Sindikata e Shëndetësisë i kërkon Albin Kurtit të 11 mijë vaksinat anti Covid të ofruara nga Edi Rama

30 Mars 2021, 15:10Sociale TEMA

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, t’i pranojë edhe 11 mijë dozat e vaksinave të ofruara nga homologu i tij në Shqipëri, Edi Rama. Kjo me qëllimin që vaksinimi të bëhet sa më masiv.

Përmes një komunikate për media, FSSHK ka përshëndetur fillimin e vaksinimit kundër COVID-19 në Republikën e Kosovës të siguruar përmes mekanizimit COVAX i OBSH-së përmes UNICEF programi për Kosovë.

“Fillimisht më lejoni të falenderojë Kryeministrin e Shqipërisë Z. Edi Rama për vaksinimin e 500 punonjësve shëndetësor gjë e cila hapi një kapitull të rëndësishëm drejt luftës me Pandminë COVID-19.

Duke qenë vigjilente në përcjelljen e situatës dhe kërkesës që vaksinimi të bëhet në mënyrë sa më masovike, FSSHK, kërkon nga Kryeministri i Republikës së Kosovës Z. Albin Kurti që të shfrytëzoj rastin të përdor edhe 11,000 vaksina të ofruara nga Kryeministri i Shqipërisë Z. Rama për punonjësit shëndetësor”, thuhet në njoftim.

FSSHK tutje ka falenderuar 500 punonjësit shëndetësor të cilët u vaksinuan në Kukës si qytetar të parë të Kosovës, pasi thotnë se thyen teoritë konspirative mbi vaksinën dhe sensibilizuan të tjerët që të vazhdojnë me vaksinim.

“Në fund urojmë dhe kërkojmë që Kosova të fillojë vaksnimin masiv të qytetarëve duke siguruar blerjen e vaksinave të licencuara në treg e mos të varremi vetëm nga donacionet”, thuhet në njoftim.

3 komente në “Sindikata e Shëndetësisë i kërkon Albin Kurtit të 11 mijë vaksinat anti Covid të ofruara nga Edi Rama”

  1. danoc says:

    Deshet kryeminister GOMAR tani mbaheni Albin Kurtin, zgjidhni dhe lopen e UDB Vjosa Osmanin presidente dhe beni mutin qeverise….

    1. ... says:

      Danoc ky nuk eshte kryeminister, ky eshte fatkeqsia e popullit te kosoves..Nje politikan idiot qe eshte i corientuar, cfare thote sot, nuk e thote neser!Ku jane militantet e Albinit qe deri dje villnin vrer per ndihmat e Shqiperis, kur po ata vete pellisnin ne te kunderten:nuk kemi nevoj per Shqiperin e potiken e saj….Nuk behet politik ne kurriz te te semurve .

  2. Ilirjan says:

    Cka eshte e Shqiperise eshte edhe e Kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje