Në Shqipëri, një program i posaçëm, i quajtur Autokorrektori i gjuhës shqipe, synon të ndihmojë individët, institucionet por dhe kompanitë, për të përdorur gjuhën standarte në të shkruar. Nismëtari i këtij projekti të zhvilluar në një hark të gjatë kohor, disa vjeçar, pedogogu universitar Leonard Boduri, shpjegon për Zërin e Amerikës se programi, i cili përmban 75 mijë fjalë, lejon jo thjesht korrigjime të gabimeve drejtshkrimore, por dhe të atyre gramatikore
Në fakultet, ai ofron leksione të financës, por gati 8 vjet më parë, me disa bashkëpunëtorë të tij, zoti Leonard Boduri, do t’i jepte jetë një projekti tejet sfidues, krijimit të një programi që do t’i shërbente shkrimit korrekt dhe sipas normës standarte, të gjuhës shqipe.
“Kam hasur vetë probleme, kur ne bëjmë artikuj shkencor, apo shkrime të tjera, për të shkruar sipas normës standarte, që në fakt është kërkesë për çdo shkrim akademik.
Duke qenë se nuk ekzistonte, mendova se mund ta nisja si projekt me ndonjë bashkëpunëtor. Kjo kërkoi shumë kohë dhe qëllimi nuk ka qenë kurrë,që në fillim, që të bëja një format drejtshkrimor, por një autokorrektor”, tregon ai për Zërin e Amerikës.
Ndërsa gjuha shqipe, ndodhet nën sulmet e përhershme të anashkalimit jo vetëm të standartit drejtshkrimor, por të rrezikut që shkronja të veçanta të saj si “ë”-ja apo “ç”-ja, të shkojnë drejt zhdukjes në të shkruar, edhe në dokumentet zyrtare, zoti Boduri shpjegon se programi i zhvilluar nuk bën thjesht korrigjimet drejtshkrimore, por ofron ndërkohë edhe sinonime e antonime, duke ndihmuar të shmanget përdorimi i fjalëve të huaja.
“Pra është një autokorrektor gramatikor. Kjo është dhe risia e produktit, çka nënkupton që bën lidhjet mes fjalëve në një fjali, pra jo thjesht kontroll nëse ekziston si fjalë, por si janë të lidhura fjalët me njëra-tjetrën. Mund të sjell një shembull.
Fjala “përgjigjja”, shkruhet shpesh pa “j” në fund. Por pa “j” në fund është folje, “u përgjigja”. Autokorrektori të jep mesazhin se kjo është një folje me zgjedhim të pasaktë dhe të jep mundësinë që ti të zgjedhësh një fjalë tjetër, ose të vendosësh pjesëzën ”u”, përpara. Pra nuk të lejon të gabosh në aspektin gramatikor”.
Për ta çuar përpara këtë projekt atij i është dashur të bashkëpunojë si me gjuhëtarë ashtu dhe me informaticienë.
“Ka patur një numër prej 3-4 gjuhëtarësh, flas për gjuhëtarë me tituj, nga të cilët do të veçoja profesor Tomorr Plangaricën, i cili ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme dhe prandaj po e veçoj nga të tjerët.
Në aspektin e zhvillimit informatik, është një numër i madh punonjësish të cilët i kanë lënë stafetën njëri tjetrit sipas problematikave që kanë dalë”, tregon zoti Boduri.
Autokorrektori i gjuhës shqipe mund të përdoret përmes internetit. Zoti Boduri thotë se përdoruesit e mundshëm që duan të shfrytëzojnë këtë program, janë të ndarë në tre kategori.
“Ata që kanë një punë deri dy faqe korrigjim në ditë, që nuk është një punë profesionisti, do ta kenë falas, mjaft të rregjistrohen.
Një limit ditor deri 10 mijë karaktere, mund ta korrigjojnë pa pagesë. Këtu futen, sidomos studentët”, shpjegon ai. Ndërsa për profesionistë apo institucione e kompani, programi do të ofrohet kundrejt pagesës.
Zoti Boduri tregon se nga kontaktet e tij paraprake ka hasur në një interesim të veçantë nga institucionet në Kosovë, në të kundërt të asaj që ka vërejtur në Shqipëri.
Lajm shume i mire,te pakten gazetaret duhet ta perdorin shpesh kur te shkruajn artikuj.
Pjeter! T’ia u japesh gazetareve te sotem te gazetave shqiptare kete program, ka nje rrezik te madh per gjuhen shqipe, sepse ata do t’ja valojne. Kane per te shkruar qesim fare, shume me keq se tani, me idene se, meqe Merua e do shpejt shkrimin. mos caj koke se e korrigjon programi. Ata pak gazetare te mire qe jane, nuk kane nevoje per program, sepse jo vetem qe shkruajne artikuj te mire, por shkruajne sipas shqipes standarte dhe pa gabime.
Problemi eshte se tek ky artikull, dhe tek fjalët e profesorit te nderuar, kishte gabime drejtshkrimore.
Fillo nga fjala “autokorrektor”, që nuk është shqip. Duhet ‘autokorigjues’.
Lere pastaj që ë-të në fund të fjalëve ose i heqin, ose ie vendosin atje ku nuk duhet.
Por kjo nismë duhet përshëndetur, sepse gjuha shqipe po bastardohej nga pordhacët që kane mësuar gjuhë të huaja.
Ne televizion na hapën barkun me fjalën “puntatë”. Demek italjankat e televezioneve tona nuk e harrojn dot italishten, apo pordhackat duan te duken.
Une kam vite qe e perdor… eshte nga Kosova…duhet perditesuar duhet te shperndahet falas duhet ta bej shteti Shqiperi e Kosove…
Bravo per iniciativen, Ja te tille njerez na duhen, qe shohin nje nevoje dhe e adresojne. Kultura e ankeses neper kafe gjithe diten pa e levizur fare gishtin per te bere dicka konkrete, duhet te vdese. Nevoja eshte mema e shpikjeve/zbulimeve. Kjo eshte arsyeja pse ka vende qe jane me te zhvilluara se ne sepse kane kete lloj qendrimi dhe nuk presin nga te tjeret per te bere gjera per ta dhe per te adresuar nevojat e tyre. Kjo eshte arsyeja edhe pse disa biznese shume te suksesshme neper bote. Eshte interesante qe vetem po t’iu hedhesh nje sy gazetave dhe postimeve elektronike te shumekujt ne Shqiperi veren nje mal me gabime por si gjithnje e kemi veshtire ta pranojme se nuk e shkruajme mire gjuhen standarte. Uroj qe te pasohet nga gjetje, krijime dhe shpikje edhe me te medha ne shume fusha te tjera, mendja, zgjuarsia nuk na mungon thjesht duhet ta perdorim ne menyren e duhur. (p.s ju kerkoj ndjese qe e vrava e-ne me dy pika ne kete koment, eshte pak ironike meqe ne fakt po lavderoj nje program qe te ndihmon ta shkruash me korrektesi gjuhen standarte por nuk kam c’te bej)
E di qe do korrigjoni fjalen e pare qe shkrova nese do e shihni me sy kritik (ne fund te fundit kemi fjalen tone shqipe “te lumte” qe e pershkruan me se miri) Te shohim sa do e vini re ?
Flet per gjuhen dhe shkruan “tre kategori”. Kategori eshte emer femror dhe shkruhet “tri kategori”.
Gjuha franceze edhe ne windows te jep mundësinë e korigjimit të fjalëve; në qoftëse nuk e shkruan drejtë, del vizë e kuqe poshtë dhe zhduket atëherë kur ti e korigjon. Korigjimi shqipes do ishte nje mrekulli për shqiptarinë e vërtetë. Vetëm kështu mbrohet kombi për ata që e duan. Do ta përgëzoja këtë njeri, shqiptar i vërtetë që kërkon shqipe standart. Ata që janë për ta përçarë shqipen dhe shqiptarët i shikojmë dhe na kanë vështirësuar jetën dhe na kanë shtuar helmin. Dhëmbshuria për vete dhe vëndin është vyrtyt i njerzëve të mënçur.
Mashtrusa!u regjistrova sipas rregullave? asgjë s’fuksionon.
[email protected]
Shqipen e kane masakruar per 30 vjet. Me se fundi doli nje njeri me ndejnje te larte atdhetare dhe pergjegjesije per gjuhen shqipe, kriterin me te madh te identitetit tone kombetar.
Urime dhe i lumte ketij njeriu.
Korektori, korigjuesi ( shqip: rregulluesi ) është në Windows me aftësi mbi 90%
E saktë: Windows ka disa vite që e ka përfshirë gjuhën shqipe në “autokorrektorin” e tij. Pastaj ekziston edhe Fjalori Drejtshkrimor i Shqipes i digjitalizuar nga Instituti i gjuhës shqipe të Kosovës. Po kështu ekziston edhe një tastierë e bërë enkas për gjuhën shqipe, pra që ka germar Ëë – Çç. Kush kërkon, gjen! ?
Po eshte shume e vertete! Ka mbi 5 vjet qe e kam te instaluar falas ne kompjuter dhe jam shume i kenaqur. E zgjedh tek language autocorrect
Albanian dhe kur shkruaj ne word, fjalen e shkruar gabim e nenvizon me te kuqe. Edhe fjalet qe nuk jane ne fjalorin qe kane perdorur per ndertimin e programit nuk i njeh, p.sh. fjalen bashkia. E kam shkarkuar ne nje faqe kosovare, mbase eshte kjo: https://apkdownloadforwindows.com/app/com.fjalorshqip.shqip/
JU JENI KAQ TRAPA SA KËTË FJALË E SHKRUANI “Standart”
Kuptimi i fjalës standard
standárd,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t)
1. send me përmasa, me trajta dhe me cilësi të caktuara, që shërben si gjedhe për prodhimin e mallrave në seri: standard shtetëror (ndërkombëtar).
2. tërësia e kërkesave, e cilësive dhe e karakteristikave të detyrueshme për një lloj prodhimi, për punimet e ndërtimet etj.: prodhim brenda (jashtë) standardit; / kuptim i figurshëm; tërësia e kërkesave për diçka, e cila duhet t’i përgjigjet një shkalle të arritur ose një niveli të caktuar; nivel: standard i lartë (i ulët); standardi i jetesës.
O pederasta muti, postojeni komentin qe bera.
Autokorrektori i gjuhes shqipe ne windows ne fakt eshte qe prej disa viteve. Fillimisht programi eshte ndertuar nga Kosovaret. Nuk e kuptoj se cfare ka shpilur ky shqiptari ekonomist ne amerike, mbase ka bere ndonje permiresim, gje te cilen e lejon vete programi.
BRAVO??!! JAM ME TË VËRTET I HABITUR DHE I LUMTURUAR .KY SOFTWARE ËSHTË NJË RISI E JASHTZAKONSHME DHE SHUMË E VONUAR PËR SHQIPTARËT POR UNË DO TA QUAJ TË PËRFUNDUAR KËTË PËRPJEKJE KOLOSALE PO TË BASHKPUNONI ME FIRMAT E MËDHA TË INTERNETIT SIÇ JANË GOOGLE DHE MICROSOFT QË KZ APLIKIM TË FUNKSONOJË EDHE NË INTERNET QË KUR TË SHKRUAJMË NË PC OSE CELULAR TË MOS NA DALIN TË GJITHA FJALËT ME NËNVIZIM TË KUQ DMTH GABIM EDHE KUR KËTO FJALË JANË SHKTUAR KORREKT.ME SHPRESË QË APLIKIMI DO TU SHËRBEJË EDHE MOSHAVE TË REJA QË KANË SHUMË NEVOJË PËR DREJTSHKRIMIN E GJUHËS SHQIPE.SKAM ÇFAR TË THEM JAM I SHOKUAR.
BRAVO Z.BODURI SUKSESE TË MËTEJSME
Z.Hasani .Në windows ekziston alfabeti shqip por jo autokorrektimi i fjalëve.Alfabeti shqip është në të gjitha aplikimet si në të gjithë kompjuterat windows.mac.deri tek ubuntu tek të gjitha celularët dhe të gjitha app-s që qarkullojnë në internet ,por auto korrektimi jo…..
RESPEKT
Ne cilen adrese te regjistrohemi?!
“Zoti drejtshrimi” programi per korrektimin (spelling adn grmmar) e gjuhes shqipe eshte aktiv ne programin “word” prej me shume se 10 vitesh, fillimisht i thjeshte e vitet e fundit po permiresohet. Ky program eshte krahas atij te gjuhes angleze dhe asaj franceze, me sa duket zoteria juaj nuk di ta perdoresh.
Termi “autokorrektor” nuk është i saktë. Programi nuk “autokorrekton”, por të vë në dukje gabimet drejtshkrimore që ndodhen në tekst dhe ti (autori i tekstit) po të dojë i rregullon, ose nuk i rregullon, pse mbase i pëlqen t’i lërë ashtu (e drejta e krijuesit). Psh nëse programi të “thotë” se fjala nënë shkruhet NËNË, autori mbase dëshiron ta shkruaj në genisht: NANË. Prandaj programi nuk “autokorrekton”, por vetëm sugjeron.
Zoti “DB” programi “spelling and grmmar” krahas opsionit per te ndryshuar (change) fjalen sipas sygjerimit, ka edhe opsionin e autokorrektimit (autoCorrect).
Kush eshte faqja ku duhet te rregjistrohesh ?