Primi i riskut për siguracionet nuk ndryshon: AMF mban të njëjtat nivele për çmimin dysheme të sigurimit TPL

30 Mars 2021, 20:18Sociale TEMA

Primi i riskut që merret si referencë nga tregu i kompanive të sigurimit për të vendosur çmimin e siguracionit të automjeteve, por dhe nivelin e provigjoneve, ka mbetur i pandryshuar.

Në mbledhjen e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare është lënë në fuqi e njëjta tabelë vlerësimi për të gjithë kategoritë e automjeteve.

Çmimi dysheme që është lënë në fuqi për siguracionet është 6700 mijë lekë për autoveturat me 1600 kubikë, dhe 10 mijë lekë për ato mbi këtë fuqi motorike.

Ndryshimi i ligjit “për Sigurimin e Detyrueshëm të Mjeteve Motorike”, i cili në Korrik të këtij viti u jep mundësi kompanive të aplikojnë sistemin bonus-malus, mund të ndryshonte edhe primin e riskut për kompanitë, të cilat mbi këtë normë do të përcaktojnë edhe bonuset që do t’i japin drejtuesve të automjeteve në rastet që nuk kanë bërë aksidente, ose të rritin çmimet në rastet e aksidenteve.

Pavarësisht kësaj, ky sistem mbetet opsional për shoqëritë e sigurimit, ndërsa niveli i përqindjeve të bonuseve pritet të miratohet në një tjetër mbledhje të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Aktualisht çmimet e siguracioneve të automjeteve variojnë mes 16 mijë dhe 18 mijë lekëve.

2 komente në “Primi i riskut për siguracionet nuk ndryshon: AMF mban të njëjtat nivele për çmimin dysheme të sigurimit TPL”

  1. pjeter says:

    Primi? C’fare eshte Primi? Ka ndonje shpjegin ne shqip qe po injoroj egzistencen?

  2. kovaç says:

    Perse nuk po aplikohet sistemi Bonus-Malus?Apo ingranazhet e Bordit te AMF jane “grasatuar” nga Kompanite e Sigurimit? Si mund te paguaj ne te njejten mase nje drejtues automjeti qe per vite te tera nuk ka shkaktuar nje dem kompanise se sigurimeve dhe nje drejtues tjeter qe piloton dhe historikun e ka te mbushur me deme materiale apo shendetsore? A ka sens kjo e nderuara AMF?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje