh ne inst. Shteterore e te vjellesh per pasuri vetiake (apartamente, vila, makina luksi e aksesor moderne vetiake e udhetime me djersen e te tjereve). Kjo u zgjodh per te shpetuar partine (ska profesioniste per kulture e arsim) e jo ti japi dije rinise se ardhshme. Ahh mungon koha e enverit, te cilen e kemi share per lirine e fjales, por koha e tregon qe ne kohe pandemie e krize ekonomie boterore, VLEN se arsimi nuk mungonte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje