“Opozita ka 8 vjet që është gati për të ardhur në pushtet dhe sot më shumë se kurrë”. Kështu u shpreh kreu i LZHKS-së Dashamir Shehi në studion e Dita Jonë në A2, i cili theksoi se nëse vjen një njeri normal në pushtet, do të jetë një mrekulli.
“Duket se po ikën Churchilli. Këtu po ikën dreqi se me ardh një normal do të jetë një mrekulli. Ky është i certifikuar, ky është një bllok politik. Ka 8 vjet. Edhe brenda nesh mund të mos ketë qartësi të përgjigjes. Zgjedhjet nuk gjykojnë të kaluarën. Ky njeri ka mbaruar”, tha ai.
Sipas tij Rama sulmon opozitën dhe figurat e saj pasi nuk ka asnjë mjet tjetër dhe asnjë narrativë për të ardhur në pushtet. Shehi thekson se nga gropa që ka krijuar Rama me PPP do të duhen 20 vjet për t’i shlyer.
“Rama s’ka më mjete të tjera ai merret me figurat, këto figura kanë qenë edhe para 4 vjetësh por atëherë kishte timonin, tepsinë, tiganin. Hera e parë narrativa ishte gropa e Berishës, ndërkohë që ky ka lënë 3.6 mld PPP që do të na duhet 20 vjet për t’i larë.
Tani nuk ka më me çfarë merret. Tani merret me mua. Unë kam ikur në ‘96 nga qeverisja. Na vjen turp për këtë qeverisje. Ne qenkemi rreziku? Largohemi ne të vjetrit bashkë me të, ndërkohë që ky është më i vjetër në politikë, ka që në ’98. Është 60 vjeç ai që bën estradë, po ngaqë bën klounin nuk e kuptojnë sa vjeç është. Ku ka rini në PS, është ky dhe një tufë kot, bosh”, tha ai.
Shehi thekson se është shumë e rëndësishme që të largohet Rama nga pushteti, pasi nuk ka më shtet, por një grup të korruptuarish dhe kriminelësh. Ai i bëri thirrje votuesve që të shohin alternativat që kanë përballë dhe të votojnë. Sipas tij opozita nuk ofron shkëlqimin, por realitetin e shpresës për të shkuar drejt Europës.
“Unë them që për zotin Rama s’do asnjë argument nëse shqiptarëve u duket se sot jetojnë më mirë se 8 vjet më parë, kanë më shumë siguri nuk vriten në rrugë nga pistoleta dhe krimi le të votojnë Ramën, por kanë të gjithë të drejtën të kenë dyshime edhe për krahun tjetër. Edhe unë them që brenda nesh mund të mos jenë qartësia e përgjigjes, zgjedhjet janë një hipotezë për të ardhmen ky është argumenti bazë.
Nëse ky sukses është i mjaftueshëm e kanë përballë. Nuk ka se kush është më i zoti për të folur, shikoni të dy palët dhe votoni. Ishim afër Europës dhe jemi 8 vjet larg, krimi ka mbuluar këtë shtet ne nuk jemi më shtet për një grusht të korruptuarish dhe të kriminalizuarish. Ikni bëni zgjedhjen tuaj apo ju ofrojmë shkëlqimin opozitar jo, por realitetin për shpresën se edhe ne të shkojmë drejt Europës”, u shpreh Shehi.
Ardhjen e vaksinave e konsideroi një gënjeshtër të Ramës dhe maskarallëk, që po përdoret për fushatë elektorale, pasi sipas Shehit kjo është detyrë e qeverisë, ndërkohë që dyshimet ngrihen me mënyrën e sigurimit të tyre:
“Kjo është gënjeshtra më e madhe se po ua shpjegoj që nuk ka sjellë fare vaksina. 200 mijë vaksina 100 mijë vetë vaksinohen deri për zgjedhjet. Ky do përdor për fushatë, një gënjeshtër e madhe dhe maskarallëk i madh.
Me gjithë dyshimet që kam, ne kemi lidhje me të mëdha me Kinën e Rusinë, e megjithatë ne si politikanë kemi detyrën që t’i themi popullit të vaksinohet, pastaj do t’i kërkojmë hesap këtij zotërisë pse e merr në Abu Dabi dhe jo në rusi, apo kinezen në Kinë pse e merr nëpërmjet Turqisë. Prandaj rritet dyshimi, kjo është detyra që ka bërë dhe mos të gënjejë për fushatë”.
Sa i takon akuzave të kryeministrit për grumbullimet në fushatë, Shehi thekson se kjo është pjesë e cinizimit të Ramës që po mundohet të shfrytëzojë dhe shajë çdo gjë të kundërshtarit.
Edhe nje dopio dhe nje racion planc dhe gati per km or dele. Qelbesire po cfare bere ti per kete vend more debil, qe pretendon pushtet. Pushteti nuk eshte me radhe por eshte per ate qe ka bythe per ta bere.
Paske pi prap mer mut me mjes?
Ik o gomar. Ti nuk ngre dot pantallonat e tua, do mbash pushtetin. Ik se ju ka dale boja fare. Nuk jeni as per familjen tuaj, jo me per ne.
ÇUPE EDHE NJEÇKE APO DYÇKE E TREÇKE….O BAFTJAR ME FAL SE EDHE UNE,,,,PO IK O DASHO SHKO KE FATI KAP NANJI RRAÇJON MELÇI,,,NJERIU DUHET TE DI KU TE LARGOHET,PO JU BREZI I ÇELIKTE I PARTISE SE PUNES E KENI TE VESHIRE SE JENI TE KALITUR NGA NENA PARTI,SHIF BERISHEN EDHE KE SUPA PO NA DEL I PALODHUR NGA TRUNI SE E KA TE MBRAPSHTE,,,,DO FITONON KET TIMIN,,,,
O bylyk,po je dhe goxha burre(burre leshi),po ke dhe origjine te mire,ke pas trim gjyshin a baben,nuk e mbaj mend mire c’fare ke than,qe me ca shoke trima si yt tate,moren vendim me vra Musolinin,mbasi ishin rrumllu tu pi,a e mer vesh se sa ordinier je,po c’fare partie ke ti me ata unuket e tjere,po zeni venet kot ne liste,se ju nuk kani asnje vlere,ju per vete mire e keni,se jeni ba si ata bucet qe lefin ne kazan te plehrave dhe merni ca leke te popullit,po i zini venin e ndonje demokrati me kontribute ne ate parti,qe ti me shoke dhe te gjithe bashke e katandiset ne ate derexhe qe eshte sot,se per vota,duro deri me 26 prill qe ta marsh vesh mire se sa vlere keni
hahahahahahahahahahaaaa
TA THOTO ZONI I RAKISE, ME QOFTE .
PRIT DERI ME 25 PRRILL SA TE DALI RAKIA.
Hahahaha . KY eshte klloun cirku…
Po u votuan keta en Mori Muti kete vend.
Keta nuk do ikin me po fituan. E dine se eshte Hera et fundit dhe do vendosin diktaturen e ploretariatit ??
Dashi dhe Gon Duka ne dialog
pas pies.
‘Gon ma z’berthe pak zinxhirin e
pantallonave se s’po e gjej.
Goni:- Nga e ke, para apo mbrapa?
Shi dreqi, po ti Gon je nga Durresi
apo pak me poshte Durresit?
-Jam shume me poshte.
-Poshte ule dhe zinxhirin tim.
-E ula
-Zamet e ke ma nxire pak
-Ke te nxjer?
-He Gon se e ke nxjere dhe
here tjeter.
Goni I nxjere cepin e kemishes.
-E nxore?
-Po e nxora, beje se na vonove
per mbledhjen e ShQUPIT.
– O Gon ma nxore apo jo?
-Po ta nxora o Dash.
– Bo bo me paskan plas koqet,
edhe Lulin e kemi pa to, u pa
puna opozit e tredhur.