Nga Ardit Rada
Deri dje refreni ishte “pse s’ka vaksina”! Sot ky refren ka ndryshuar: Po na sillni vaksina të pacertifikuara! Dikur thoshin “hip se të vrava, zbrit se të vrava”. Politikanë, mjekë, ish-mjekë dhe ish-politikanë bashkë, i janë bashkuar turmës dashakeqe të anatemimit të fushatës së vaksnimit që ka filluar në vendin tonë.
Një listë mesazhesh e deklaratash në media e rrjetin social, që kanë brenda një papërgjegjshmëri thjesht kriminale, nuk marrin parasysh faktin që vaksina kineze ka nisur të injektohet prej dje në mbi 15 mijë a më shumë krahë pensionistësh, por bëjnë thirrje publike që të mos pranohet dhe të ndalet fushata e injektimit.
As Tritan Shehu, që tashmë nuk është as mjek, as politikan, as Sali Berisha, që ka qenë mjek por që për fatkeqësinë e shqiptarëve hyri në politikë, e aq më pak Petrit Vasili që s’ka lidhje me asgjë përveçse me koliben e dezhurnit tek LSI-ja – askush prej këtyre zotërinjve nuk ka informacion të dorës së fundit rreth efektshmërisë, rrezikut potencial dhe rasteve problematike që ka shkaktuar Coronavac në njërin nga 22 vendet ku injektohet zyrtarisht prej javësh e muajsh. Askush prej këtyre burrave gojëprishur nuk di të thotë diçka konktretisht të keqe për vaksinën në fjalë, përveçse që po ngjall shpresën e dhjetëra mijë të moshuarve që kanë një vit e ca të mbyllur në shtëpi.
Këtij kori që hallin e qartë e ka tek votat, e jo tek alergjitë e pleqve në çadrat e sheshit ‘Skënderbej’ po i bashkohen edhe disa mjekë, kryesisht jashtë vendit, të cilët po ashtu si Berisha e Vasili, ‘iu djeg’ shumë në distancë qëndrimi i Edi Ramës në qeveri. Çështje shijesh, s’kemi ç’tu bëjmë.
E habitshme ishte sesi orët e fundit, për vaksinimin masiv është shqetësuar edhe ndonjë mjek i këtushëm që normalisht ka treguar se di ta masë fjalën dhe mendimin. Ilir Alimehmeti ka bërë thirrje orët e fundit që të mos merret vaksina kineze. Ai e ka justifikuar këtë qëndrim me faktin që për këtë vaksinë nuk ka të dhëna shkencore dhe se dihet shumë pak.
Megjithëse Alimehmeti njihet si një mjek i informuar për pandeminë, të thuash që Coronavac është e panjohur kur fjala vjen, mbi 15 milionë turq kanë marrë dozën e parë dhe kur pjesa më e madhe e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë lidhur kontratat për ta blerë, ashtu siç po bëjnë shtete anëtare të BE si Hungaria etj, është diçka që e tejkalon mosdijen.
Fushata e vaksnimit me vaksinën kineze ka një bankoprovë planetare. Siç e kanë sot pak a shumë të gjitha vaksinat që u futën në rrjetin e përdorimit publik me nxitim e turravrap, për shkak të vdekjeve në të gjithë globin. Miliona njerëz që e kanë bërë, ndërkohë që rastet e incidenteve a vdekjeve të shkaktuara nga kjo vaksinë mungojnë, janë prova më e madhe se ajo të paktën nuk po merr jetë njerëzish.
Sa për efikasitetin, kjo është diçka për t’u parë në afat të mesëm e të gjatë. Alimehmeti lexon në disa gjuhë të huaja e në ndryshim nga Sali Berisha e shpreh publikisht atë që lexon. Po të shfletonte edhe një herë literaturën dhe rrjetin në të gjithë botën, ndoshta do të na ndriçonte me informacionet më të fundit rreth mënyrës sesi po e “tresin” miliona njerëz nëpër botë vaksinën kineze. Ndoshta pas këtij leximi do ta tërhiqte thirrjen e tij publike për të mos e bërë vaksinën.
Po mire o Alimehmeti as mish dhe as peshk…na thuaj se cfare duhet bere sipas teje…mos shpohemi dhe te presim vdekjen…E HABITSHME!?!?!?!?!??!?!?!?!?
Mos e bej “vaksinen”!!!!
Kur katunarët bëhen mjekë, mjerë pacientët. Vetëm mos ngaterroni katunarët me fshatarët.
Fshataret Jane një shtrese shume e nderuar e popullsise, dhe gati 70% prej nesh vijmë nga fshati me origjine.
E kam fjalën per ata katunarë qe mburren se gjoja Jane qytetare gjysh stergjyshi, por ne fakt Jane vetem katunarë me banim ne qytet. Kam takuar me shume qytetarë maleve te Kukesit, se sa nga keta rronxhobonxhot qe vetequhen intelektualë.
Qe ne momentin qe merr vesh se 15 miljone turq dhe mijëra e dhjetra mijëra te tjere ne Europe kane bere vaksinën kineze, ti duhet ta kuptosh qe vaksina e ka kaluar provën.
Edhe ato qe lexon ne gjuhe te huaj, duhen interpretuar, dhe Jo te merren si te the a prej Zotit.
Kini parasyah se vertete Turqia ka vaksinuar 15 milione njerez por deri tani infektimet jane 25 mije ne dite
Mbi 90 mln banore s’te thote asgje? Dhe cfare banoredh bile, shumica rurale dhe fanatike muslimane. Ja ku i ke dhe 25 000 te infektuarit.
Ky eshte pjella e Jera Krujes qe e emroi Sala rektore dhe i Mehdi Sheut qe e beri po Sala deputet. Lexon neper internet dhe i shet si te tijat, llapaqen injorant i lyer me livando nga hete e Pd.
Pak aritmetikë:
Janë dy mundësi infektimi: po ose jo, dmth mundësia e infektimit është 50%=0.50.
Meqenëse fataliteti i infektimit natyror në Shqipëri është 2192/123216 = 0.017 = 1.7% atëhere fataliteti i infektimit natyror është 1.7%×50% = 0.85%.
Atëherë pse të ashtuquajturat “vaxina” që kanë fatalitet zyrtar nga 5% – 40% (praktikisht më të lartë) janë më të mira e mbrojtëse kundrejt situatës së infektimit natyror??????
Një ilaç kerkon 15 vjet të kalojë nga tryeza laboratorike tek rafti në farmaci. Atëhere si mund të quhen vaksina këto tretësira që i përgatitën-prodhuan për dy muaj?!?!?!?
A ka ndonje keshılle shkenecor qe tı hıqen ketıj pseudo mjeku te gjıtha tıtujt qe mundet te kete sı dhe mos te kete te drejte as per te bere gjılpera,Ky eshte nje antı shqıptare qe kerkon vdekjen e njerzeve te vendıt tıj,
Vaksınat antı covıd nuk kane teser partıe Ato jane per te shpetuar jete njerzısh Ndersa tı kerkon qe te vdesın sa me shume,Me vdekjen nuk fıtohet ne zgjellje,por perkundrazı humbet me shume tıfoze partıak,Tı me keto qendrıme edhe polıtıkan nukqenke,tıı prııshe shume pune partıse demokratıke,T e ısha anetare ı kesaj partıedo te beja cmosın per te perjashtuar,
Ky skuthi nuk e nxori koken, por priti derisa Akademia e Shkencave, qe eshte bere si Patentat e Endemolit dhe rekruto per turpin e saj individet ne baze te daljeve ne qenef kazanet mediatike dhe jo ne baze te kontributit kerkimor shkencor, e pranoi ne strukturat e saj. Porsa e kapi vendin e nxori koken partiake dhe derdellit per gjera qe nuk e di nga bien. Mbi cfare evidence shkencore e bazon thirjen per mosvaksinim o Alimehmet????? Po hungarezet, serbet, maqedonasit, boshnjaket, malazezet, turqit, etj., etj., me miliona, qe po vaksinohen me sukses, apo kinezet me miliarda budallenj jane, apo dole ti koka e modhe me dhon men. Ne qofte se, sikurse e thote dikush me siper, ky ka dale nga shkolla e Jera Krujes…o none o none…Jera Kruja me soj sorollopin e vet jane talebane te pakorigjueshem dhe te pakthyeshem te saliqenit. Shame on YOU Alimehmeti!!!
Plotesht dakort me ty! I tille njeri eshte.
PO TE JETE E VERTETE AJO QE THOTE ARTIKULLI PER ALIMEHMETIN ÇESHTJA ESHTE SERIOZE.
ALIMEHMETI ME MEGALLOMENINE E VET QE NA ÇAU TRAPIN NEPER EMISIONE, BEHET ME I RREZIKSHEM SE LLAFOLLOGET E TJERE PASI ESHTE MJEK DHE SABOTON NJE NGA PERPJEKJET ME TE MEDHA PER SHENDETIN E NJEREZVE.
O hajvan i Rames qe bashke me kete Raden der tek gjuri i shkoni Ali Ahmetit se nuk keni shance me u krahasu me te.
Ne Mal te Zi, Bosnje dhe Maqedoni, as 10,000 veta per secilin vend nuk jane vaksinuar.
Informohu me mire o sufllaqexhi.
Lexues! Postimi eshte i Ardit Rads!
Doktori Alimehmeti eshte i mercure dhe dije plote! Ardit R. e ka komentuar!
Alimehmeti eshte vlere e ketij vendi!
Kete doktor e kam ndjekur dhe gjithmone, ka dicka qe nuk shkon ne ato qe thote.
Ja disa syresh:
Mos merrni antibiotike
Ata qe e kane kaluar mos vaksinohen
Vaksinat Astra dhe Pfizer jane te dyshimta
Vaksinat kineze jane te dyshimta
Kinezet jane te paret qe nisen shpikjen e vaksines. Kjo vaksine permban virus te dobesuar dhe më mire me kete vaksine, se sa te vdesin njerez.
Lexojeni nje here kete artikullin :
https://media.springernature.com/full/nature-cms/uploads/product/nm/header-95e59e63930e5d6009bad2c23a42ab2d.svg
Ti proletar komunist, po munde gjej ndonje specialist qe thote se e kam apo kane ne duar nje shishke me virus.
Ky Alimehmeti ben si babaxhan i matur dhe i shumeditur. Edhe une jam dakort qe kap ndonje lajm ne internet dhe na i shet si hulumtime te studimeve shkencore qe ben ai vete.
Edhe bufi e di se do te ishte me mire te kishim 5 milion doza te Pfaiser BioNtech ose Moderna por ku ti gjejme or ti shkencetar i madh. Ns thuaj ti si shkencetar i madh qe je ku ti gjejme shpejt se njerezit po vdesin.
Vaksinen kineze e kane bere 200 milion banore te globit deri tani ne dhjetra shtete dhe nuk kemi degjuar ndonje gje shqetesuese se po te kishte do dilte lajmi nuk ka sekrete sot. Pse nuk e dine shqiptare qe do ishte me mire te kishim ne dispozicion vaksina me rezultatet e tre fazave te testimit. Mos u bej koqe.
Po ai eshte koqe, or ti.
Atje po behet nje proogande Kriminale . Po lexoja Ballkanweb per vaksinen dhe thoshte qe Canadaja nuk rekomandon vaksinen per njerezit mbi 55 vjet nderkohe qe eshte egzakt e kunderta kjo vaksine nuk rekomandohet per njerezit nen 55 vjec…Zv.Kryeministreja e Ontarios u vaksinua sot me Astra zeneca……Shume papergjegjshmeri dhe jo gazetari korekte. Une qe shkruaj jetoj ne Ontario
Dukesh qe jeton ne Ontario, se po harron shqipen… ja artikulli nga Balkanweb… lexoje mire.
ky e tregoj veten tamam si pjestar i AKDEMISE SHKENNCAVE te TURPIT njeri i zgjellur nga meritat e prinderve e PD .Mendoj se akademia duhet te mblidhet dhe revokoje vendimin qe ka mare per kete plehre….
PO TE JETE E VERTETE AJO QE THOTE ARTIKULLI PER ALIMEHMETIN ÇESHTJA ESHTE SERIOZE.
