Erida Nelaj, ërgjegjëse e Programit Kombëtar të Vaksinimit në ISHP, në një lidhje direkte me studion e “Ditari” në A2, deklaroi se vaksina kineze është certifikuar nga enti rregullator vendas.
“Entet rregullatore në Kinë dhe Rusi janë shumë strikte. Edhe Hungaria, që është vend i Bashkimit Evropian, ka marrë vaksinë kineze.
Edhe pse nuk është përdorur masivisht në BE dhe SHBA, vaksina kineze është përdorur shumë në Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Edhe vende si Tajlanda e shumë vende aziatike e kanë aplikuar. Jo çdo vaksinë ka certifikimin e EMA-s dhe FDA-së dhe certifikimi është në dëshirën e prodhuesit”, shpjegoi Nelaj.
Ajo u shpreh: “Ne nuk mund të pretendojmë luksin që ka Bashkimi Evropian, pasi ata grupohen dhe kanë mënyra të tjera të sigurimit të vaksinave Pfizer dhe Moderna”.
“Për ne është i rëndësishëm fakti që do të marrim AstraZeneca nga Covax, por mund të sjellë edhe Pfizer. Popullsia duhet të vaksinohet në masë dhe nuk mund të humbim duke pritur”, shtoi Nelaj.
Po cfare luksi kane ne euvrope,po me genjeshtra,na thane se do ju vaksinojm ne janar po as ne prill se jane te sigurt ,ne pensionistat po kthehmi e vaksinohna ne Shqiperi ,se keshtu ashte katandisur euvropa
TURP PER PERENDIMIN TE MARI VAKSINA NGA KOMUNISTET KINEZE.MERKEL DHE MAKRON DUHET TE QEROHEN NGA POLITIKE MENJEHERE.