ALIMEHMETI ME MEGALLOMENINE E VET QE NA ÇAU TRAPIN NEPER EMISIONE, BEHET ME I RREZIKSHEM SE LLAFOLLOGET E TJERE PASI ESHTE MJEK DHE SABOTON NJE NGA PERPJEKJET ME TE MEDHA PER SHENDETIN E NJEREZVE.
Per ju i.mehmeti kam mendu qe je asnjanes dhe ju ndiqja me rrespekt (pavarsisht qe nje dite kur lyli ishte ne bashkbisedim me mjeket u befasova kur pashe edhe ju mendova qe si mund te uli nivelin ky mjek edhe me titull shkencor mos gaboj me nje njeri pa dinjitet qe genjen edhe kur e pyet per oren+++akuzat penale qe ka shpetuar vetem me procedur qe sipas informacioneve jane gati te rihapen po nejse qellon qe mund te jete gjindur rastsisht dhe per etik dhe mirsjellje nuk ka dash
me ja prish lyl ( urjahipit)†.Sot e kuptova qe ky shrlatan qenka pjese e djallit.sigurisht qe zgjedhja eshte e jotja.Nuk du te citoj se sa vende marin kto vaksina se fyej veten sepse ju i dini shum mire,por keto vende qe vakinohen a e din saqindra shkencetar kane qe i paraprijn te gjitha konsultave
dhe verifikimit te cdo lloj vaksine te pa licencume nga ema.Me mirsjellje juvthem te dstancoheni nga ky turp ne qofte se je perdorur nese e ke bere me qellim
Va fancullo ne forme fakoltative
Ata qe shkruajne perkomunist nuk e kuptojne qe edhe sot komunistet po u q…nenat.
Jovan bregu thoshte; je the, po kujt ja the. Imagjinoni kur nje mjek i rrisqeve te larta, me bagazh eksperience, del ne nje konkluzion se vaksinat qifshin kineze apo indiane, shiten legenat kineze apo turq, kjo eshte te dyshosh jo me tek vaksina, por tek mjeku qe eshte mjek apooo, sepse firmimi i nje mjeku vjen nga institucionet ku ka mare formimin. Ketu behet fjale per njerez, jo per vaksina pulash, ku dhe agron duka, nuk do pranonte vaksina nese shiteshin si legenat kineze. Hyp se te vrava e zbrit se te vrava. Sa per shehun dhe vasilin, nuk i intereson shendeti, por sikleti qe kane dhe mundohen te shtremberojne gjithçka. Vasili mbeti ke fiqte e gjinos, ndersa shehu akoma se ka mar veh’ten nga konsulta e 97 ne stadiumin e lishnjes.
Urgjent duhet të silliet ligj që ndalon propagan-
dën,thirrjet e tj.kundër vaksinimit dhe kualitetit të
vaksinave në rrjetet sociale nga personat e pa autor
izuar dhe personat që nuk janë njohës dhe specia-
list të lëmisë përkatëse.
Zoti Alimehmeti besoj qe jeni bure i mencur dhe duhet bere kujdes per mesazhin qe jepet. Pa dyshim qe ne bote ka studime nga me te ndryshmet po pse te futesh doren ne thes dhe te kapesh te vetmin k.. kur thesi eshte plot me p…
Ne se nje gazetar amerikan do te citoje studimet e “shkencetareve” Sali Berishes,Tritan Shehut e Petrit Vasilit… do te ishte bllokuar bota !
dr. Iliri eshte mjek i mire por nuk duhet te politizoje shkencen.
Shpresoj qe te dalja ne Media te mos i haje kohen e studimit.
Ky iliri vetem mjek nuk eshte. Ai me sa duket lexon shume ne internet dhe na i shet ne si studime, po mjek nuk mund te behesh vetem duke dhene mesim e lexuar ne internet. Ata qe ky mjeku thote ne media nuk eshte nevoja se i shofim cdo dite ne internet. Po nuk punove ne spital dhe klinike, mjek nuk behesh kurre. Keshtu qe si ta politizoje si ta depolitizoje vaksinimin ky i ashtuquajturi mjek, nuk ka fare rendesi pasi qytetateret e kuptojne se kush eshte dhe cfare perfaqeson.